• Banner

Robespieri dhe Revolucioni Francez, Joel Schmidt
  • Robespieri dhe Revolucioni Francez, Joel Schmidt

Robespier dhe Revolucioni Francez, Joel Schmidt

Admirues entuziast i heronjve të Romës së lashtë, ai kërkon të shfaqet herë si Ciceoni që godet me ashpërsi Katinilat e Revolucionit Francez, herë si Bruti që e çon Luigjin XVI në gijotinë. Ashtu si Katoni i Utikës, ideali i tij përfundon në krim, duke miratuar më në fund regjimin e Terrorit.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Robespier dhe Revolucioni Francez
Origjinali: Robespierre
Gjinia: Biografi, histori
Autori: Joel Schmidt
Shqipëroi: Eqerem Gaxholli
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2017
Fq. 340
Pesha: 0.471 kg.
ISBN: 978-9928-219-24-4

Mbi librin

Një kompozim i Epinalit na paraqet portretin në transformim të Maksimilian Mari Izidor Dë Robespier (1758 – 1794). Bir i një avokati nga Arrasi, pasi arriti të zgjidhet deputet i "shteteve të përgjithshme", u bë i njohur te jakobinët për ashpërsinë e parimeve që mbronte dhe iu kundërvu luftës kundër Austrisë.

Joel Schmidt propozon një vështrim tjetër ndaj kësaj figure historike. Në fillimet e karrierës së tij si gjykatës i ri, Robespieri ngurron të nënshkruajë një vendim me vdekje, ndërsa revolucioni e transformoi, duke i ngjallur një mendim sa ndriçues po aq dhe çnjerëzor.

Admirues entuziast i heronjve të Romës së lashtë, ai kërkon të shfaqet herë si Ciceoni që godet me ashpërsi Katinilat e Revolucionit Francez , herë si Bruti që e çon Luigjin XVI në gijotinë. Ashtu si Katoni i Utikës, ideali i tij përfundon në krim, duke miratuar më në fund regjimin e Terrorit. Në mbrëmjen e 10 Termidorit, Revolucioni, të cilit ai iu përkushtua aq shumë, e gllabëroi të tërin, duke përfunduar dhe ai vetë në gijotinë, së bashku me njëzet e dy përkrahësit e tij.

Koment nga autori

Librat tanë të historisë, deri kohët e fundit na kanë shfaqur portretin e një Robespieri veshur me sqimë, siç i kishte hije një borgjezi të vërtetë të një rangu të lartë: me qaforen që i shtrëngonte gushën, me parukën të pudrosur, me pamjen e qetë prej maçoku me sy të blertë depërtues prapa syzeve lornjon me xham në ngjyrë ulliri, fiksuar mbi hundë.

Nuk e kanë kursyer aspak në portretizim, duke pasur parasysh se ai ishte një nga organizatorët e regjimit të Terrorit, ndërsa ekzekutimi i tij në gijotinë, më 9 termidor 1794, u ndje nga shumica e historianëve si një lehtësim.

Megjithatë, pas atij njeriu me zakone të ashpra dhe pa jetë private, prapa atij punëtori ngulmues që nuk njohur kurrë pushime dhe kohë të lirë, fshihet pashmangshmërisht një enigmë, çka e bën atë një personazh më kompleks nga sa shfaq pamja e tij e jashtme...

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001262

Botuesi: Te tjere

Regjimi i Vjetër dhe Revolucioni, Alexis Tocqueville

Regjimi i vjetër dhe revolucioni, 1856, radhitet me klasikët e fushës si Scienza Nuova e Vico-s apo Fryma e Ligjeve e Monteskjesë, sepse veprës i jep vlerën e papërsëritshme "mpleksja e historisë së mirëfilltë me filozofinë historike". Ky është qëllimi dhe metoda e veprës e përcaktuar nga autori vetë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2188

Botuesi: Dituria

Selaniku qyteti i fantazmave, Mark Mazower

Selaniku, qyteti i fantazmave trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Një mikrokozmos i historisë botërore, ky port mesdhetar ishte për pesë shekuj shtëpia e njërës prej shoqërive më të larmishme në Europë.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Krimi kibernetik, Misha Glenny

Në këtë libër magjepsës dhe bindës, Misha Glenny, autori i librit ndërkombëtarisht të njohur “McMafia”, zbulon tri kërcënimet themelore me të cilat përballemi në shekullin e njëzetenjëtë; krimin kibernetik, luftën kibernetike dhe spiunazhin industrial kibernetik.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Fundi i Historise Moderne ne Lindjen e Mesme, Bernard Lewis

Në librin "Fundi i Historisë Moderne në Lindjen e Mesme", Bernard Lewis trajton të ardhmen e këtij rajoni në këtë epokë të re, post imperialiste. Për secilin prej këtyre vendeve, si dhe për rajonin në tërësi, na shpjegon ai, ekzistojnë një sërë perspektivash: nga njëra anë, mundësia e bashkëpunimit dhe e progresit, nga ana tjetër, rrethi vicioz i...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Zjarr dhe tërbim, brenda Shtëpisë së Bardhë të Trampit, Michael Wolff

"Gënjeshtra? "Gjithçka është e vërtetë," siguron autori Michael Wolff, i cili fillimisht e ideoi librin si një vlerësim të 100 ditëve të para në Shtëpinë e Bardhë me synimin për ta botuar në vitin e parë të presidencës Trump por, më pas, krejtësisht papritur, pati qasje te Presidenti dhe te anëtarët më të lartë të stafit të tij, përfshirë Stiv Benon,...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Histori e përmbledhur e Greqisë, Richard Clogg

Ky libër jep një paraqitje të përmbledhur e të ilustruar të historisë së Greqisë moderne duke filluar nga shkëndijat e para të lëvizjes kombëtare në shekullin e 18-të, gjer në ditët e sotme. Greqia ishte vendi i parë i Evropës Lindore që fitoi pavarësinë e plotë në vitet 1830 dhe i pari që arriti të anëtarësohej në Bashkësinë Evropiane ne vitin 1981.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2281

Botuesi: LIRA

Si ta kuptojmë boten, Pascal Boniface

Në një kohë kur po zhduket kufiri midis asaj që quhet "kombëtare" dhe asaj që quhet "ndërkombëtare", është një detyrë qytetare që të kontribuohet për të kuptuar më mirë çështjet e sotme botërore.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001948

Botuesi: Bota Shqiptare

Bunker, Uwe Bahnsen, James P. O'Donnell

Çfarë ndodhi me të vërtetë në bunkerin e Berlinit, në atë katakomb tragjik, ku Hitleri kaloi vitet e fundit të jetës? Autorët kanë mbledhur dokumente dhe dëshmi, kanë bërë një hulumtim delikat dhe kompleks, që zgjati për më shumë se dy vjet, rezultatet e të cilit u lejuan atyre të paraqesin një tablo të plotë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Ballkani pa anë e pa fund, Fernando Gentilini

Ëndrra kosovare për pavarësi, çlirimi nga Serbia pas përmbysjes së Millosheviçit, ringjallja e Sarajevës, një Mal i Zi sërish i pavarur, mrekullitë e Shqipërisë dhe kërkesa e maqedonasve për të përftuar identitetin e tyre: Ballkani mbetet ngaherë një tokë legjendash, i aftë të shkatërrojë jetë njerëzish e të prishë kufijtë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Vdekje dhe dëbim, Justin McCarthy

"Vdekje dhe dëbim" është historia e internimit dhe vdekjes së miliona myslimanëve në shekullin e XIX – të dhe fillimin e shekullit të XX – të nga zonat që kanë mbetur qendra konflikti – Ballkani, Lindja e Mesme dhe ai që ishte Bashkimi Sovjetik – dhe tregon se si u zhvilluan këto konflikte etnike dhe fetare.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Një grua në Berlin

Ka pak gjasa që autorja, kur e shkroi, kishte ndër mend ta botonte atë. "Zhgarravinat personale", që ajo shënon midis prill – qershorit të vitit 1945, në tri fletore shkolle (plus disa faqe të futura mes tyre, të shkruara me shpejtësi), e ndihmuan, para së gjithash, të ruante atë pak shëndet mendor, midis shkatërrimit të përgjithshëm dhe shembjes morale.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)