• Banner

Djaloshi i Rikshës, Lao She

“Djaloshi i rikshës” është roman klasik i Kinës moderne, shkruar nga autori i famshëm Lao She gjatë viteve 1930.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Djaloshi i Rikshës
Origjinali:
Gjinia: Roman
Autori: Lao She
Shqipëruesi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2022
Fq. 260
Pesha: 0.35 kg
ISBN: 978-9928-366-00-9
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin
“Djaloshi i rikshës” është roman klasik i Kinës moderne, shkruar nga autori i famshëm Lao She gjatë viteve 1930. Historia ka në qendër jetën e një djali me rikshë, të sinqertë dhe punëtor, Xiangzi, që vuan shtypjen mizore, e zakonshme për të varfrit në Pekinin “e vjetër”. Duke qenë i ri, i fortë dhe me vetëbesim, Xiangzi përpiqet të kursejë para për të blerë një rikshë të vetën, që  të punojë me të dhe jo të keqtrajtohet nga ata që zotërojnë dhe japin me qira riksha. Ai fillon të ndërtojë një jetë të mirë për veten, kur gruaja me të cilën martohet e ndihmon të blejë një rikshë. Jeta e tij merr një kthesë tragjike kur i vdes e shoqja dhe ai detyrohet ta shesë rikshën për të shlyer borxhet. Xiangzi është shembulli domethënës i shtypjes së klasës punëtore të Kinës nga një sistem i korruptuar. Romani mbështetet në njohjen e drejtpërdrejtë të autorit për gjendjen e vështirë të njerëzve, si protagonisti i romanit, djaloshi i rikshës. “Djaloshi i rikshës” është ndër romanet më prekëse dhe të suksesshme shkruar nga një prej autorëve më prodhimtarë të letërsisë moderne kineze. Lao She shquhet për portretizimin e gjallë të personazheve, si dhe për një mënyrë dinamike dhe thumbuese në stilin e tij shumë tërheqës.

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000571

Botuesi: OMSCA-1

Robinson Kruzo, Daniel Defoe

Ky roman tregon një ngjarje tejet interesante. Ai përshkruan jetën e heroit të tij, Robinson Kruzosë. Robinson Kruzo lindi në vitin 1632 në Jork nga një familje e mirë, por nuk ishte vendas, por babain e kishte nga Bremeni që u vendos në Hull dhe fitoi një pasuri të madhe.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja në flatra, Dino Buzzati

Ndoshta, shtrohet pyetja, nga çfare intuite, nga cili zbulim i të vërtetës së fshehur, përtej shtratit të vanitetit njerëzor, shkrimtari ka marrë atë forcë të kristaltë paditëse kundër banalitetit dhe marrëzisë së mëkatit, të harresës dhe të dashakeqësisë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Dublinasit, James Joyce

Kjo vepër reflekton jetën në Irlandë në nisje të shekullit të kaluar, dhe duke hedhur poshtë eufemizmat, zbulon realitetin aspak romantik të Irlandezëve. Secila nga të 15 historitë ofron grimca nga jetët e dublinasve të zakonshëm dhe bashkërisht këto histori përbëjnë portretin e një kombi.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Ferri, Dante Aligieri

Dante Alighier lindi në Firence, shkrimtar dhe politikan italian. Konsidrohet si poeti më i madh i Italisë.Pati një jetë shumë të mundimshme, vdiq në ekzil larg nga qyteti i tij i lindjes. Dantja është autori i Komedisë Hyjnore (Divina Commedia), e cila merret si kryevepër, si antonomasi e letërsisë të të gjitha kohrave.

Çmimi 790 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001933

Botuesi: Fan Noli

Zhozef Fushe, Stefan Zweig

Zhozef Fushenë, njërin prej njerëzve më të fuqishëm të kohës së tij dhe njërin prej njerëzve më të shquar të të gjitha kohërave, nuk e kanë dashur bashkëkohësit e tij dhe pasuesit e kanë gjykuar edhe më keq.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Letra Milenës, Franz Kafka

Franz Kafka e takoi Milena Jesenskà-n në vitin 1920, kur ajo ishte duke përkthyer tregimet e tij të hershme në gjuhën çeke, dhe shumë shpejt marrëdhënia e tyre kaloi në një fazë më të ngushtë. Ndjenjat e Kafkës ndaj Milenës qenë aq të forta, saqë i rrëfeu asaj ditarët e tij dhe, duke vepruar kësisoj, i hapi asaj zemrën dhe i rrëfeu ndërgjegjjen e vet. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Orlandi i çmendun, Ludovico Ariosto, vol. 1+2

I tanë Ariosto asht në këtë kryevepër të dytë (mbas Komedisë Hyjnore) të letërsisë italiane. Ky poem kalorsjak heroik – komik asht vazhdimi i "Orlandit Dashunues" të poetit të madh Boiardo. Në dy tubëzat e para të poemit kemi të shenjuem në vija të përgjithshme argumentin që do të zhvillohet gjatë dyzetegjashtë këngëve.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: SARAS

Ali Pasha, krime famëkeqe, Alexandre Dumas

I shkruar gati 40 vjet pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës, prej një prej personazheve më të njohura të letrave franceze, një shkrimtar sallonesh do ta quaja Aleksandër Dumas, "Ali Pasha, krime famëkeqe" është konsideruar nga historianët, si një nga biografitë më të mira kushtuar kësaj figure kaq kontroverse të historisë sonë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Giacomo Joyce, James Joyce

James Joyce e shkroi këtë skicë të hollë dashurie në korrik – gusht 1914. Sipas Richard Ellmann – it, biografi unik i autorit, faktet e shumta e përcaktojnë këtë periudhë si të qenësishme, megjithëse dorëshkrimi, ndryshe nga veprat e tjera të Joyce – it, nuk ka dalë.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Letër babait, Franz Kafka

Ajo që shpaloset përbën një konflikt të mirëfilltë. Babai, kjo figurë që mishëron autoritet të gjithëpushtetshëm, që  “ka pamjen enigmatike të tiranëve , ligji i të cilëve i ka rrënjët  te figura e personit, jo te mendimi”, në sytë e Kafkës shfaqet si përfaqësues tipik i një bote praktike e pragmatiste, ku fitimi është qëllimi i vetëm, botë që është larg...

Çmimi 550 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU002004

Botuesi: Pegi

Eter e bij, Ivan Turgeniev

"Ky roman, përveç bukurisë artistike, është i përsosur edhe sepse zgjon mendimin, të shtyn drejt arsyetimit... Kjo ndodh edhe sepse romani është i tëri i sinqertë dhe të prek në thellësi. Vepra, nga kreu deri në rreshtin e fundit, është shkruar me shumë ndjenjë..."

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)