Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Eseja e Këshilltarit të shtetit Angelo Masci mbi origjinën, traditat dhe gjendjen aktuale të Arbervë në mbretërinë e Napolit
  • Eseja e Këshilltarit të shtetit Angelo Masci mbi origjinën, traditat dhe gjendjen aktuale të Arbervë në mbretërinë e Napolit

Eseja e Këshilltarit të shtetit Angelo Masci mbi origjinën, traditat dhe gjendjen aktuale të Arbervë në mbretërinë e Napolit

ë fillimin e librit jepen disa shënime mbi origjinën e shqiptarëve nga Gabrielle Frega, i cili shkruan se kombi shqiptar meriton në çdo aspekt të tërheqë vëmëndjen e filologëve europianë dhe se ky komb, edhe pse ka mbetur në harresë, duhet të zerë vendin që i takon në histori.

900 Lekë
810 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Eseja e Këshilltarit të shtetit Angelo Masci mbi origjinën, traditat dhe gjendjen aktuale të Arbervë në mbretërinë e Napolit
Origjinali: Discorso del Consigliere di Stato Angelo Masci sull' origine, i costumi e lo stato attuale degli albanesi del regno di Napoli
Kategoria: Histori
Perktheu:Frida Vokopola, Albert Gjoka
Botues: Gent Grafik
Viti: 2020
Fq. 92
Pesha: 0.120 kg
ISBN: 978-9928-294-39-5
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Ky libër që u botua nën kujdesin e Francesco Mascit në vitin 1847 në Napoli, ishte një ribotim i librit në origjinal: “Ese mbi origjinën, traditat dhe gjëndjen aktuale të arbërve në Mbretërinë e Napolit” botuar nga Këshilltari i Shtetit Angelo Mashi në vitin 1807. Kjo ese u përkthye edhe në gjuhën frënge nga studjuesi danez Maltebrun i cili e përdori atë në veprën e tij madhore dhe u botua e plotë edhe në gazetat franceze të asaj kohe. Në fillimin e librit jepen disa shënime mbi origjinën e shqiptarëve nga Gabrielle Frega, i cili shkruan se kombi shqiptar meriton në çdo aspekt të tërheqë vëmëndjen e filologëve europianë dhe se ky komb, edhe pse ka mbetur në harresë, duhet të zerë vendin që i takon në histori.

Madje, ndoshta do të vijë dita kur ky komb do të hapë faqe të ndritura në historinë e njerëzimit, duke mbjellur kësisoj farën e të vërtetave antike. Dhe e mbyll me thënien: “Dëgjoni, pra, ju bijtë e Epirit: në buzët tuaja tingëllon një gjuhë po aq e moçme sa edhe bota; ju qëndroni mes popujve të botës ashtu si këngët e Homerit, të cilave u humbi origjina, por në fytyrat tuaja shihen ende gjurmët e madhështisë së atyre kohëve të moçme dhe në ato gjurmë kombet do të lexojnë shpirtin e madh të Akilit, Aleksandrit dhe Skanderbegut.

Detajet e librit
9789928294395
9789928294395
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare, Eugjen Mërlika

Eugjen Mërlika na paraqet në këtë libër një histori konçize të trojeve shqiptare nga ilirët deri në ditët tona me një vëmendje të veçantë mbi perandorët ilirë të Romës dhe Bizantit. Autori, nipi i historianit dhe gjuhëtarit Mustafa Mërlika – Kruja, shfrytëzon burime të shumta për të na sjellë këtë histori.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Historia e filatelisë shqiptare, Thimi Nika

Thimi Nika është koleksionist. Koleksionon pulla dhe histori postare shqiptare (ka marrë pjesë në disa ekspozita filatelike brenda dhe jashtë vendit); koleksionon piktura (ka çelur pesë ekspozita pikture); koleksionon gjithashtu monedha e kartëmonedha shqiptare, kartolina dhe fotografi shqiptare.
2 700 Lekë 3 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001427

Botuesi: Te tjere

Vizione të qarta, Pjerin Thomai

Ky libër tregon se Shqipëria gjithmonë në çdo kohë, në çdo etapë, ka patur protagonistët e vetë, të dalë thjeshtë nga gjiri i popullit, protagonistë që ngelen në hije për shumë arsye, një pjesë e së cilave janë hedhur në këtë libër.Libri në vetvete, përmban të dhëna interesante të cilat ia vlen ti lexosh.
450 Lekë 500 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Pakti

Rrethimi i Shkodrës, Marin Barleti

Historia botërore i ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor: burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Artini

Muhaxhirët, Dosja Britanike, Bejtullah Destani

Shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve prej trojeve të tyre etnike përbëjnë një prej krerëve më tragjikë të historisë së popullit shqiptar.Këto shpërngulje do të marrin përmasa posaçërisht të mëdha e posaçërisht dhembjesjellëse duke filluar prej Krizës Lindore të viteve 1876-1880.
1 800 Lekë 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001187

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Gjashtë muaj mbretërimi në Shqipëri, A. Italo Sullioti

Me këtë libër të A. Italo Sulliotit, të lënë në harresë dhe njëherësh “të vjelur e të mjelur” pandershmërisht, lexuesit shqiptar i bie në dorë një nga dëshmitë më autentike të reporterit in loco të ngjarjeve shqiptare të 1914-s ende plot të fshehta e enigma historike.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001772

Botuesi: Botimet Dudaj

Kurban, Edi Rama

Ky libër që duket sikur është shkruar për të kaluarën e Edi Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në të vërtetë i drejtohet së ardhmes. Tek riprodhon një Shqipëri që degradon çdo ditë e më shumë, ai e godet mu në zemër vuajtjen tonë dhe duket sikur thotë: unë s'do ta bëja kështu.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001440

Botuesi: UET Press

Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare, Ferit Duka

Ky punim shkencor me vlera të shumta dhe të gjithanshme është një arritje e rëndësishme e autorit dhe e osmanistikës shqiptare. Ai rrok tema dhe probleme të larmishme të shekujve osmanë në viset shqiptare, që kanë të bëjnë me një nga periudhat më interesante të historisë së Shqipërisë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Midis perandorive dhe religjioneve, Xhafer Sadiku

Libri trajton historinë e shqiptarëve që nga koha e Ediktit te Kostandit të Madh, kur shqiptarët u kristianizuan me dhunë e deri në kohën e Kongresit të Berlinit, kur nisi ofensiva e madhe e Evropës së Krishterë kundër myslimaneve në Ballkan. Libri tregon hapjen e krishtërimit, konfliktet ndërkishtare, përhapjen e Islamit, pushtimet e shumta të viseve...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje