Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Shqiperia ne tranzicion, Elez Biberaj
  • Shqiperia ne tranzicion, Elez Biberaj

Shqiperia ne tranzicion, Elez Biberaj

SKU001711
Tirana Times

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.

14,86 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shqipëria në tranzicion, Rruga e vështirë drejt demokracisë 1990 - 2010
Origjinali: Shqipëria në tranzicion, Rruga e vështirë drejt demokracisë 1990 – 2010
Gjinia: Histori
Autori: Elez Biberaj
Shtëpia botuese: AiiS - Tirana Times
Viti: 2011
Fq. 520
Pesha: 0.66 kg
ISBN: 978-9928-4062-0-0

Mbi autorin

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.

Ai është laureuar me gradën "Doktor i Shkencave Politike" në Universitetin e Kolumbias. Biberaj, krahas këtij libri, është autor i librave: "Albania: A socialist Maverick" (Westview Press 1990) dhe "Albania and China: A study of a unequal alliance" (WestviewPress 1986), si dhe ka kontribuar me kapituj të ndryshëm në botime të tjera.

Ai ka botuar artikuj edhe te Encyclopedia Britannica, Conflict Studies, Problems of Communism, Survey, The World Today, East European Quaterly, The Wall Street Journal/Europe etj. Dr. Biberaj u fut në shërbimin e gjuhës shqipe të "Zërit të Amerikës" si një gazetar në radion ndërkombëtare në vitin 1980.

Nga viti 1982 e deri në vitin 1986, ai punoi në Departamnetin e Shtypit të ish - Agjensisë së Informacionit të SHBA - së, si autor shkrimesh dhe redaktor kryesor, i specializuar për problemet sovjetike të Europës Lindore. Dr. Biberaj u rikthye te "Zëri i Amerikës" si Shef i Shërbimit Shqip në vitin 1986 dhe për 18 vjet ndihmoi në transformimin e ati shërbimi në një nga njësitë më të suksesshme të "Zërit të Amerikës".

Detajet e librit
Tirana Times
SKU001711
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Në fillim ishte Bardha, Ylli Polovina

Që Beratin e pë rfytyroja si një  femër më  është  dukur fillimisht krijim i natyrshëm i moshës së fëmijërisë. Kjo është  një  periudhë, kohe e çiltër njerëzore, plot fantazi, ku gjithçka ka dhuntinë magjike të shpirtërizohet: pemët, lulet, shushurima e gjetheve në një park, uturima e ujërave lumorë, psherëtima e një flladi poshtë strehëve të shtëpisë...
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë, Arben Puto

E ndjeva se për mua ishte koha të ngrija zërin live. Dhe, këtë, e bëra në një intervistë me "Zërin e Amerikës", më 16 dhjetor 1990. Ajo është një nga nxitjet, së cilës i shtohet dhe roli aktiv, që mora në kohën e mbledhjeve, ku ne, një grup intelektualësh, filluam të bëjmë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001384

Botuesi: Toena

Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 1

Vëllimi i parë i "Historia e popullit shqiptar" nuk është thjesht një vepër e kufizuar për rrethet akademike apo ato studentore, por shpreh një hulumtim serioz për gjithë individët që dëshirojnë të kenë njohuri më të gjera për historinë tonë. Kjo vepër ka natyrë gjithëpërfshirëse.
24,77 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2344

Botuesi: Dija-Poradeci

Aranitasit dhe Mallakastra, libri i dyte, Bujar Mucaj

Titulli: Aranitasit dhe Mallakastra, midis legjendës e të vërtetës, libri i dytëOrigjinali: Aranitasit dhe Mallakastra, midis legjendës e të vërtetës, libri i dytëGjinia: HistoriAutori: Bujar MuçajShtëpia botuese: DIJA - PoradeciViti: 2011Fq. 288Pesha: 0.34 kgISBN: 978-99956-982-7-0
7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2635

Botuesi: Naimi

Barbarite greke ne Shqiperi, Kosta Papa Tomori

Libri përmban kujtime historike të një veprimtarie fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes deri në njohjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në Massachusetts, SHBA, më 1917.
4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2759

Botuesi: Plejad

Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Mehdi Frashëri

Në të zgjidhurit e çështjeve që vumë përpara, lipsemi të marrim në sy tokën që rri kombi shqiptar, të shkuarat e ti, psikologjinë e tij, veprimet që kanë vepruar mbi të dhe të tjera gjë. Po herën e parë na lipset të dimë se kombi shqiptar ku rri? Deri ku ka qenë Shqipëria? E gjer ku është sot?
7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: M&B

Principata e Arbërisë, Kristo Frashëri

Principata Mesjetare e Arbërisë e viteve 1190-1215 është formacioni i parë shtetëror shqiptar. Si proces historik, formimi i tij nënkupton për vendin fillimin e një diferencimi të ri shoqëror, plasaritjen e bashkësive krahinore, zhvillimin e lidhjeve ndërkrahinore, dobësimin e ndjenjës së fisit dhe zëvendësimin e saj me ndërgjegjen e kombësisë.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Realizëm Socialist në Shqipëri, Arian Leka

Por kur narrativës i mungon edhe origjinali (realiteti socialist) edhe kopja e pasqyrimit të tij (vepra e artit) e kur çështje si këto nuk shqyrtohen, historiografia kulturore gjen rastin të heshtë e të vetëmanipulohet mbi pyetjet se çfarë përfaqësoi kultura dhe arti që e (ri)prodhoi realitetin socialist dhe ç’formë realizmi zbatoi Realizmi Socialist i...
11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000804

Botuesi: Bota Shqiptare

Ç'po bëhet me çështjen çame?, Miranda Vickers

Cështja çame ka tri aspekte kryesore: së pari, është njohja e problemit nga qeveria greke; së dyti, është çështja e pronave dhe, së fundi është problemi i nënshtetësisë. Kur diskutohet problemi çam me politikanët shqiptarë, ata zakonisht thonë se ky nuk duhet parë si një kundërvënie politike me qeverinë greke.
3,96 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Praktika Eksperimentale me “Ministrat Teknikë” gjatë zgjedhjeve parlamentare 2017, Afrim Krasniqi

Në dallim nga viti 1991, 1992 dhe 1997, modeli i vitit 2017 përfaqëson një eksperiment unik në disa elementë. Instituti i Studimeve Politike i mbështetur nga programi i OSFA është fokusuar në monitorimin e këtij procesi dhe evidentimin e risive dhe problematikave të eksperimentit elektoral me ministra teknikë në një qeveri me drejtim të theksuar politik.
9,91 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001168

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Shqipëria pas rënies së komunizmit, Clarisa De Waal

Ndërsa emigracioni vazhdonte të ishte burimi kryesor për krijimin e të ardhurave, reagimi negativ fillestar filloi gradualisht të zëvendësohej nga një përgjigje popullore shumë më konstruktive për ndryshime... duke kuptuar se për të ecur përpara 'ne duhet të mbështetemi te vetja se sa të presim të veprojë qeveria'.
11,89 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001438

Botuesi: UET Press

Edi Rama, Politikani Pop(ulist)-Star, Belina Budini

Nuk është aspak e rastit që ky libër është shkruar nga Belina Budini. Në moshë të re, sidomos për barrën profesionale që ka mbajtur mbi supe, ajo bën pjesë te ai brez, i cili nuk ka kurrfarë kompleksi ndaj tematikës së çështjeve që merr në shqyrtim, kudo, në faqet e shtypit, në bisedat shoqërore, përballë studentëve, në mbledhje publike e gjetiu.
4,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001442

Botuesi: UET Press

Intuicionet e tranzicionit, vëllimi i parë, Preç Zogaj

Libri ka vlerën e një "burimi parësor" të dhënash, citimesh, deklaratash, kronika të ngjarjeve, profilesh të personazheve të shkruara me gjuhën e një shkrimtari, i cili i merr hua letërsisë fjalën e bukur dhe ia jep politikës, dhe nga kjo e fundit merr hua racionalitetin dhe pragmatizmin për të kapërcyer dëshpërimin e të vërtetave të shoqërisë shqiptare...
14,86 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2084

Botuesi: Princi

Perrallat e tranzicionit shqiptar, Shinasi A. Rama

Shteti është i kapur nga një grup i vogël klanesh të parisë që kanë mbledhur e përvetësuar pasurinë kombëtare dhe që vjedhin sistematikisht nga thesari i shtetit. Paria ndjek synimet e veta duke iu kundërvënë, në çdo hap, forcimit të shtetit, të sistemit demokratik, dhe është në luftë të hapur me popullin e vet.
14,86 CHF
More
Ne gjendje