- Çmim i zbritur
- Ka mbaruar
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Dëshmi, legjenda, tradita, fjalë, monumente për pellazgët kemi që nga Gadishulli Iberik deri në Indi, kurse jo për Indoevropianët. Teoria Indoevropiane është pjellë e fantazisë shkencore, që u mbështet në bashkësinë e rrënjëve gjuhësore që nga Evropa e gjer në Indi. Ndërkohë që kjo bashkësi shpjegohet fare mirë me teorinë pellazgjike.
Titulli: Gjuha e perëndive
Gjinia: Histori, gjuhësi
Autori: Aristidh Kola
Shqipëroi: Spiro Xhai
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2003
Fq. 328
Pesha: 0.411 kg.
ISBN: 978-99927-924-7-7
Intelektuali Arvanitas prej Italisë së poshtme, Dhimitrios Kamaradas ishte i pari që i entuziasmuar nga afrimi i fjalëve arvanitase me ato homerike e parahomerike, tha se: "Gjuha Arvanitase është gjuha e perëndive", është pikërisht ajo gjuhë që përmend Homeri, dhe si të tillë ai nënkuptonte gjuhën shumë të vjetër pellazgjike, gjuhën e atyre njerëzve që u dhanë emra perëndive dhe mënyrave të adhurimit.
Ky konstatim i Kamarades, i dha titullin ketij libri. Aristidh Kola hedh poshte tezën e indoevropianizmit dhe këmbëngul, duke u mbështetur në fakte se gjuha rrënjë nga e cila kanë rrjedhur të tjerat është pellazgjishtja, gjuha e popullit që themeloi qytetërimin botëror.
Ndër të tjera autori përmend se: "Pavarësisht se jam në kundërshtim, ndoshta absolut, me mendimin sundues lidhur me indoevropianët unë mund të jap një sqarim, gjithmonë në lidhje me këtë çështje. Dëshmi, legjenda, tradita, fjalë, monumente për pellazgët kemi që nga Gadishulli Iberik deri në Indi, kurse jo për Indoevropianët.
Teoria Indoevropiane është pjellë e fantazisë shkencore, që u mbështet në bashkësinë e rrënjëve gjuhësore që nga Evropa e gjer në Indi. Ndërkohë që kjo bashkësi shpjegohet fare mirë me teorinë pellazgjike. Pse ateherë kjo nuk u quajt teori pellazgjike? Pse atëherë kjo nuk u quajt "bashkëgjuhësi pellazgjke", por Indoevropiane ose Indogjermane?
Djepi i Indoevropianëve përcaktohej me bindje të plotë në brigjet e lumenjve Gang e Indhos gjatë shekullit të kaluar. Më vonë u transferua në Kauakaz, në Pamir dhe tani së fundmi ndërroi vend në Evropë, gjithnjë me po të njëjtën bindje fanatike.
Përmenden fakte për spostimin e indoevropianëve me pretendimin që ata të pranoheshin nga historia, përmendeshin hollësira dmth. vogëlsira hipotetike dhe fantastike, madje dhe data, me bindjen se ishte fjala për dokumenta historike të pakundërshtueshme që shkencëtarët e katedrave riprodhojnë me mentalitetin e tyre prej dhaskali, pikërisht ashtu siç mbjellin në mentalitetin e fëmijëve tanë mësuesit se mitologjia hebraike është frymëzuar nga perëndia dhe është e pakundërshtueshme, kurse mitologjia greke është diçka si përrallat arabe.
Në një kohë kur duhet thënë se gjithë përmbajtja dhe substanca e botës së Greqisë së Vjetër fshihet ne mitologjinë greke! Gjuhetaret, te paret që mbrojtën këtë teori, përmendin fjalorë të plotë rrënjësh indoevropiane, që ndërsa në fillim me të drejtë u konsiderua si hipotetike, tani ekzistojnë tendenca të konsiderohen si të pakundërshtueshme. Veç kësaj nuk janë pak "ligjet" gjuhësore që janë nisur mbi bazë të kësaj hipoteze.
Për këto arsye dhe për pikëpamjen që kam formuar për Pellazgët, e konsideroj si krejt të gabuar nxjerrjen e konkluzioneve nga hipotezat indoevropiane. Fakti që nga Evropa e deri në Indi, ndoshta edhe më gjerë, ekziston një bashkësi elementesh gjuhësore, shpjegohet me faktin se ato kishin për djep Ballkanin veri - perëndimor, ku ekzistonin edhe qenda shumë të lashta të kulturës Pellazgjike e të kultit të Dodonës.
Dhe Dodonët dhe mali Tomorr përmenden që nga Epiri e gjer në Shqipërinë qendrore. Ndërkohë që një degë pellazgjike (iliriane), Dardanët, kanë lënë gjurmë të forta të kalimit të tyre që nga Ballkani veri - perëndimor gjer në Indi e Tibet.
Gjithsesi, të gjitha këto analizohen më mirë në këtë studim për pellazgët. Aq më tepër që të njëjtën rrugë do të ndjekë pas shumë shekujsh edhe Aleksandri i Madh, kur në Indi priftërinjtë do t'i kallzojnë atij për fushata të mëparshme të bashkatdhetarëve të vet ne atë vend.
Historianet do t'i vënë në dyshim këto (sipas supozimeve të historianëve, priftërinjtë kërkonin t'i bënin qejfin Aleksandrit, por nëse kanë dashur që të bëjnë një gjë të tillë do t'i thoshin që ishte i pari që po pushtonte Indinë e jo i treti), por tashmë përkrahësit e teorive indoevropiane duket se janë gati të bindur se populli hipotetik indoevropian nuk erdhi nga India në Evropë, por ndodhi e kundërta.
Kështu filloi "çorientimi" i hipotezës indoevropiane alegorikisht, metaforikisht e realisht. Në hapësirën malore të Ballkanit veriperëndimor e të Arkadisë , lindën (autoktonë nga Toka e jo nga perënditë) Pellazgët dhe që këtu ata mbërriten në të katër anët e botës, aq sa mund t'i quash edhe "popull i zgjedhur i racës njerëzore" që krijoi qytetërimin këtu e 10.000 vjet më parë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2084
Botuesi: Princi
Botuesi: IDK
Botuesi: Naimi
Botuesi: Berk
Referenca: SKU000619
Botuesi: Plejad
Referenca: 2122
Botuesi: Te tjere
Referenca: 2578
Botuesi: AIIS - Tirana Times
Botuesi: Fishta
Botuesi: Botart
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Botime Franceskane
Referenca: SKU000346
Botuesi: Toena
Referenca: SKU001483
Botuesi: Plejad
Referenca: SKU001605
Botuesi: Plejad
check_circle
check_circle