• Banner

Dritehije shqiptaro-greke, Ndricim Kulla

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 592 Lekë Up to 1 777 Lekë

Marrëdhëniet shqiptaro – greke kanë mjaft dritë – hije, por e rëndësishme është që ato të dihen e të njihen, se vetëm kështu kanë shans të evoluojnë. Për këtë, mbi të gjitha duhet vullnet politik dhe ndershmëri intelektuale, për të pranuar të mirat dhe të këqijat e secilit qëndrim.

600 Lekë
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Dritëhije shqiptaro – greke
Origjinali: Dritëhije shqiptaro – greke
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Ndriçim Kulla
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2008
Fq. 200
Pesha: 0.24 kg
ISBN: 978-99956-706-5-8

Koment nga autori
Pjesa qendrore e këtyre shqyrtimeve janë botuar rreth 10 vjet më parë, në një libër me po të njëjtin titull. Megjithatë, nëntitulli "10 vjet më pas", nuk ka dashur të shprehë vetëm një dëshirë thjesht për ribotimin e tyre në rrjedhën e kohës, por një dëshirë shqyrtimi të dialektikave më të spikatura që kanë shoqëruar këto dritë – hije dhe këto marrëdhënie midis Shqipërisë dhe Greqisë, gjatë këtyre 10 viteve të fundit. Me dëshirën e mirë për të parë një "Greqi tjetër", siç kam shkruar në botimin e parë, unë konstatoj me keqardhje se asgjë s'ka ndryshuar thelbësisht psh. në vlerësimin e çështjes arvanitase, ndërsa për problemin e Himarës punët janë përkeqësuar akoma edhe më shumë në këto vite. I vetmi drejtim ku janë hedhur disa hapa ndërgjegjësimi, por vetëm nga ana shqiptare, është problemi çam, për të cilin është shtuar edhe një post scriptum i shkrimit të mëparshëm, për të reflektuar këtë evoluim. Po këhstu racizmi dhe bizantinizmi që fryn nga Greqia, nuk ka gjetur mënyrën të mos infektojë e molepsë edhe vetë jetën shqiptare, për të mos folur për autoqefalinë dhe ekspansionin ekonomik grek, që kanë patur kulme të hidhur gjatë kësaj periudhe, që nga kompanitë telefonike që kontrollojnë përveç tregut real edhe atë të mediave dhe opinionit publik, deri te episodet e varreve të fëmijëve të konsideruara për ushtarë, e të kërcënimit për mosvazhdim të marrëdhënieve në BE, pa zgjidhur problemin e varrezave të ushtarëve grekë të luftës. Marrëdhëniet shqiptaro – greke kanë mjaft dritë – hije, por e rëndësishme është që ato të dihen e të njihen, se vetëm kështu kanë shans të evoluojnë. Për këtë, mbi të gjitha duhet vullnet politik dhe ndershmëri intelektuale, për të pranuar të mirat dhe të këqijat e secilit qëndrim, veçse kjo duhet bërë në pozitat e barazisë, jo të një inferioriteti që për t'u fshehur kthehet në superioritet ndaj tjetrit. Duhet të shkojë koha e presioneve, dredhirave dhe kapjes së politikave në kurthin e varfërisë dhe etjes për pushtet. Duhet të vijë koha e arsyes, ballafaqimit, jo lënies prapa krahëve të problemeve, borxh – larjeve dhe fundit të ëndrrave historike, sepse kështu që të dyja palët do të jenë më të qeta, më të lehtësuara, e do të derdhin më pak energji, pasion, e pse jo edhe financa, në bashkëjetesën e tyre si fqinj, së shpejti në Europën e Bashkuar.  

Detajet e librit
Plejad
2869
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001742

Botuesi: UET Press

Fjala e lire, sfide europiane, Sokol Balla

Studimi i Sokol Ballës, i realizuar për llogari të studimeve të tij Master në Universitetin e Cardiff, na krijon një rast sistematik për të rimenduar debatin për lirinë e shtypit në Shqipëri. Ai është një debat i vjetër; i cili është një debat i bërë pafund këta 20 vjet në Shqipëri; i cili është një debat i bërë brenda nocionit të debatit të madh për lirinë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

E djathta dhe e majta në luftë, Uran Butka

Ndonëse kujtimet e hedhura në libra janë të shumta, autorët e tyre janë pakësuar. Një nga ata që është ende gjallë është shkrimtari Uran Kostreci, ish i dënuar i diktaturës i cili ka vuajtur për një kohë të gjatë në burgjet e komunizmit.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001974

Botuesi: Naimi

Arvanitet, Irakli Kocollari

Arvanitët ose arbërit e Mesjetës, të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur përgjithmonë aty, pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2969

Botuesi: Te tjere

Lufta e fundshekullit XX per Kosoven, Ismet Hajrullahu

Në rolin e një studiuesi, Ismet Hajrullahu synon të bëjë një analizë, ndër të parat analiza, të periudhës "hyrëse" të luftës për Kosovën, që është edhe ajo më e vështira, atë të viteve 1989 – 1998... Autori ka zgjedhur si yll polar të analizës së tij pikërisht faktorin më të ri, UÇK, lindjen dhe afirmimin e saj.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001079

Botuesi: Dituria

Shqipëria përballë Europës (1912 – 1929), Albert Mousset

Shqipëria ishte par excellence shteti i cili më tepër se cilido duhet të gëzonte mbështetjen morale dhe materiale të Lidhjes së Kombeve. Por fatkeqësisht Shqipëria nuk vazhdoi të ndjekë këtë rrugë. Ndjenja e sovranitetit, për të cilën tërë popujt që e kanë fituar vonë pavarësinë kanë shumë dyshime dhe frikë se mos po u ikën nga duart.

Çmimi 550 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001952

Botuesi: Buzuku

Guxo ta duash lirine, Jakup Krasniqi

Baza e të gjitha vlerave të Kosovës së re qëndron në gjakun e derdhur për liri. Ky gjak përbën krenarinë tonë, sepse është themeli i Kosovës së lirë e të pavarur, ai përbën njëkohësiht një detyrim për ndëtimin dhe forcimin e atdheut ashtu siç e ëndërronin dëshmorët, ashtu siç na lanë amanetin e fundit.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)