- Çmim i zbritur
- Ka mbaruar

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Figura e Xhelal Staraveckës (1912 - 1975) është një prej demonëve të shumtë që ka prodhuar historiografia e nënshtruar dhe frustruar qëllimisht nga politika.
Titulli:Përpara gjyqit të historisë
Origjinali:Përpara gjyqit të historisë
Kategoria: Histori
Autori:Xhelal Staravecka
Botues:Naimi
Viti: 2012
Fq.544
Pesha: 0.710 kg
ISBN:978-9928-109-26-2
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Figura e Xhelal Staraveckës (1912 - 1975) është një prej demonëve të shumtë që ka prodhuar historiografia e nënshtruar dhe frustruar qëllimisht nga politika. Gjithnjë në dritë të errët ka dalë deri para botimit të këtij libri: dezertor nga ushtria partizane, tradhtar a ballist, komandant i xhandarmërisë në periudhën naziste, emigrant politik pas luftës, Xhelal Staravecka, jo vetëm deri më 1990, por edhe në dy dekadat e fundme, mbeti "gogoli" i historisë. Dhe ndoshta do të mbetej edhe për dekada të tjera njësoj sikur ai vetë të mos kishte menduar për të ardhmen, për "gjyqin e historisë", nëse do të perifrazonim titullin e librit me kujtime që ai shkroi në mërgim. Ky libër, që i jepet në dorë lexuesit për herë të parë në këtë botim, është përfunduar në Paris në vitin 1966 si një testament politik e moral i autorit. Pothuajse nuk ka ngjarje të rëndësishme të organizimit të luftës antifashiste prej rrjedhës së Osumit e më në jug, prej fillimeve deri në fundin e vitit 1943, që të mos jetë e pranishme lufta çlirimtare e Xhelal Staraveckës si komandant partizan dhe një ushtarak i shkolluar në Perëndim. Ai ka njohur nga afër udhëheqësit komunistë të luftës antifashiste Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun e shumë figura të tjera të Frontit Antifashist. Për më shumë, jo vetëm kampin antifashist e komunist, por ai do të përjetonte nga brenda edhe kampin tjetër: figurat kyç të Ballit e të Legalitetit, ndërkohë që mbretërimin e Zogut mbi shqiptarët e kishte njohur me themel qysh në rininë e hershme. Libri i Xhelal Staraveckës, "Përpara gjyqit të historisë", është një libër tronditës, i shkruar pa mëshirë ndaj komplekseve dhe mbrapshtive shqiptare. Qindra personazhe e personalitete, kryesisht politike, të viteve 1912 - 1966, ndriçohen përmes ngjarjeve, veprimeve, fakteve dhe kujtimeve të autorit.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2880
Botuesi: Plejad
Botuesi: Te tjere
Referenca: 2560
Botuesi: Plejad
Referenca: SKU000214
Botuesi: Cabej
Botuesi: Pakti
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU001712
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Naimi
Botuesi: Botime Franceskane
Botuesi: Dodona Press
Referenca: SKU001538
Botuesi: Përpjekja
Figura e Xhelal Staraveckës (1912 - 1975) është një prej demonëve të shumtë që ka prodhuar historiografia e nënshtruar dhe frustruar qëllimisht nga politika.
check_circle
check_circle