- Çmim i zbritur
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Urime! Jeni shtatzanë. Brenda jush rritet një bebe, që pas disa muajsh do të jetë në krahët tuaj, dhe do t'ju bëjë njerëzit më të lumtur në botë. Të jesh shtatzanë nuk është dhe aq e lehtë: Në të njejtën kohë ju jeni përgjegjëse jo vetëm për shëndetin tuaj, por edhe për shëndetin e fëmijës tuaj. Mendoni gjithnjë që duhet të jetoni një shtatzani të shëndetshme.
Titulli: Shtatzania - Për çdo pyetje, një përgjigje
Origjinali: Shtatzania - Për çdo pyetje, një përgjigje
Gjinia: Mjekësi
Autori: Dr. Erifili Tili
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2011
Fq. 258
Pesha: 0.243 kg.
ISBN: 978-9928-124-22-7
Urime! Jeni shtatzanë. Brenda jush rritet një bebe, që pas disa muajsh do të jetë në krahët tuaj, dhe do t'ju bëjë njerëzit më të lumtur në botë. Të jesh shtatzanë nuk është dhe aq e lehtë: Në të njejtën kohë ju jeni përgjegjëse jo vetëm për shëndetin tuaj, por edhe për shëndetin e fëmijës tuaj.
Mendoni gjithnjë që duhet të jetoni një shtatzani të shëndetshme. Shumë pyetje do t'ju lindin ditë pas dite për nëntë muaj, të tilla si: "A mundem të lyej flokët, të bëj thonjtë me manikyr, apo... të hyj në solar? Çfarë sporti mund të ushtroj? Si veprohet me udhëtimet, përdorimin e celularit, me sigurinë në vendin e punës? Me cilat ushqime duhet tani të kem kujdes? Po alkool a mund të përdor?"
Dhe me siguri doni të dini çfarë po ndodh me ju: Përse nuk funksionon më trupi juaj si zakonisht - përse këto ndryshime shpirtërore....Mund të keni dhimbje të lehta apo më të forta, por çfarë duhet bërë? Medikamente sikur nuk duhen përdorur, apo jo? Asnjë pyetje nuk është e pazakontë.
Shumë gra i drejtohen anonim internetit, ku gjejnë këshilla dhe informacione. Në këto ide është mbështetur edhe prodhimi i këtij libri. Informacioni që ju jepet prindërve të ardhshëm në këtë libër, i bën ata më të ndërgjegjshëm për vendimet që mund t'ju duhet të marrin. Ky libër ka marrë përsipër, që t'ua lehtësojë ditët e shtatzanisë, duke ju përgjigjur shumë pyetjeve tuaja.
Kështu, në pjesën e parë, do të gjeni pyetjet dhe përgjigjet rreth ushqyerjes, sportit, seksualitetit, udhëtimeve, infeksioneve etj. Në pjesën e dytë do të informoheni gjerësisht mbi veçoritë dhe shqetësimet e barrës, si dobësia, të vjellat, lëvizjet e bebit, dhimbjet e mesit, shtimi në peshë etj.
Pyetjeve të rëndësishme për metodat e ekzaminimeve të paralindjes si: Echo - grafia, Amniocenteza, dhe Biopsia e vileve koriale, do t'i përgjigjemi në pjesën e tretë të këtij libri. Dhe së fundi ju uroj që si ju edhe bebi juaj, të jeni të fortë e të shëndetshëm deri në fund të shtatzanisë.
A është mirë që në shtatzani të ushqehesh me pak kripë? Jo, kjo është një paragjykim i vjetër. Ulja e sasisë së kripës nëpër ushqime, mund edhe të bëhet e rrezikshme për gratë shtatzana, sepse ul në të njëjtën kohë ndjenjën e etjes dhe nevojën e marrjes së lëngjeve. Përvec kësaj kripa përmban lëndë minerale të rëndësishme.
Edhe në rastet e mbajtjes me tepricë të ujit, ose në helmimin e shtatzanisë, Preeklampsi, ndikon marrja e kufizuar e kripës për një kohë të gjatë. Sot madje mendohet nga specialistët, se ushqyerja me kripë ndihmon në mjekimin e Preeklampsisë. Prandaj, ju rekomandohet të ushqeheni normalisht, që do të thotë: të kufizoni yndyrnat, të përdorni ushqime të pasura me proteina dhe karbohidrate, të kriposura normalisht për ti shijuar por jo për ta tepruar.
Dr. Erifili Tili ka lindur në Tiranë. Është diplomuar për Mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Tiranes. Punon në Maternitetin "Mbretëresha Geraldin" në Tiranë, në departamentin e Anestezisë dhe Terapisë Intensive. Ka drejtuar edhe disa projekte në ndihmë të grave e fëmijëve në Shqipëri.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000408
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU000810
Botuesi: Bota Shqiptare
Referenca: 2656
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU001466
Botuesi: LIRA
Referenca: 2145
Botuesi: EDFA Botime
Botuesi: EDFA Botime
Botuesi: EDFA Botime
Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike
Referenca: SKU001648
Botuesi: Te tjere
Botuesi: EDFA Botime
Referenca: SKU000983
Botuesi: Dituria
Botuesi: Pegi
check_circle
check_circle