• Banner

  • Ka mbaruar
Rruga ne te cilen rralle shkohet, Scott Peck
  • Rruga ne te cilen rralle shkohet, Scott Peck

Rruga në të cilën rrallë shkohet, Scott Peck

Libri i psikanalistit bashkëkohës Scott Peck "Rruga në të cilën rrallë shkohet" është nga më të lexuarit në botë. Njerëzit kanë gjetur në të një analizë të vërtetë dhe të sinqertë për ngritjen shpirtërore të vetvetes. Ky libër, më mirë se një duzinë ilaçesh, mund ta ndihmojë e ta lehtësojë secilin prej nesh për të bërë një zgjedhje sa më të drejtë, veçanërisht, kur gjendemi në udhëkryq.

1 060 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Rruga në të cilën rrallë shkohet (kopertina e trashë)
Origjinali: The road less traveled
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Scott Peck
Shqipëroi: Latif Ajrullai
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2015
Fq. 312
Pesha: 0.472 kg.
ISBN: 978-9928-02-624-8

Koment nga përkthyesi

Libri i psikanalistit bashkëkohës Scott Peck "Rruga në të cilën rrallë shkohet" është nga më të lexuarit në botë. Njerëzit kanë gjetur në të një analizë të vërtetë dhe të sinqertë për ngritjen shpirtërore të vetvetes. Ky libër, më mirë se një duzinë ilaçesh, mund ta ndihmojë e ta lehtësojë secilin prej nesh për të bërë një zgjedhje sa më të drejtë, veçanërisht, kur gjendemi në udhëkryq.

Para se ta përgatisnim librin, unë dhe kolegët e mi, menduam që ky botim do të ishte veçanërisht i vlefshëm për lexuesin shqiptar, i cili nuk e ka pasur asnjëherë mundësinë dhe kulturën pëqr të kërkuar trajtim terapeutik.

Autori përpiqet të jetë sa më objektiv dhe korrekt në trajtimin e temave të mëdha si Dashuria apo Dhimbja, të cilat i fokuson jo vetëm në dritën e shkencës psikologjike, por futet dhe në trajtime filozofike, sociologjike, teologjike, madje dhe poetike, duke i shkrirë të gjitha këto në përvojën jetësore të vetvetes dhe të rrethit ku ai jeton.

Vetë titulli i librit është sa sugjerues, aq edhe joshës; ai të fton në një rrugë, nëpër të cilën vërtetë shkohet shumë rrallë, por me mbështetjen, përkrahjen, sinqeritetin dhe dashurinë që të ofron ky autor bashkëkohës, mund ta bëjë lexuesin të jetë dhe ai, papritur, pjesëmarrës në rrugën e ngritjes së vet shpirtërore.

Për Scott Peck, por edhe për njerëz të tjerë që mendojnë dhe jetojnë si ai, Dashuria dhe Puna janë gjërat më të shenjta dhe të vetmet udhëheqëse, që të çojnë në rrugën për arritjen e lumturisë së vetvetes dhe të të tjerëve.

Më tepër se gjithçka dhe mua më shtyu Dashuria që të marr për herë të parë rrugën e përkthyesit dhe të nxjerr në gjuhën shqipe këtë vepër të njohur në shumë vende të botës.

Detajet e librit
SKU001295

Referencat specifike

isbn
9789928026248
ean13
9789928026248
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2234

Botuesi: Elta BS

Dashuria qe meritoni, Scott Peck, Shannon Peck

Ju meritoni të provoni dashurinë të plotë, të gjithën. Kjo nuk është një ëndërr, as një shpresë. Kjo është e drejta juaj shpirtërore. Kjo është ajo që Dashuria dëshiron për ju. Nëse jeni vetëm, ky libër do të qartësojë dhe do të rrisë standartet tuaja të dashurisë dhe do t'iu tregojë rrugën drejt njeriut tuaj ideal.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Bijtë e gënjeshtrës, M. Scott Peck

Ata persona që janë të këqij sulmojnë të tjerët, në vend që të përballen me dështimin e tyre. Peck pasqyron rrënimin dhe shkatërrimin ku këta bij të gënjeshtrës ndërveprojnë dhe ndikojnë në jetët e atyre që kanë përreth. Ai paraqet, bazuar në raste konkrete të ndeshura gjatë punës së tij si psikiatër, shembuj të së keqes në jetën e përditshme.

Çmimi 1 060 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dukagjini

Truri i fëmijës, Daniel J.Siegel, Tina Payne Bryson

"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të  fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Teoria e Frojdit, Erich Fromm

Madhështia e zbulimit të Frojdit qëndron në faktin se ai përhapi metodën e gjetjes së të vërtetës në atë sferë, në të cilën njeriu më përpara nuk e kishte një mundësi të tillë. Në këtë libër do të flas hollësisht për zbulimet më të mëdha të Frojdit.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Ditari i një vajze anonime nga Viena

Me një rekomandim të denjë dhe vlerësues të Zigmund Frojdit vjen ky ditar i kësaj adoleshenteje që shkruan pjesë nga jeta e saj, por që është e ngjashme me jetën e gjithë bashkëmoshatareve të saj në të gjithë botën e siç duket në të gjitha kohërat, pasi në këtë tekst preket shpirti i vajzave në moshën që shkëputen nga lodrat për të hyrë në një botë të...

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Pandershmëria, Dan Ariely

Policët përdorin kërcënimin e gjobës për të marrë bakshishe, nxënësit kopjojnë në provime, udhëheqësit tanë kanë lidhje jashtëmartesore dhe ekonomia rrezikohet nga skemat piramidale: të gjitha këto gënjeshtra e mashtrime janë të kudogjendura, në vendin tonë, por edhe në vende të tjera. Ato janë gjendje njerëzore të pashmangshme.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Bindja ndaj autoritetit, Stanley Milgram

"Eksperimentet e Stenli Milgramit rreth bindjes ndaj autoritetit dashakeqës, na rezultojnë të jeně ndër studimet më të rëndësishme te realizuara nga ky brez... Cilesia e interpreţimeve në libër është kaq e lartë, saqë e ngre atë në një nivel të tille ge mund ta quajmë pa hezitim, edhe si letërsi, edhe si shkencë".

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001612

Botuesi: Plejad

Ç'kuptim mund të ketë jeta, Alfred Adler

"Ç'kuptim mund te kete jeta" është libri më popullor i Adlerit, ku kombinohet një udhëtim i plotë i punës së tij mbi zhvillimin personal të njeriut me një qasje praktike të kuptimit të saj. Duke u përqendruar mbi ato të cilat Adleri i quan "tre detyrat e jetës – martesa, puna dhe lidhjet shoqërore – autori eksploron çështje kyçe që ndikojnë në progresin e...

Çmimi 550 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)