- I ri

Banner
Ky botim i dytë i “Allfabetares” u drejtohet kryesisht studiuesve e studentëve të fushës së shkencave humanitare dhe do t'u shërbejë për të njohur botëkuptimin, idetë, synimet kulturore të autorëve, si dhe përpjekjet e tyre të para të mbara për ta bërë gjuhën shqipe gjuhë të diturisë e të shkollës, për ta pasuruar me fjalë të reja
Titulli: Alfabetare e Gjuhësë Shqip
Kategoria: Fjalor
Autori: Grup Autorësh
Botues: Alsar
Viti: 2020
Fq. 278
Pesha: 0.250 kg
ISBN: 978-9928-319-04-3
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
...Në prag të 140-vjetorit të themelimit të Shoqërisë së të Shtypuri Shkronja Shqip, me mbështetjen e Fondacionit ALSAR, i hymë punës për ta risjellë në bibliotekën shqiptare këtë përmendore gjuhësore e kulturore të Rilindjes sonë në formën origjinale të saj (anastatike) dhe të tjeshkruar me alfabetin e sotshëm, duke dhënë herë-herë herë edhe disa shënime të nevojshme për lexuesin. Fondacioni ALSAR u bë nismëtar edhe i përkujtimit të 140-vjetorit të themelimit të Shoqërisë së të Shtypuri Shkronja Shqip, me një veprimtari shkencore të denjë (1 nëntor 2019), në të cilën u përurua edhe një vëllim i posaçëm: “Shoqëri e të Shtypuri Shkronja Shqip 1879. Përmbledhje studimesh dhe artikujsh" (350 f.) i botuar gjithashtu nga ALSAR, ku është përfshirë edhe "Kanonizma” (statuti) e Shoqërisë në faksimile dhe e tejshkronjëzuar (transliteruar) me alfabetin e sotshëm.
Ky botim i dytë i “Allfabetares” u drejtohet kryesisht studiuesve e studentëve të fushës së shkencave humanitare dhe do t'u shërbejë për të njohur botëkuptimin, idetë, synimet kulturore të autorëve, si dhe përpjekjet e tyre të para të mbara për ta bërë gjuhën shqipe gjuhë të diturisë e të shkollës, për ta pasuruar me fjalë të reja.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000408
Botuesi: Botimet Dudaj
Kritikja e njohur kulturore, Bell Hooks, ofron një vizion mikpritës dhe me zemër të hapur mbi gjininë, seksualitetin dhe shoqërinë, në një volum frymëzues dhe të hapur për publikun. Nëpërmjet një stili angazhues dhe provokues, Bell Hooks na paraqet një teori popullore të feminizmit të bazuar në sensin praktik dhe mençurinë e përvojës.
Referenca: SKU000979
Botuesi: Dituria
Në këtë libër lexuesi do të gjejë, një informacion të përmbledhur mbi shtetet e popujt europianë, të dhëna mbi shtrirjen gjeografike, historinë, qytetet, natyrën, klimën, ekonominë, demografinë etj.
Botuesi: Cabej
Ky botim anastatik, i pari në Shqipëri, ndërmerret me rastin e 400 vjetorit të lindjes së Frangut t’Bardhë (1606 – 1643) në nderim të tij e në shërbim të besojmës se Shqipëria i ka rrënjët e saj të ngulura thellë në humusin greko – romak të qytetërimit perëndimor, dhe se kjo ngulitje ka shenjtuar fort gjithë diakroninë shpirtnore, kulturore dhe gjuhësore...
Në këtë libër do të lexoni: 1 - Marko Boçari dhe fjalori i tij 2 - Pak fjalë për alfabetet arvanitase 3 - Gërmat toske ose epiroto-arvanitase 4 - Dorëshkrimi i Marko Boçarit 5 - Fjalor greqisht-arvanite e thjeshtë 6 - Fjalor avranite-greqisht 7 - Fjalë të greqishtes epirotase
Referenca: SKU000810
Botuesi: Bota Shqiptare
Këshilla mjeksore për vetë kujdesjen mjekësore dhe shëndetësore. Libri përfshin:Manual për ndërhyrjen e shpejtëKëshilla për rastet urgjenteParandalim i sëmundjevePërgjigje pikëpyetjeve mbi shëndetin
Referenca: SKU000983
Botuesi: Dituria
Latinishtja u bë gjuha mbizotëruese në të gjithë Europën Perëndimore duke u përdorur jo vetëm në shkolla, por edhe në diplomaci deri në shek. 18. Sot, ajo vazhdon të përdoret në përgjithësi në liturgjinë kishtare. Mësohet nga grupe të veçanta në shkolla e universitete.
Botuesi: EDFA Botime
Ky fjalor ofron mbi 20 000 fjalë të serbishtes dhe shqipes moderne, gjithashtu përmban shembuj, shprehje dhe idioma të përdorimit të përditshëm. Terma teknike dhe shkencore. Ka një gramatikë të përmbledhur të gjuhës serbe dhe në fund shoqërohet me shprehjet më të përdorshme në udhëtim.
Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike
Për herë të parë jepet në një fjalor gjuhësor shpjegues patronimet (mbiemrat ) e shqiptarëve, me një përzgjedhje sa më përfaqësuese, sepse gjithëpërfshirës ai nuk mund të ishte kurrësesi.
Referenca: SKU001925
Botuesi: Pegi
Urime! Jeni shtatzanë. Brenda jush rritet një bebe, që pas disa muajsh do të jetë në krahët tuaj, dhe do t'ju bëjë njerëzit më të lumtur në botë. Të jesh shtatzanë nuk është dhe aq e lehtë: Në të njejtën kohë ju jeni përgjegjëse jo vetëm për shëndetin tuaj, por edhe për shëndetin e fëmijës tuaj. Mendoni gjithnjë që duhet të jetoni një shtatzani të...
Referenca: SKU001070
Botuesi: Dituria
Ky botim i dytë i “Allfabetares” u drejtohet kryesisht studiuesve e studentëve të fushës së shkencave humanitare dhe do t'u shërbejë për të njohur botëkuptimin, idetë, synimet kulturore të autorëve, si dhe përpjekjet e tyre të para të mbara për ta bërë gjuhën shqipe gjuhë të diturisë e të shkollës, për ta pasuruar me fjalë të reja