• Banner

Shpikja e Mesjetes, Doan Dani
  • Shpikja e Mesjetes, Doan Dani

Shpikja e Mesjetës, Doan Dani

Medievistika shqiptare mund të ndahet në tre faza, duke marrë shkas nga pohimi i Arkilokut, "dhelpra di shumë gjëra, por iriqi di një të madhe", të cilin filozofi Isaiah Berlin e përdori në mënyrë figurative në esenë "Iriqi dhe dhelpra" për t'i grupuar mendimtarët në kategorinë e atyre që orbitojnë rreth një vizioni apo sistemi qendror dhe të atyre që ndjekin shumë objektiva.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shpikja e Mesjetës: Vetja dhe Tjetri në medievistikën shqiptare
Gjinia: Histori
Autori: Doan Dani
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2016
Fq. 536
Pesha: 0.573 kg.
ISBN: 978-9928-185-30-3

Mbli librin

Medievistika shqiptare mund të ndahet në tre faza, duke marrë shkas nga pohimi i Arkilokut, "dhelpra di shumë gjëra, por iriqi di një të madhe", të cilin filozofi Isaiah Berlin e përdori në mënyrë figurative në esenë "Iriqi dhe dhelpra" për t'i grupuar mendimtarët në kategorinë e atyre që orbitojnë rreth një vizioni apo sistemi qendror dhe të atyre që ndjekin shumë objektiva, nganjëherë edhe kontradiktore.

Gjysma e parë e shek. XX, meqënëse ka zhvillime pluraliste, me kontradikta, objektiva e përfundime të ndryshme, përkon me "fazën e dhelprës". Gjysma e dytë e të njëjtit shekull, deri në rënien e regjimit, meqënëse zhvillohet sipas një modeli qendror të standardizuar, i ngurtë deri në masën e të vetmit të toleruar, përkon me "fazën e iriqit".

Periudha aktuale – jashtë dualizmit të Berlinit, por brenda të njëjtit arsyetim figurativ – meqënëse zhvillohet në kushte pluralizmi ku njëkohësisht nuk hiqet dorë nga ngrutësia e një model – standardi ose nga pretendimi se riinterpretimi, i prezantuar si shtresë makijazhi, duhet të jetë standardi i ri dhe i vetëm, është "faza e kameleonit": hapësirë e reduktuar (ushqimi), një aftësi e vetme, por me trajta të ndryshme kromatike (sipërfaqësore).

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185303
ean13
9789928185303
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001669

Botuesi: Te tjere

Në pasqyrën e Oksidentit, Enis Sulstarova

Libri që keni në duar riboton disa prej eseve studimore, artikujve dhe recensioneve të mia që janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme në hapësirën shqiptare gjatë viteve 2000. Me rastin e ribotimit të gjitha shkrimet janë ripunuar nga autori, por  pa bërë ndryshime thelbësore të varianteve të botimeve të mëparshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

"Arratisje nga Lindja" është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Pjetër Bogdani, letërkëmbim, Odette Marquet

Shoqëria jonë me kohë të përshpejtë dhe me kujtesë të dobët, prej disa vjetësh ka shpikur shijen e përkujtimoreve. Ditëlindje të çdo lloji; nga muzika tek letërsia, nga fitoret luftarake tek qytetërimet e harruara, nga figurat politike tek zërat e shkencës, të gjitha, ndjekin njëra – tjetrën dhe herë pas here asnjanësohen.

Çmimi 750 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë, Arben Puto

E ndjeva se për mua ishte koha të ngrija zërin live. Dhe, këtë, e bëra në një intervistë me "Zërin e Amerikës", më 16 dhjetor 1990. Ajo është një nga nxitjet, së cilës i shtohet dhe roli aktiv, që mora në kohën e mbledhjeve, ku ne, një grup intelektualësh, filluam të bëjmë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000217

Botuesi: Cabej

Shqipëria gjatë Luftës 1939 – 1945, Bernd Fischer

"Për të kuptuar shqiptarët e vitit 2000 e tutje është e rëndësishme të përpiqesh të kuptosh se kush qenë ata gjatë viteve 1939-1995", shkruan Bernd Fischer në parathënien e librit që keni në dorë. Ai bën pikërisht këtë gjë: gjurmon, analizon, krahason e shpjegon në mënyrë shkencore ngjarjet komplekse në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore.

Çmimi 1 190 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001384

Botuesi: Toena

Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 1

Vëllimi i parë i "Historia e popullit shqiptar" nuk është thjesht një vepër e kufizuar për rrethet akademike apo ato studentore, por shpreh një hulumtim serioz për gjithë individët që dëshirojnë të kenë njohuri më të gjera për historinë tonë. Kjo vepër ka natyrë gjithëpërfshirëse.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2151

Botuesi: Botart

Epoka e Gurit dhe Shqiperia, Ilir Gjipali

Qeniet njerëzore ekzistojnë në Tokë prej të paktën 2.5 milionë vjetësh, që kur filluan të përgatitnin dhe përdornin vegla pune. Të dhënat arkeologjike dhe ato të disiplinave të tjera që veprojnë në këtë fushë mundësojnë studimin për origjinën e njeriut, popullimin e botës, fillimin e prodhimit të ushqimit, si dhe nisjen e qytetërimit.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001692

Botuesi: Te tjere

Policia Sekrete e Ali Pashes, Irakli Kocollari

Libri, megjithëse mban titullin "Policia sekrete", në përmbajtje shfaqet më i gjerë sesa tematika që lë të kuptohet titulli i tij. Është në tërësi jeta dhe vepra e Ali Pashës, e parë jo mbi dëshira subjektive, por mbi dokumentat arkivore, që pasqyrojnë në tërësi aktivitetin dhe veprën e këtij personazhi shumë të rëndësish

Çmimi 3 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001439

Botuesi: UET Press

Kërkimi i legjitimitetit dhe venitja e Utopisë, Fatos Tarifa

Përqasja e autorit është e saktë: ai shtron së pari pyetjen se cilat kanë qenë bazat e legjitimitetit të rendit socialist dhe ofron një përgjigje të sofistikuar, e cila varion për vende të ndryshme dhe, më në fund, argumenton mjaft bindshëm rolin që kanë luajtur problemet e legjitimitetit në shembjen e sistemit komunist.

Çmimi 800 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Ditar nga Shqipëria 1990, Annarosa Manetti

Autorja sjell dëshmi me vlerë nga zhvillimet brenda trupit diplomatik dhe këndvështrimeve të tyre mbi Shqipërinë e vitit 1990, mbi rastet e ndërhyrjeve të Sigurimit dhe forcave policore në ambasada, mbi vështirësitë e panumërta për lejimin dhe nisjen e aktiviteteve fetare, për distancën e madhe midis qytetarëve të frikësuar e të huajve në vend, për rolin...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2581

Botuesi: Botime Franceskane

Nje perandor ne Prizren, Shpetim Sala

Meritë e Franc Jozefit l ishte se lejoi një pluralizëm spontan të kulturës së popujve që përfshiheshin brenda kufijve të Perandorisë Austro – Hungareze. Kultura gjeti aty kushtet ideale për të shpërthyer në një kontekst lirie dhe mirëqenieje, sidomos në një shoqëri e cila e kuptonte rëndësinë thelbësore që kishte shkëmbimi i ideve dhe bërja e debatit.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)