Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Fjalori Historik i Shqiperise, Robert Elsie
  • Fjalori Historik i Shqiperise, Robert Elsie

Fjalori Historik i Shqiperise, Robert Elsie

SKU002051
UEGEN
Ky botim i parë i Fjalorit Historik të Shqipërisë rrëfen historinë e këtij vendi pak të njohur nëpërmjet një kronologjie të hollësishme, hyrje, bibliografi, shtojca dhe më shumë se 700 zërave dhe referencave nga fjalorë për persona, vende dhe ngjarje të rëndësishme; institucione dhe organizata; si dhe aspekte politike, ekonomik

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 16,63 CHF Up to 49,90 CHF
16,85 CHF
Sasia
In Stock

Përshkrimi
Ky botim i parë i Fjalorit Historik të Shqipërisë rrëfen historinë e këtij vendi pak të njohur nëpërmjet një kronologjie të hollësishme, hyrje, bibliografi, shtojca dhe më shumë se 700 zërave dhe referencave nga fjalorë për persona, vende dhe ngjarje të rëndësishme; institucione dhe organizata; si dhe aspekte politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe fetare.
Titulli: Fjalori Historik i ShqipërisëOrigjinali: Historical Dictionary of AlbaniaGjinia: HistoriAutori: Robert ElsieShqipëroi: Eva BaniShtëpia botuese: UegenViti: 2011Fq. 738Pesha: 0.95 kgISBN: 978-9928-03-095-5 Mbi librin Gjatë komunizmit, Shqipëria u izolua qëllimisht nga bota e jashtme, por me hapjen e kufijve në ditët e sotme mund të vizitohet dhe po integrohet gjithnjë e më shumë me pjesën tjetër të Evropës dhe të botës. Në periudhën paskomuniste, Shqipëria ka përjetuar pjesën e saj të problemeve: mjerim, kriza politike dhe korrupsion i ushqyer nga mafia shqiptare. Gjithsesi në thelb Shqipëria është vend evropian si të tjerët dhe shpresohet se shumë shpejt do të përparojë dhe do të zërë vendin e duhur në Evropë dhe botë. Ky botim i parë i Fjalorit Historik të Shqipërisë rrëfen historinë e këtij vendi pak të njohur nëpërmjet një kronologjie të hollësishme, hyrje, bibliografi, shtojca dhe më shumë se 700 zërave dhe referencave nga fjalorë për persona, vende dhe ngjarje të rëndësishme; institucione dhe organizata; si dhe aspekte politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe fetare. Robert Elsie është autor i më shumë se 50 librave dhe i artikujve të shumtë. Ai ka shërbyer si përkthyes dhe interpret i gjuhës shqipe dhe në ditët e sotme për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish - Jugosllavinë në Hagë.
Detajet e librit
UEGEN
SKU002051
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000907

Botuesi: Argeta LMG

Brenga e Ballkanit, vol. 1, Edith Durham

Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX – të dhe fillim të shekullit të XX - të.
9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Enveriada, Alfred Peza

Në pranverën e vitit 1985, kur vizitoi për herë të parë “Syrin e Shqiponjës”, Udhëheqësi i Ri kuptoi se Paraardhësi ishte i pazëvendësueshëm.  Qendra Sekrete në Tiranë, pasi krijoi planetin e ri që komandohej nga Zoti Ateist, duhej t’i shtronte rrugën “përjetësisë” së pushtetit. 
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Një patriot leçez në Shqipërinë osmane, Giacinto Simini

Ky libër, i cili bazohet në shkrimin e të birit, Giacinto Simini, në kujtimet e shumë protagonistëve të Rizorxhimentit nga jugu i Italisë dhe në dokumentet arkivore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përpos se një memoir i bukur politik e kulturor, lexohet mirëfilli dhe si një roman aventure, i cili ndjek peripecitë e shumta e të rrezikshme të mjekut...
7,93 CHF
More
Në gjendje

I Lumi Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire, Dosja Shtjefën Kurti,vol.3

Sipas dokumentacionit të pasur arkivor, Shtjefën Kurti nuk ka patur marrëdhënie preferenciale me italianë, që ishin angazhuar në struktura ushtarake apo civile gjatë viteve të pushtimit. Gjatë procesit të parë gjyqësor, Prokurori e akuzoi Dom Shtjefnin dhe klerikët e tjerë: “Të pandehurit Don Shtjefën Kurti dhe At Pjetër Meshkalla kanë bashkëpunuar...
14,86 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: SARAS

Ia dolëm, Ulpiana Lama

E ndodhur në qendër të ngjarjeve të mëdha, atje ku konflikti nuk ngurronte të shfaqej në çdo orë të ditës, Ulpiana Lama punonte për një botë të paqtë, për përfundimin logjik të zhvillimit: Pavarësinë e Kosovës. Në ndihmesë të çështjes, ajo zgjedh si mjet të efektshëm publicistikën letrare, me rolin e madh që mund të luajë në jetën e lexuesve, si të...
0,00 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Lirija (1908-1910), Midhat Frashëri

“Lirija” ishte gazeta politike, shoqërore, kulturore, letrare që nisi të botohej në Selanik më 1908. Ajo doli vetëm në 108 numra në shtypshkronjën “Mbrothësia” të Kristo Luarasit; nëntë numrat e parë dolën në Sofje dhe numrat e tjerë në Selanik ku u vendos shtypshkronja në fjalë.
14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2617

Botuesi: Naimi

Hebrenjte ne Shqiperi, Shaban Sinani

Në Shqipëri nuk u miratuan kurrë ligje antihebraike dhe nuk ka pasur kampe përqendrimi për hebrenjtë. Shqipëria dhe shqiptarët shpëtuan jo 200 hebrenj vendës, por afro 15 – fishin e tyre, të ardhur nga Europa Qendrore dhe Ballkani.
14,86 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2635

Botuesi: Naimi

Barbarite greke ne Shqiperi, Kosta Papa Tomori

Libri përmban kujtime historike të një veprimtarie fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes deri në njohjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në Massachusetts, SHBA, më 1917.
4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Një histori e shkurtër e Durrësit, Eduart Shehi

Parimi bazë ka qenë dhe mbetet përcjellja e te vërtetave siç njihen aktualisht, bazuar mbi nivelin e të dhënave që kemi deri në këto momente, si në shkrimet profesionale, ashtu edhe në ato për publikun e gjerë.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2897

Botuesi: Plejad

Statuti personal ne Shqiperi ne epoken e Skenderbeut, Giuseppe Valentini

Në veçanti, na duhet të besojmë se "autoritetet noteriale të perandorisë" të ardhur prej shkollave të Bolonjës, Padovës, Napolit, e ndoshta dhe Pavisë, nuk qenë të kufizuara vetëm në njohjen e koncepteve të së drejtës imperiale romane (ose gjermanike) apo të asaj kanonike, por qenë të ndikuara jo pak nga mentaliteti juridik i komunave italiane.
5,95 CHF
More
In Stock

Referenca: SKU001440

Botuesi: UET Press

Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare, Ferit Duka

Ky punim shkencor me vlera të shumta dhe të gjithanshme është një arritje e rëndësishme e autorit dhe e osmanistikës shqiptare. Ai rrok tema dhe probleme të larmishme të shekujve osmanë në viset shqiptare, që kanë të bëjnë me një nga periudhat më interesante të historisë së Shqipërisë.
14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shpikja e Mesjetës, Doan Dani

Medievistika shqiptare mund të ndahet në tre faza, duke marrë shkas nga pohimi i Arkilokut, "dhelpra di shumë gjëra, por iriqi di një të madhe", të cilin filozofi Isaiah Berlin e përdori në mënyrë figurative në esenë "Iriqi dhe dhelpra" për t'i grupuar mendimtarët në kategorinë e atyre që orbitojnë rreth një vizioni apo sistemi qendror dhe të atyre që...
11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2865

Botuesi: Plejad

Xhorxh Bajroni, Afrim Karagjozi

Ai kishte vlera të mëdha shpirtërore e mendore, por ato binin në humnerë. Çdo gjë të mirë që kishte binte e humbiste në ato gremina që kishte hapur shoqëria. Kështu u krijuan honet brenda tij, ku jehuan veset e kohës, ku ranë dhe u fashitën dëshirat, shpresat dhe gëzimet. Një legjendë e stërzgjatur u thur rreth tij, por ai që
12,39 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Artini

Mbreteria e askujt, T. J. Winnifrith

Perandoria Romake, Bizantine dhe Osmane, pushtimi i huaj, komunizmi dhe konflikti fisnor: këto kanë qenë realitetet e jetës në Shqipërinë e veriut prej shekujsh.
17,84 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2095

Botuesi: Te tjere

Pushtimi i brendshem, Liliana Hoxha

Do të ishte vepër shoqërisht e dobët përballja publike nëse ajo zë fill e fokusohet vetëm në realizimin e komandës shpaguese personale, pa konsumuar së pari vetëgjykimin ndaj çështjes që kundërshton, e sidomos vetëdënimin ndaj interesit të përgjithshëm.
9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Akademia e Shkencave

Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920, vol. 2, Grup Autorësh

Përmes dokumenteve të këtyre dy vëllimeve përshkruhen ngjarjet dhe veprimtaria e personaliteteve politike në ato dy vite, jetike për ndërtimin e shtetit shqiptar, kur shumë tregues në rrjedhat e politikës botërore dhe të situatës së brendshme në Shqipëri, i kishin rralluar aq shumë radhët e optimistëve, sa që ata që ende shpresonin për ditë më të mira,...
9,91 CHF
More
Në gjendje