Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Praktika Eksperimentale me “Ministrat Teknikë” gjatë zgjedhjeve parlamentare 2017, Afrim Krasniqi
  • Praktika Eksperimentale me “Ministrat Teknikë” gjatë zgjedhjeve parlamentare 2017, Afrim Krasniqi

Praktika Eksperimentale me “Ministrat Teknikë” gjatë zgjedhjeve parlamentare 2017, Afrim Krasniqi

Në dallim nga viti 1991, 1992 dhe 1997, modeli i vitit 2017 përfaqëson një eksperiment unik në disa elementë. Instituti i Studimeve Politike i mbështetur nga programi i OSFA është fokusuar në monitorimin e këtij procesi dhe evidentimin e risive dhe problematikave të eksperimentit elektoral me ministra teknikë në një qeveri me drejtim të theksuar politik.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Praktika Eksperimentale me “Ministrat Teknikë” gjatë zgjedhjeve parlamentare 2017

Origjinali: Praktika Eksperimentale me “Ministrat Teknikë” gjatë zgjedhjeve parlamentare 2017

Gjinia: Politikë

Autori: Afrim Krasniqi

Shtëpia botuese: ISP

Viti: 2018

Fq. 72

Pesha: 0.120 kg 

ISBN: 978-9928-4418-4-3

Ky libër është në gjuhën shqipe

Pjesë nga librin

Gjatë vitit zgjedhor 2017 Shqipëria aplikoi një eksperiment të ri politik: përfshirjen e opozitës në qeveri përmes emërimit të ministrave teknikë. Eksperimenti erdhi si pjesë e marrëveshjes politike për dhënien fund të krizës politike 3 mujore dhe nevojës për rritjen e besimit tek procesi si dhe përfshirjes së opozitës në procesin zgjedhor. Arritja më e madhe e eksperimentit ishte evitimi i krizës dhe legjitimiteti i procesit zgjedhor të pranuar nga të gjitha palët konkurruese. Dështimi më i madh i eksperimentit ishte pafuqia për të parandaluar trafikun e votës dhe abuzimin horizontal me burimet shtetërore në fushatë, si dhe për krijimin e një kulture të re sjelljeve midis shtetit e fushatës. Në dallim nga viti 1991, 1992 dhe 1997, modeli i vitit 2017 përfaqëson një eksperiment unik në disa elementë. Instituti i Studimeve Politike i mbështetur nga programi i OSFA është fokusuar në monitorimin e këtij procesi dhe evidentimin e risive dhe problematikave të eksperimentit elektoral me ministra teknikë në një qeveri me drejtim të theksuar politik.

Projekti i ISP përfshiu tre elementë me ndikim në fushatën e fundit elektorale: përcaktimin e zonave të riskut elektoral, monitorimi i zbatimit integral të ligjit të dekriminalizimit në stafet elektorale, dhe monitorimi i impaktit të praktikës eksperimentale me ministra teknikë gjatë zgjedhjeve parlamentare 2017. Fokusi në eksperimentin e ministrave teknikë lidhej sidomos me zbatimin e efektivitetit administrativ, publik dhe politik të praktikës së tri ministrive me ministra teknikë në fushatën elektorale (Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit dhe e Sportit dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Rinisë), si dhe në aspektin afatgjatë, me analizën e praktikës me ministrat teknikë, gjetjet kryesore dhe rekomandime për të ardhmen. Në funksion të këtij qëllimi, ISP hulumtoi aktet e Këshillit të Ministrave dhe sidomos të ministrave teknikë gjatë periudhës maj – korrik 2017, aktivitetin e Task-Force të krijuar posaçërisht për zgjedhjet, raportet e institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare mbi periudhën e funksionimit të ministrave teknikë, etj.

ISP mbajti shënim të gjitha deklaratat politike lidhur me këtë praktikë, komentet në media, intervistat, si dhe zhvilloi disa intervista cilësore me protagonistë të eksperimentit, përfshirë ministra teknikë, zyrtarë të stafeve politike në mbështetje të tyre, nëpunës të shërbimit civil në ministritë e fokusuara, ekspertë të së drejtës dhe përfaqësues nga kabineti i kryeministrit. ISP falënderon posaçërisht të gjithë individët e përfshirë dhe kontribuues në monitorimin tonë aktiv, përfshirë ish zv/kryeministres, stafin administrativ të kryeministrisë, ekspertët e MASR dhe MPB, ekspertët e angazhuar në Tast – Force, etj. Materiali i mëposhtëm paraqet analizën në nivel makro të eksperimentit me ministrat teknikë në fushatë elektorale, në përputhje me detyrimet e projektit. Një raport shumë më i detajuar dhe më gjithëpërfshirës do të publikohet nga ISP në të muajt e ardhshëm në formën e një libri studimor me vlera profesionale dhe historike për këtë praktikë dhe ndikimet e saj politike dhe administrative.

Detajet e librit
9789928441843
9789928441843
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2874

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste juridike, Giussepe Valentini

Njëri nga kontributet më të çmuara që botimet e pas viteve '90 kanë dhënë për kulturën shqiptare, janë prurjet e reja që kanë të bëjnë me një aspekt kulturor e tradicional, deri më sot po kaq pak të njohur sa edhe interesant: atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2588

Botuesi: UET Press

Piedestale pa statuja, Blendi Fevziu

Ky libër nuk është një verison apo punim i mirëfilltë historik. Ky libër, është një përjetim personal i tre muajve më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë në fund të shekullit të XX - të, dhjetor 1990 - mars 1991; tre muajve që ndoshta në historiografinë njëshekullore të shtetit shqiptar do të mbeten ndër më të rëndësishmit.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2561

Botuesi: Plejad

Shqiperia në Turqine Evropiane, Ami Boue

Shqiptarët rrjedhin nga Ilirët, të ardhur ndoshta dikur nga Azia, të cilët u ndanë në shumë popullsi, fise dhe familje ashtu si është ende zakoni i disa popujve të Orientit, të tillë si Turkomanët dhe ashtu si ka qenë rasti për Hungarezët e lashtë antikë dhe për skocezët.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2796

Botuesi: Te tjere

KuqeZi, Alban F. Daci

Alban Daci, autori i tri librave "Europa dhe shqiptarët", "Europa në marrëdhëniet ndërkombëtare" dhe "KuqeZi", në vitin 2008 ka mbaruar Laurea Triennale për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomatike në Universitá degli Studi di Genova. Në 2010 ka mbaruar me cum laude Laurea Magjistrale për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomatike po në Universitá degli...
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Tri kohë të Shqipërisë në Time, Belina Budini

Libri i Belina Budinit "Tri kohë të Shqipërisë në Time", tregon, veç të tjerash, se paradigma e kohës, është po aq e përshtatshme për tekste studimorë, sa ç'është e tillë për metafora poetike. Titulli është i bukur. Dhe jo vetëm titulli. Teksti ka prirjen ta shtyjë mendimin përtej asaj që lexon.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Tinguj që rrëfejnë, tinguj që rrëfehen, Mikaela Minga

Mjeshtërisht autorja e ka ftuar lexuesin në një rrugëtim të ri në fushën e etnomuzikologjisë dhe folkloristikës shqiptare. Tradita muzikore urbane e Elbasanit, në këtë monografi, është kthyer në një kallëzues me natyrë epistemike, nëpërmjet të cilit kërkohet të reflektohet mbi raportin që ka pasur moderniteti i planifikuar i diktaturës komuniste me...
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000355

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Historia e shtetit shqiptar 1912 - 2005, Kastriot Dervishi

Në morinë e botimeve për historinë moderne të Shqipërisë, ky botim synon të japë një model të ri, duke u përpjekur të sjelë në nivele të duhura atë që ka të bëjë me kujtesën kombëtare si dhe me nxjerrjen e së vërtetës, pavarsisht nga rrethanat e zhvillimeve politike dhe nga pesha që ka marrë zhvillimi i ngjarjeve.
9 000 Lekë 10 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Ars&Academic

Shkaqet e shkatërrimit të minoritetit shqiptar Çam në Greqi gjatë Luftës së Dytë Botërore, Azem Kovaci

Qëllimi i këtij dizertacioni është që të rrisë ndërgjegjësimin ndër masat dhe rrethet akademike rreth spastrimit sistematik etnik të shqiptarëve çamë, veçanërisht myslimanë, nga Greqia përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Minoriteti i shqiptarëve çamë në Greqisë që njihen në Shqipëri si Çamët, (në Greqi njihen me emrin “Tsamides”) dhe që përbënin rreth 45...
585 Lekë 650 Lekë
More
Në gjendje