• Banner

Fjala dhe koburja, Joseph Roth

SKU000316

Diplomatët kanë misionin të tregojnë se punojnë për interesat e vendeve të tyre. Por në të vërtetë, i shohin gjërat nga sipër si mizat mbi mbulesën e djathit, gumëzhijnë në automobilat e shtetit andej – këndej, vizitojnë njëri – tjetrin, përgjojnë njëri – tjetrin, konsultohen, e bëjnë mizën elefant, e kodojnë dhe e nisin me telegram në vendlindje.

300 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Fjala dhe koburja, udhëtim nëpër Shqipëri 1927
Gjinia: Kujtime
Autori: Joseph Roth
Shqipëroi: Lindita Arapi – Boltz
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2005
Fq. 88
Pesha: 0.099 kg.
ISBN: 978-99943-741-9-2

Fragment nga libri

Diplomatët kanë misionin të tregojnë se punojnë për interesat e vendeve të tyre. Por në të vërtetë, i shohin gjërat nga sipër si mizat mbi mbulesën e djathit, gumëzhijnë në automobilat e shtetit andej – këndej, vizitojnë njëri – tjetrin, përgjojnë njëri – tjetrin, konsultohen, e bëjnë mizën elefant, e kodojnë dhe e nisin me telegram në vendlindje.

Pastaj, çfarë ndodh?... E morët vesh që majori X, adjutanti i motrës së presidentit, ia ndaloi një nëpunësi të ri shqiptar të vallëzonte me princeshën. Megjithatë, nëpunësi i ri vallëzoi! Dhe përfundoi në arrest. Tre ditë plot qëndroi në burgun e Tiranës.

Barbarizëm! Ankohen perënditë. Harrojnë që në Bavari ndenjën në burg shkrimtarë me vite, madje pa i këshilluar ndonjë adjutant. Në Amerikë bojkotohet Çaplini pasi ka puthur gruan e tij jo vetëm në buzë. Në Francë jetonte dikur një i ashtuquajtur Drejfus. Në Itali pinë në gjendje të mirë shëndetësore vaj ricini.

Po pse bëjnë kaq shumë zhurmë për ndodhitë në Shqipëri, epo ky në fund të fundit, vend barbarësh është...! Nëpër Shqipëri pashë qytete të mbuluar nga një zi fisnike, trishtim të thellë dhe të thjeshtë. Banorët e Tiranës duan lulet dhe muzikën. Burrat këtu i sheh me trëndafila në gojë, që duket se i përdorin si ilik. Tirana, po t'i heqësh talentin e tepruar muzikor, është qytet i qetë.

Sikur rastësisht muzikantët të harrojnë t'u bien instrumenteve, mund të dëgjosh këngën e gjelit, çekanin e kovaçit nga pazari apo thirrjet e vazhdueshme nga minaret. Elbasani me rrugët gjarpëruese dhe me pazarin gungaç, të kujton një guaskë të stërmadhe kërmilli, e thurur për trill.

Vizitova edhe Krujën. Primitive, idilike. Të kujton Besëlidhjen e Vjetër të Moisiut, historinë biblike ku tregohet se si Rebeka shkon te burimi. Kur mbërrin në qytetet pjesërisht të evropianizuar si Shkodra, Vlora, Korça, pra në qytete me jaka të ngrira, kravata, kartolina, brisqe rroje, dhëmbë floriri, makina Ford dhe avokatë, beson akoma më pak në mundësinë e një fqinjësie të ngushtë mes gjysmëcivilizimit dhe eposit të heronjve.

E megjithëkëtë, vëllai i berberit ku shkoj unë, është kapobanda më i suksesshëm. Kur vjen në qytet, ai shkon të rruhet njëherë, pi pastaj kafenë e ditës dhe flet si unë. Në fund të fundit, njerëz jemi ne të gjithë!

Detajet e librit
Ideart
SKU000316
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000907

Botuesi: Argeta LMG

Brenga e Ballkanit, vol. 1, Edith Durham

(0)

Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX – të dhe fillim të shekullit të XX - të.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2529

Botuesi: Argeta LMG

Njezet vjet ngaterresa ballkanike, vol. 2, Edith Durham

(0)

Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Europës. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t'i jepnin famë të madhe.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kujtimet e nje albanozauri, Melhem Mobarak

(0)

Periudha e vizitave të tij kondicionon me lidhjet e forta të miqësisë së madhe, të ashtuquajtur "miqësi luftarake" midis Shqipërisë komuniste dhe Kinës së Mao Ce Dunit. Kritikët kanë shprehur mendime se te libri i tij vihen në dukje fazat e ndryshme të aleancës midis diktaturës së Enver Hoxhës dhe asaj kineze, deri në thartimin e tyre për shkak të vizitës...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Shqipëria e Epërme, Edith Durham

(0)

Një rrëfim magjepsës, tronditës, pse jo dhe dramatik, që sjellë të gjallë një botë sa epike e heroike aq edhe të prapambetur, primitive e të pamëshirshme, ku asgjë s'është ashtu siç duket dhe ç'është kryesorja, shpesh mjaft të ndryshme nga shëmbëllimet romantike që kemi për historinë.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001081

Botuesi: Onufri

Poshtërimi në Ballkan, Ismail Kadare

(0)

Në të gjitha acarimet ballkanike poshtërimi ka pjesën e vet. Ai lidhet me viktimizimin, një nga pasionet kryesore të ballkanasve. Zakonisht të gjithë hiqen si viktima, madje xhelatët më fort se të tjerët. Në rrethana të tilla, çështja e poshtërimit dhe bashkë me të ajo e viktimizimit, janë tepër delikate në këtë zonë të Europës.

Çmimi 350 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000322

Botuesi: Ideart

Teoria Politike Perendimore, Lee Cameron McDonald

(0)

Në këtë vepër, lexuesi do të gjejë të sistemuar në mënyrë kronologjike dhe disiplinare teoritë më të rëndësishme të politikës, ato që ndryshuan rrjedhën e ngjarjeve, emrat e sundimtarëve, format e qeverisjes, kufinjtë e shteteve dhe besimeve.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Lufta e Trojës, Robert Thomanikaj

(0)

 Gjuha dhe stili i këtij autori –po si në punimet e tjera shkencore të tij–  dallon edhe në këtë libër larg asaj akademike, biles here-herë me doza të lehta humori, që lexuesi të mos lodhet përgjatë leximit. Dhe, po si në punimet e tjera të tij shkencore, referimet dhe citimet gjinden përmes rreshtave dhe jo në fund të faqeve apo librit.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Grekët, vendi dhe njerëzit që nga koha e luftës, James Pettifer

(0)

Nga njëra anë, metoda e qasjes gjithëpërfshirëse, dhe nga ana tjetër analizë e hollë e realitetit të sotëm grek, në të gjithë përbërësit e tij dhe larg skemave idilike që i janë imponuar historiografisë mbi Greqinë qysh nga koha e Eomanticizmit evropian, i mundësojnë lexuesit të kuptojnë “shpirtin”, apo më saktë, “shpirtrat” që kanë përcaktuar rrugëtimin...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Mein Kampf (Lufta ime), Adolf Hitler, vëllimi i parë

(0)

Rruga mëse e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura dhe në tragjedi më përmasa botërore. Ky libër duhet lexuar që t'i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000700

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Shqiptarët në Venedik, Lucia Nadin

(0)

Historiane dhe studiues shqiptarë referuan mbi rëndësinë e këtij studimi që tashmë flet shqip dhe është një tregues mbi marrëdhëniet e ndërsjella të shqiptarëve me Venedikasit.Lucia Nadin ka kryer disa studime ku trajton raportet e shqiptareve me Venedikun  si “Statuti i Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit 14-të”, ndërkohë që ka në proces...

Çmimi 950 Lekë
In Stock

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Orientalizmi, Eduard Said

(0)

Të besosh që Orienti është i krijuar, ose siç unë e quaj “orientalizuar”, dhe të besosh se kjo që  ka ndodhur është thjesht një nevojë e imagjinatës, është mungesë e madhe sinqeriteti. Lidhja që ekziston ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes, është një lidhje force e dominimi e një hegjemoni komplekse në gradë të ndryshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001889

Botuesi: Te tjere

Te jesh mysliman evropian, Tarik Ramadan

(0)

Tashmë ka kaluar një gjeneratë qëkur evropianët perëndimorë kanë filluar të vërejnë se komunitetet myslimane janë duke u ngulitur nëpër qytetet tona. Ditët e punëtorëve të përkohshëm emigrantë janë zëvendësuar me vendosjet e familjeve në një proces i cili ishte e qartë se do të ishte i vazhdueshëm.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
chat Përshtypjet (0)