Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Economicus, Sektori publik ne udhekryq, nr. 1
  • Economicus, Sektori publik ne udhekryq, nr. 1

Economicus, Sektori publik ne udhekryq, nr. 1

2822
UET Press

Revista "Economicus" është një botim me karakter shkencor dhe informativ i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit Europian të Tiranës. Qëllimi kryesor i saj është pasqyrimi i realiteteve, arritjeve dhe sfidave të reja në fushën e zhvillimeve ekonomike, financiare e sociale në Shqipëri dhe në botë, nxitja e kërkimit, debatit shkencor dhe propozimeve efektive në këto fusha.

3,70 GBP
3,33 GBP Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Economicus, Sektori publik në udhëkryq, nr. 1
Origjinali: Economicus, Sektori publik në udhëkryq, nr. 1
Gjinia: Revistë shkencore
Kryeredaktor: Adrian Civici
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2008
Fq. 112
Pesha: 0.336 kg

Koment nga Adrian Civici

Revista "Economicus" është një botim me karakter shkencor dhe informativ i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit Europian të Tiranës. Qëllimi kryesor i saj është pasqyrimi i realiteteve, arritjeve dhe sfidave të reja në fushën e zhvillimeve ekonomike, financiare e sociale në Shqipëri dhe në botë, nxitja e kërkimit, debatit shkencor dhe propozimeve efektive në këto fusha.

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në përgjithësi, stabilitetit makroekonomik, politikave ekonomike e financiare, zhvillimit social e territorial, kredisë dhe bankave, sistemeve të sigurimeve dhe pensioneve, çmimeve dhe inflacionit, efektet dhe kërkesat në kuadrin e integrimit evropian, ndikimet dhe përballja me zhvillimet e ekonomisë botërore dhe globalizimit etj.

Një vend të rëndësishëm në përmbajtjen e saj do të kenë analizat për eksperiencat bashkëkohore ndërkombëtare në fushën e politikave ekonomike e sociale, trajtimi teorik e aplikativ i ideve, debateve e politikave më të mira në fushat e sipërpërmendura etj. Ekonomistët më të shquar të botës dhe analiza e teorive dhe kontributit të tyre në shkencat ekonomike do të jetë një tjetër rubrikë e përhershme në faqet e revistës "Economicus".

Pedagogë, kërkues të shkencave ekonomike të Universitetit Europian të Tiranës apo të universiteteve të tjera publike dhe private, studiues dhe ekspertë të institucioneve të ndryshme që në fokusin e tyre kanë ekonominë, financat dhe zhvillimin në përgjithësi janë të ftuar ta përdorin këtë revistë për të publikuar idetë dhe studimet e tyre, për të debatuar apo për të hedhur pikëpamje të reja në debatin ekonomik bashkëkohor.

Mbi revistën

Në këtë numër janë paraqitur artikujt: "Kapitullimi pa kushte i sektorit publik" të Henri Çilit; "Sektori publik, reformat që nuk duhen vonuar" të Arben Malaj; "Roli dhe kontributi i ekonomistëve në shoqëritë moderne" dhe "Sektori publik, qeverisja dhe performanca" të Adrian Civicit; "Evropa në kërkim të ekonomisë së dijes" të Gjergj Filipit; "Taksa e sheshtë dhe sjellja ekonomike" të Selami Xhepës; "Potenciali i arsimit privat" të Ermal Hasimjas; "Shëndetësia, rruga e gjatë drejt së mirës" të Eduart Hashorvës; "Sektori bankar si model suksesi i menaxhimit privat" të Artan Santos; "Sfidat dhe problemet e formimit të menaxherëve" të Fatmir Memaj; "Administrimi i eksternaliteteve midis shtetit dhe tregut" të Fatmir Gurit dhe "Integrimi evropian dhe roli i Bankës së Shqipërisë" të Ina Krajas dhe Niuton Mulletit. Gjithashtu, në këtë numër paraqitet edhe një material rreth fituesve të çmimit Nobel në ekonomi duke u përqendruar në profilin e Amartya Sen, ekonomistit të mirëqenies.

Detajet e librit
UET Press
2822
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000947

Botuesi: UET Press

Globalizimi Ante Portas, Adrian Civici

Me analizat dhe reflektimet e tij për aspekte të veçanta të globalizimit, autori synon t'u përgjigjet mjaft pyetjeve që lidhen me këtë fenomen dhe të japë efektin dhe pasojat e tij në ekonomitë kombëtare, në realitetin e sotëm dhe në nivelin e jetesës së popullsisë së çdo vendi.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
In Stock

Mendimi strategjik, Avinash Dixit, Barry Nalebuff

Në libër janë të integruara njohuri të thella nga ekonomia dhe psikologjia që ndihmojnë në formimin e një kuptimi më të plotë të sjelljes së individëve dhe grupeve. Duke marrë parasysh aspekte të tilla si komunikimi, perceptimi dhe motivimi, autori sugjeron si mund të përdorim këto njohuri për të përmirësuar mundësitë për sukses
14,15 GBP 15,73 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Elta BS

Babai i Pasur, Babai i Varfër, libri i dytë, Robert T. Kaiyosaki, Sharon L. Lechter

Cili është ndryshimi midis një punonjësi dhe një pronari biznesi?  Përse disa investues bëjnë para me pak rrezik, ndërsa shumica e investuesve të tjerë thjesht janë në prag të falimentimit? Përse shumica e punonjësve shkojnë nga puna në punë, ndërsa të tjerë ikin nga punët e tyre dhe vazhdojnë të ndërtojnë perandori biznesesh? 
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Udhëtim në tri kohë, Adrian Civici

Libri i profesor Civicit është një arritje e dallueshme në literaturën politiko-ekonomike të kombit tonë. Mendimi i qartë, shkrimi i rrjedhshëm, sinteza e thellë, si dhe informacioni dhe njohja e gjerë mbi filozofët dhe teoritë e tyre e bëjnë këtë libër një nevojë intelektuale për të kuptuar periudhat historike që kemi kaluar dhe po jetojmë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave, Ichak Adizes

Libri i Adizes “Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave” është libri më i plotë që ekziston në këtë fushë. Gjithë qasja e tij është mjeshtërore, teksa e sheh zhvillimin organizativ si një organizëm të gjallë që i korrespondon cikleve të jetës dhe të biologjisë planetare. Vepra e tij përbën një kontribut tejet të rëndësishëm në fushën e menaxhimit të...
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000776

Botuesi: Te tjere

Pasuria e Kombeve, Adam Smith

Ky është ndoshta traktati politik dhe filozofik më me ndikim në dy shekujt e fundit. "Pasuria e Kombeve, një hetim mbi natyrën dhe shkaqet", u publikua në 9 mars 1776 dhe qe produkt i iluminizmit Skocez. Ai është një libër i vlefshëm për këdo mes njerëzve të ditur.
4,16 GBP 4,63 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Doktrina Shok, Naomi Klein

Libri "Doktrina Shok" është një sipërmarrje masive e kurajoze, që shpreh kritikën pasionante të Naomi Klein ndaj dhunës që shoqëron imperializmin ekonomik amerikan. Kritikë kjo, që jo vetëm konsiderohet e nevojshme, por është tepër urgjente.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2823

Botuesi: UET Press

Economicus, Kriza globale, sa na prek, nr. 2

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
3,33 GBP 3,70 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2824

Botuesi: UET Press

Economicus, Rritje apo zhvillim, nr. 3

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
4,16 GBP 4,63 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2826

Botuesi: UET Press

Economicus, Turizmi, ku po shkon, nr. 4

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
4,16 GBP 4,63 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2827

Botuesi: UET Press

Economicus, Tregjet financiare, nr. 5

Në mënyrë të veçantë revista "Economicus" synon krijimin e një forumi aktiv të mendimit ekonomik në Shqipëri, synon angazhimin më të gjerë e më konkret të gjithë komunitetit të ekonomistëve e financierëve shqiptarë në Shqipëri apo jashtë saj në trajtimin e problematikës së zhvillimit ekonomiko – social, financave publike dhe tregjeve financiare në...
4,16 GBP 4,63 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje