Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Economicus, Tregjet financiare, nr. 5
  • Economicus, Tregjet financiare, nr. 5

Economicus, Tregjet financiare, nr. 5

2827
UET Press

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në përgjithësi.

500 Lekë
450 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Economicus, Tregjet financiare, nr. 5
Origjinali: Economicus, Tregjet financiare, nr. 5
Gjinia: Revistë shkencore
Kryeredaktor: Adrian Civici
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2010
Fq. 264
Pesha: 0.409 kg

Koment nga Adrian Civici

Revista "Economicus" është një botim me karakter shkencor dhe informativ i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit Europian të Tiranës. Qëllimi kryesor i saj është pasqyrimi i realiteteve, arritjeve dhe sfidave të reja në fushën e zhvillimeve ekonomike, financiare e sociale në Shqipëri dhe në botë, nxitja e kërkimit, debatit shkencor dhe propozimeve efektive në këto fusha.

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në përgjithësi, stabilitetit makroekonomik, politikave ekonomike e financiare, zhvillimit social e territorial, kredisë dhe bankave, sistemeve të sigurimeve dhe pensioneve, çmimeve dhe inflacionit, efektet dhe kërkesat në kuadrin e integrimit evropian, ndikimet dhe përballja me zhvillimet e ekonomisë botërore dhe globalizimit etj.

Një vend të rëndësishëm në përmbajtjen e saj do të kenë analizat për eksperiencat bashkëkohore ndërkombëtare në fushën e politikave ekonomike e sociale, trajtimi teorik e aplikativ i ideve, debateve e politikave më të mira në fushat e sipërpërmendura etj. Ekonomistët më të shquar të botës dhe analiza e teorive dhe kontributit të tyre në shkencat ekonomike do të jetë një tjetër rubrikë e përhershme në faqet e revistës "Economicus".

Pedagogë, kërkues të shkencave ekonomike të Universitetit Europian të Tiranës apo të universiteteve të tjera publike dhe private, studiues dhe ekspertë të institucioneve të ndryshme që në fokusin e tyre kanë ekonominë, financat dhe zhvillimin në përgjithësi janë të ftuar ta përdorin këtë revistë për të publikuar idetë dhe studimet e tyre, për të debatuar apo për të hedhur pikëpamje të reja në debatin ekonomik bashkëkohor.

Mbi revistën

Në këtë numër janë paraqitur artikujt: "Kriza financiare 2007 – 2009, tronditja dhe pikëpyetjet mbi efektivitetin e kapitalizmit" të Adrian Civicit; "Impakti i ekspozimit në rrezik i industrisë bankare në Shqipëri" të Ilir Hotit; "Sa ndikohet PBB – ja nga kreditit bankar dhe standardet e kredidhënies?" të Arjan Kadarejas; "Roli dhe objektivat e AMF si rregulltor i tregjeve financiare jobankare në Shqipëri" të Elisabeta Gjonit dhe Anxhela Dervishit; "Politikat e Bankës Qendrore të Shqipërisë gjatë krizës globale" të Besart Kadias; "Ndërmjetësit financiarë jo banka në Shqipëri" të Brunilda Duraj dhe Artan Santos; "Bursat e kapitaleve, një sfidë ende për t'u ndërmarrë, realiteti i Shqipërisë" të Elvin Mekas; "Tregu i kapitaleve në Shqipëri, nevoja për një bursë të re me kapital privat" të Artan Gjergjit dhe Enkela Idrizit; "Zhvillimet globale dhe tregu financiar në Shqipëri" të Kreshnik Bellos, Ilia Kristos, Edmond Bellos dhe Artur Temos; "Krijimi i tregut privat të pensioneve në Shqipëri, sfidat, perspektivat" të Naim Hasës dhe Ermela Kripës; "Roli i mjeteve financiare që ndikojnë në fondet private të pensioneve" të Albana Demit dhe Armando Moshos; "Shoqëritë e kursim – kreditit, sfida në kreditimin e ekonomive të vogla dhe përballja me konkurrencën e bankave tregtare" të Arlinda Hotit dhe Zana Kominit; "Risku i kredidhënies në Shqipëri" të Majlinda Gjatas dhe Evis Gjebreas; "Drejt një mbikëqyrjeje efektive të tregut të sigurimeve në Shqipëri" të Rinald Gurit dhe Anxhela Dervishit; "Financimi i qeverisjes vendore, sfidat, bashkitë, komunat dhe sistemin bankar" të Ornela Shapos, Ardiana Sokolit dhe Anilda Bozdos; "Kreditimi i njësive të qeverisjes vendore dhe roli i fondeve të zhvillimit" të Benet Becit, Enea Hotit, Blendi Bushatit; "Aktiviteti financiar i njësive dhe sfidat e sistemit financiar në Shqipëri" të Farbardha Mollës dhe Flutura Kalemit; "Pse nuk ishin efektive uljet e kontributeve për sigurimet shoqërore për periudhën 2005 – 2009" të Ilir Beqjas dhe Enea Zafirit; "Analiza e mjeteve financiare në shpenzimet e marketingut në sektorin bankar shqiptar" të Jonida Këllezit, Valbona Zenelit dhe Oltjana Zotos; "Menaxhimi dhe mundësitë e mikrofinancës në vendet në zhvillim, rasti i Shqipërisë" të Magdalena Bregasit dhe Eda Lugës dhe "Një këndvështrim etik mbi krizën financiare" të Kreshnik Bellos, Artur Temos dhe Edmond Bellos.

Detajet e librit
UET Press
2827
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2763

Botuesi: SARAS

Historia e fshehte e kapitalizmit italian, Cesare Romiti, Paolo Madron

Cesare Romiti ka përshkuar 50 vjet të historisë italiane. Këtë e ka bërë jo vetëm si menaxher, administrator i deleguar dhe president i Fiatit në fillim dhe president i Rcs-së më pas, por edhe si protagonist i një sistemi që bashkonte financën, kapitalizmin e familjeve të mëdha dhe politikën, në një ndërthurje që ka prodhuar njëkohësisht fryte të...
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Rruga dhe ëndrra, Wang Shi

Libri "Rruga dhe ëndrra" na jep ide të pakrahasueshme në lidhje me udhëheqjen e një kompanie drejt suksesit në rrethanat më sfiduese. Wang Shi themeloi atë çka do të bëhej një prej kompanive më të suksesshme të botës të pasurive të patundshme – dhe ai e bëri këtë gjë gjatë foshnjërisë së kapitalizmit kinez e cila, sipas çfarëdo standardi, ka qenë një kohë...
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Etika dhe biznesi, hyrje, Kevin Gibson

Në këtë libër energjik dhe të përdorshëm, Kevin Gibson eksploron lidhjen midis etikës dhe botës së biznesit, si dhe mënyrën se si mund t'u shërbejmë interesave të tyre. Ai ndërton një themel filozofik, që mund të përdoret për një gamë të gjerë çështjesh të etikës dhe biznesit dhe u tregon lexuesve se si t'i shohin dilemat në mënyrë kritike dhe si të...
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Elta BS

Baba i pasur, Babai i varfër, vol.2, Robert T. Kiyosaki, Sharon Lehter

Përse në Epokën industriale shumica e prindërve donin që fëmijët e tyre të bëheshin doktorë mjekë, kontabilistë apo avokatë.., dhe përse, në Epokën e informacionit këto profesione jane në atak financiar? A ke vënë re se shumë nga të diplomuarit më të shkëlqyer nga universitetet tona duan të punojnë për të përjashtuarit nga shkolla... të përjashtuar si...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaotika, Philip Kotler, John A. Caslione

Është një fakt i thjeshtë dhe thellësisht i rëndësishëm se praktika e menaxhimit ka nevojë të rishikohet po aq sa edhe ekonomia dhe sistemi ynë financiar, në përgjithësi. Kaotika është një fillim i mbarë i këtij procesi rishikimi – sidomos, për theksin që ajo vë mbi ngjizjen në thelb të qëndrueshmërisë së organizatave. 
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Si të bëhesh i pasur, Donald Trump

Trumpi na jep mundësinë të kuptojmë si të investojmë me zgjuarsi, si t'i bëjmë e të ngrihemi në një nivel të caktuar, si ta drejtojmë me efektivitet punën, si të arrjmë një marrëveshje të caktuar dhe si të ruajmë emrin që kemi.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001672

Botuesi: UET Press

Hyrje ne biznes, Gaspar, Bierman, Kolari, Hise, Smith, Arreola-R

Hapja e dyerve ndaj botës së biznesit përmban shumë sfida, si për pedagogët,ashtu dhe për studentët. Qëllimi i këtij teksti është të sigurojë çelësin e suksesit që do të çojë në një përvojë shpërblyese edukative dhe do të krijojë mjedisin e duhur për të bërë karrierë në biznes.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Vintage

Adults in the Room, Yanis Varoufakis

Despite the mass support of the Greek people and the simple logic of his arguments, he succeeded only in provoking the fury of Europe’s political, financial and media elite. But the true story of what happened is almost entirely unknown – not least because so much of the EU’s real business takes place behind closed doors.
1 463 Lekë 1 625 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aeditions

Libri i Sociologjisë

A mund të zhduken ndonjëherë ndasitë klasore? Çfarë i shtyn njerëzit në botën e krimit? Si i ka ndryshuar interneti marrëdhëniet tona? Përgjatë historisë, njerëzit kanë bërë pyetje të mëdha për organizimin e shoqërive, kurse sociologët kanë dhënë zgjidhje, të cilat vazhdojnë ta formësojnë botën.
2 250 Lekë 2 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mashtruesit financiarë, Adrian Civici

Megjithëse shumica e tyre, kanë përfunduar në burg apo janë shkatëruar në gjithçka që zotëronin, megjithëse me mijëra apo miliona njerëz kanë humbur gjithçka si pasojë e mashtrimeve, megjithëse mjaft ligje e institucione janë reformuar për të mos lejuar shfaqjen e tyre... ATA përsëri vazhdojnë të rishfaqen.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2822

Botuesi: UET Press

Economicus, Sektori publik ne udhekryq, nr. 1

Revista "Economicus" është një botim me karakter shkencor dhe informativ i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit Europian të Tiranës. Qëllimi kryesor i saj është pasqyrimi i realiteteve, arritjeve dhe sfidave të reja në fushën e zhvillimeve ekonomike, financiare e sociale në Shqipëri dhe në botë, nxitja e kërkimit, debatit shkencor dhe propozimeve...
360 Lekë 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2823

Botuesi: UET Press

Economicus, Kriza globale, sa na prek, nr. 2

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
360 Lekë 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2824

Botuesi: UET Press

Economicus, Rritje apo zhvillim, nr. 3

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2826

Botuesi: UET Press

Economicus, Turizmi, ku po shkon, nr. 4

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje