Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Histori e Ballkanit, Georges Castellan
  • Histori e Ballkanit, Georges Castellan

Histori e Ballkanit, Georges Castellan

2491
Cabej

Dje, Ballkani ishte "fuçi baruti" e Europës. Sot, përpjekjet për demokraci kanë sjellë aty shpërthimin e nacionalizmit. Ky puzzle shtetesh të vegjël, të përçarë nga grindjet ndëretnike dhe probleme kufijsh, përmbledh një mozaik popujsh që janë përzier me njëri – tjetrin ose i janë kundërvënë njëri – tjetrit gjatë shekujve.

13,21 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Histori e Ballkanit
Origjinali: Histoire des Balkans
Gjinia: Histori
Autori: Georges Castellan
Shqipëroi: Arben Puto, Luan Omari
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 1991
Fq. 560
Pesha: 0.69 kg

Mbi librin

Dje, Ballkani ishte "fuçi baruti" e Europës. Sot, përpjekjet për demokraci kanë sjellë aty shpërthimin e nacionalizmit. Ky puzzle shtetesh të vegjël, të përçarë nga grindjet ndëretnike dhe probleme kufijsh, përmbledh një mozaik popujsh që janë përzier me njëri – tjetrin ose i janë kundërvënë njëri – tjetrit gjatë shekujve: grekë, serbë, bullgarë, rumunë, shqiptarë, vllehë, çifutë, turq etj.

Ky libër ndjek historinë e tyre që nga pushtimi i gadishullit prej turqve të ardhur nga Azia e Vogël deri në vëshimin e fundit të Ushtrisë së Kuqe të Stalinit. Të përfshirë për shekuj të tërë në Perandorinë Osmane të sulltanëve, popujt e Ballkanit ruajtën fenë dhe kulturën e tyre aq sa në shekullin XIX – XX ia dolën mbanë të formojnë shtete kombëtare: Greqinë, Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë e Shqipërinë. Por, në këto shtete ka pakica irredentiste, me orekse antagoniste, që u shfrytëzuan dhe u mbështetën nga Fuqitë e Mëdha europiane dhe shkaktuan kështu Luftën e Parë Botërore, për t'u ndezuar më ashpër gjatë Luftës së Dytë.

Më pas, për 45 vjet në to u vendos rendi i ri që vinte nga Moska, me përjashtim të Greqisë, që u bë anëtare e NATO – s. Tani që popujt e Ballkanit janë përsëri të lirë të zgjedhin, historia e një gjysmëmijëvjeçari aventure të përbashkët nxjerr në dritë pasurinë e jashtëzakonshme njerëzore që ata kanë ruajtur.

 

Detajet e librit
Cabej
2491
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Ballkani imagjinar, Maria Todorova

"Ballkani imagjinar" konsiderohet gjerësisht si libri më i mirë i shkruar për Ballkanin, për mënyrën se si ka ndryshuar historikisht perceptimi (përgjithësisht negativ) që ka Europa për të apo edhe vetë ideja që popujt e gadishullit kanë për veten.
11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Lojë me armikun, John Carlin

Mandela, kryepolitikani, na shfaqet si një strateg joshës i aleatëve dhe i kundërshtarëve falë dredhive tërheqëse të një Machiavelli zemërmirë. E vështirë ta dallosh sfidën më të madhe: të përballej me impulset hakmarrëse të lëvizjes së tij apo të bënte për vete minorancën e bardhë e të frikësuar.
9,99 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Miti i Kombeve, Patrick Geary

A ekziston dhe a është në krizë identiteti europian? A ekziston realisht një Europë e bashkuar, së pari përmes njësimit ekonomik që përligj harrimin e "inateve" të vjetra që i ka dëshmuar historia, e përpjekjeve për sovranitet, për një identitet kombëtar? Në përpjekje për të treguar lindjen e Europës, Geary hedh tezën e guximshme që e çon krijimin e...
8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Në emër të Pjetrit, Francesca Chaouqui

Pak, pasi hipi në fronin papnor, papa Françeskut i ra në dorë një dokument sekret: bilancet e shtetit të Vatikanit. Atë moment kuptoi arsyen e vërtetë të dorëheqjes së zhurmshme të paraardhësit të tij, Benediktit XVI.
11,10 
More
Në gjendje

Referenca: 2281

Botuesi: LIRA

Si ta kuptojmë boten, Pascal Boniface

Në një kohë kur po zhduket kufiri midis asaj që quhet "kombëtare" dhe asaj që quhet "ndërkombëtare", është një detyrë qytetare që të kontribuohet për të kuptuar më mirë çështjet e sotme botërore.
13,32 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lindja e Britanisë, Winston S. Churchill, vol. 1

Libri i burrit më të shquar të shteti anglez, W. S. Churchill (1874 – 1965), që botohet për herë të parë në gjuhën shqipe, përfaqëson pjesën e parë të veprës së tij "Historia e popujve anglishtfolës". Autori përshkruan historinë e Anglisë që nga kohët e lashta e deri në vitin 1485, atëherë kur në pushtet erdhi dinastia e Tudorëve.
11,66 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000314

Botuesi: Ideart

CIA, historia e sherbimeve sekrete, Mario Del Pero

Ky është libri i parë ku bëhen përpjekje për të sistemuar historinë kronologjike dhe analitike të CIA-s, rolin e saj në ngjarjet më të mëdha që formatuan struktura shoqërore në të gjithë kontinentet, si dhe domosdoshmërinë e krijimit të Shërbimeve Inteligjente.
6,39 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Faktori Çërçill, Boris Johnson

Johnson-i jo vetëm ka ngritur në qiell Çërçillin me këtë libër, por e ka rivalizuar me mjeshtërinë e tij. Financial Times Studimor por jo pedant, i shpejtë por jo pa peshë... një libër që të shpaloset me lehtës
16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Kanadasë, Desmond Morton

Autori pasqyron procesin e brumosjes së shtetit kanadez që nga bashkimi i kolonive të shekullit XIX në një dominion të kurorës britanike deri në Kanadanë bashkëkohore, një vend i zhvilluar, i pasur dhe me një rol të rëndësishëm ndërkombëtar.
16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Sejahatname (Libri i udhëtimeve), Stambolli, vëllimi 1, libri 1-2, Evliya Çelebi

Në vetvete, kjo vepër është një shembull dhe burim i dorës së parë të historisë kulturore të zonave e rajoneve që ai ka vizituar. Rëndësinë e kësaj vepre e tregon më së miri numri i madh i ribotimeve të saj, i përkthimeve në disa gjuhë të ndryshme dhe i një numri të madh artikujsh, shkrimesh, monografish të karakterit akademik që janë shkruar mbi këtë punim.
26,64 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001750

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Vala e trete, Samuel P. Huntington

Një tipar mjaft i rëndësishëm i kësaj vepre është se ajo argumenton në mënyrë bindëse e me thellësi dhe është e shkruar në atë mënyrë që të jetë e kapshme nga çdo lexues i mençur. Për më tepër jep për demokratët që duan të kenë sukses një thesar këshillash praktike në formën e udhëzimeve të qarta për reformatorët.
16,65 
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000874

Botuesi: Onufri

Jete dhe vdekje ne Ballkan, Bato Tomashevic

Një libër i shkëlqyer. Një histori njerëzore e një vendi të trazuar në një pjesë të keqkuptuar të Europës. Tepër i domosdoshëm për të gjithë ata që kanë të bëjnë më këtë rajon.
16,65 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000982

Botuesi: Dituria

Europa Ballkanike, Bernard Lory

Vendet ballkanike nuk është se i drejton ndonjë fatalitet absurd, por thjesht një logjikë historike tepër e zakonshme, të cilën e bëjnë të pakuptueshme vetëm keqinformimi i shkaktuar nga disa regjime dhe indiferenca e pafalshme e Perëndimit. Vendet ballkanike janë të ndërlikuar, por jo të pakuptueshëm. Ato përbëjnë një pjesë
8,88 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001159

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Diktatorët e Ballkanit, Bernd J. Fischer

Në këtë vëllim, autori ka paraqitur regjimet autoritare që janë vendosur në Ballkan përmes pasqyrimit të krerëve të këtyre regjimeve. Autori ka përshkuar një horizont të gjerë kohor, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, nga vendosja e diktaturave të djathta mbretërore deri në mbizotërimin e tiranisë sipas modelit stalinist.
16,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001623

Botuesi: Botart

Planet e Hitlerit per Ballkanin, Joakim Von Ribentrop

Njeriu i Hitlerit i kryqëzuar përpara togave të zeza të Nurembergut, risjellë historinë e luftës me mënyrën si e ka përjetuar, pa fshehur përgjegjësitë dhe perceptimin e vet mbi zhvillimet dramatike dhe tragjeditë e tmerrshme të epokës hitleriane.
11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2188

Botuesi: Dituria

Selaniku qyteti i fantazmave, Mark Mazower

Selaniku, qyteti i fantazmave trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Një mikrokozmos i historisë botërore, ky port mesdhetar ishte për pesë shekuj shtëpia e njërës prej shoqërive më të larmishme në Europë.
17,76 
More
Ne gjendje

Referenca: 2558

Botuesi: Toena

Ballkani në historinë botërore, Andrew Baruch Wachtel

I shkruar me energjinë dhe gjallërinë e jetës, me një vështrim të freskët pozitiv për Ballkanin, për këtë rajon me larmi kulturore e kompleksitet historik të habitshëm e të jashtëzakonshëm.
8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2645

Botuesi: Skanderbeg Books

Ballkani, një histori e shkurtër, Mark Mazower

Ballkani i Mark Mazower – it është një panoramë e përmbledhur, po shumë e qartë lidhur me këtë rajon të gjymtuar nga luftërat, me trajtimin e shkurtër të historisë nga koha e romakëve e deri në ditët e sotme.
8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje