Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Barbarite greke ne Shqiperi, Kosta Papa Tomori
  • Barbarite greke ne Shqiperi, Kosta Papa Tomori

Barbarite greke ne Shqiperi, Kosta Papa Tomori

2635
Naimi

Libri përmban kujtime historike të një veprimtarie fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes deri në njohjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në Massachusetts, SHBA, më 1917.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Barbaritë greke në Shqipëri (kujtime historike 1913 – 1914)
Origjinali: Barbaritë greke në Shqipëri (kujtime historike 1913 – 1914)
Gjinia: Kujtime, histori
Autori: Kosta Papa Tomori
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2012
Fq. 168
Pesha: 0.19 kg
ISBN: 978-9928-109-38-5

Shënim nga botuesi

Libri "Barbaritë greke në Shqipëri" përmban shënimet historike të një veprimtari fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes, deri në njohjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Kosta Papa ka qenë protagonist e dëshmitar i ngjarjeve traumatizuese të dy luftërave ballkanike, kryesisht në Shqipërinë e jugut.

Në mënyrë të veçantë ai paralajmëron se do të ndalet në vitin e mbrapshtë 1913 dhe në disa mbrapshti të tjera që vijuan më 1914 e më vonë. Ndonëse nuk ka shumë të dhëna një gjë është ruajtur e përcjellë deri sot për autorin: Kosta Papa u dënua me vdekje nga qeveria greke e kohës pikërisht pse publikoi dëshmi rrenqethëse që do të turpëronin faqe botës çdo vend e popull që ndërmerr akte të tillë armiqësore ndaj fqinjit të tij historik, qoftë edhe në rrethana historike të mbrapshta.

Mbi librin

Libri "Barbaritë greke në Shqipëri" përmban kujtime historike të një veprimtarie fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes deri në njohjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në Massachusetts, SHBA, më 1917.

Libri "Barbaritë greke në Shqipëri" është një libër tronditës. Brezave të rinj që po rriten me antimitin e kufirit, ky libër mund t'u duket tendencioz, ilustrim pikëpamjesh historike të frymëzuara prej nacionalizmit. Sepse vërtet dëshmitë që përshkruan autori nuk janë figurativisht barbari; sepse edhe vetë fjala "barbari" në këtë dritë nuk ka kuptimin që kishte në greqishten antike, si dallim me tjetrin, që nuk fliste gjuhën e akejve, por kuptimin me të cilin përdoret në kohët moderne, si dhunë e tmerr mbi popullsinë civile.

Prej këtij libri, që ribotohet i rijetësuar, ashtu si ishte në vullnetin e autorit, mund të kuptohet se sa shumë ka punuar shekulli i 20 – të për shqiptarët, sa e rëndësishme ka qenë të krijohej kjo Shqipëri shtetërore që është për të mbajtur gjallë ndjenjat dhe mendimet shqiptare në hapësirën historike të vetën rreth e qark, sa ka reflektuar mendimi politik e gjeopolitik rreth faktorit shqiptar.

Përmbajtja e veprës

Propaganda e ushtrisë greke në Shqipërinë e Jugut
Deklarata e kryengritjes
Pabesia e ushtrisë greke
Masakrat e para të grekëve
Heroizma e një shqiptareje
Fati i myslimanëve nën qeverisjen autonome
Heroizma e një zonje nga Zleusha
Ofensiva e Arëzës
At' Stathi Melani
Ofensiva greke kundër Shqipërisë
Ofensiva kundër Kolonjës dhe Frashërit
Vrasja e Kostë Beçorit
Ofensiva e kurveleshasve kundër Picarit
Masakra kundër hormovitëve
Armistica
Ofensiva kundër Këlcyrës dhe Çepanit
Botimi fototipik i librit "Barbaritë greke në Shqipëri", sipas origjinalit të shtypur në SHBA
Në vend të përmbylljes: Masakra greke në Panarit, Korçë

Detajet e librit
Naimi
2635
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000398

Botuesi: Albin

Neper analet e diplomacise Angleze, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar" etj.
480 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

The albanian ruling dynasty in Egypt 1805-1952, Faruk Borova

The role played by this Dynasty has been important not only for the Arab, but also for the Albanian world. It is well known that Missir, the name by which it was known then in Albania, was a second motherland to many Albanians who settled there either for economic or political reasons.
800 Lekë
More

Referenca: 2561

Botuesi: Plejad

Shqiperia në Turqine Evropiane, Ami Boue

Shqiptarët rrjedhin nga Ilirët, të ardhur ndoshta dikur nga Azia, të cilët u ndanë në shumë popullsi, fise dhe familje ashtu si është ende zakoni i disa popujve të Orientit, të tillë si Turkomanët dhe ashtu si ka qenë rasti për Hungarezët e lashtë antikë dhe për skocezët.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001792

Botuesi: Onufri

Komploti kunder lirise, Andrea Stefani

Shqipëria nga diktatura në demokracinë bolshevike si dhe nga diktatura e proletariatit pa proletarë, në kapitalizmin borgjez pa borgjezi. Konflikti mes demokracisë dhe lirisë. Pushteti i drejtësisë pa drejtësi. Korrupsioni dhe krimi i pandëshkuar: piramidat financiare, grushtet e shtetit deri te tragjedia e Gërdecit dhe masakra e 21 janarit.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001605

Botuesi: Plejad

Shqiperia, odiseja e pabesueshme e nje populli parahelen, Aref

Ky libër do të befasojë shumë lexues. Ai nuk ngurron të ndërmarrë një qëndrim krejt të kundërt ndaj asaj, që me sa duket, është një e vërtetë e ndërtuar. A mos ka qenë i mbivlerësuar vendi i Grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik dhe, me sa duket, vetevetiu e pa nxjerrë pikëpyetje, ne jemi mësuar ta ngjisim deri në
1 250 Lekë
More

Referenca: 2879

Botuesi: Plejad

Kontribute per kronologjine e historise se Shqiperisë 337-395, Giussepe Valentini

Menjëherë pas luftës më 1945, At Giussepe Valentinit në Itali i caktohet drejtimi i revistës kulturore "Letture", një revistë të cilën ai e orientoi, strukturoi dhe frymëzoi në mënyrë aq efikase, saqë brenda 10 vitesh të aktivitetit ajo arriti të transformojë në mënyrë radikale gjithë këndvështrimin kritik katolik italian p
1 000 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Kodikët kronografikë të Shqipërisë, Shaban Sinani

Prof. dr. Shaban Sinani, përkundër vështirësive të panumërta, ka kryer një punë vigane, prej scrib-i, duke shmangur natyrshëm konceptin materialist të hulumtimit të historisë dhe të kulturës, me një stil të kthjellët, që nuk mund të keqkuptohet e as të lerë vend për mëdyshje.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Udhëkryqe Shqiptaro-Gjermane, Paskal Milo

Dokumente të panjohura më parë, nxjerrë nga arkivat e ministrisë së brendshme vijnë përmes librit “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane”, promovuar sot nga historiani. Ky botim është një përpjekje për të rrëfyer jetën e gjermanëve të mbetur në Shqipëri pas çlirimit, trajtimin e tyre nga diktatura që do të udhëhiqte Shqipërinë e pasluftës dhe përpjekja e...
2 000 Lekë
More

Botuesi: Tirana Times

Shqipëria dhe shqiptarët në udhën e rimëkëmbjes, Elez Biberaj

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001635

Botuesi: Onufri

Faik Konica - jeta ne Uashington, Ilir Ikonomi

Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, 1926-1939, e der sa vdiq më 1942. Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet e Konicës me qeverinë e SHBA, miqësinë dhe polemikat mes...
2 000 Lekë
More

Referenca: SKU001597

Botuesi: Naimi

Monarkia kundër Republikës, Monika Shoshori Stafa

Deri para se të botohej ky libër, çështja e Shën Naumit mund të thuhet se ishte në gjendjen e ligjërimit gojor, midis gojëdhënës dhe sekretit, si të kish të bënte me të vërteta të kriptuara prej kohërash të thinjura.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001082

Botuesi: Onufri

Woodhouse, Zerva dhe Camet, James Pettifer

Historia e ngjarjeve në Epir dhe në Çamëri gjatë Luftës së Dytë Botërore në periudhën e Luftës Civile Greke vetëm sa ka nisur të trajtohet seriozisht nga historianët në studimet e tyre. Tri vende janë të përfshira thellësisht në këtë çështje: Greqia, Shqipëria dhe Britania.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001598

Botuesi: Naimi

Lindja e çështjes Çame 1820-1943, Blerina Namik Sadiku

Ky libër na tregon se historia e dramës çame nuk mund të rishkruhet duke u mbështetur gjithnjë në ato burime të njohura deri dje, por duke hulumtuar për burime të reja, për t'i sjellë lexuesit pjesët e munguara të historisë së asaj treve, që është e pasur me histori dhe figura të shquara.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001864

Botuesi: Naimi

The emergence of the cham issue 1820 - 1943, Blerina N. Sadiku

The emergence of the Cham issue, 1820-1943", by the young scholar Blerina N. Sadiku, is welcomed for a couple of reasons. First, it adds an original light on the Cham historiography, which, in spite of the numerous publications over the last twenty years, still remains incomplete compared to the need for satisfying both the common reader's and scientific...
2 000 Lekë
More

Referenca: SKU001974

Botuesi: Naimi

Arvanitet, Irakli Kocollari

Arvanitët ose arbërit e Mesjetës, të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur përgjithmonë aty, pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar.
1 000 Lekë
More