• Banner

Ngritja dhe rënia e kombeve, Ruchir Sharma
  • Ngritja dhe renia e kombeve, Ruchir Sharma
  • Ngritja dhe rënia e kombeve, Ruchir Sharma

Ngritja dhe rënia e kombeve, Ruchir Sharma

I mbushur me të dhëna shumë të vlefshme... po aq edhe me gjykime të mrekullueshme dhe histori domethënëse, libri është thjesht udhërrëfyesi më i mirë në ekonominë globale të ditëve të sotme. Pavarësisht nëse jeni vëzhgues i kësaj ekonomie, apo investoni në të, nuk keni luksin të mos e lexoni.

1 600 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ngritja dhe rënia e kombeve, forcat e ndryshimit në botën paskrizë
Origjinali: The rise and fall of nations
Gjinia: Ekonomi
Autori: Ruchir Sharma
Shqipëroi: Valbona Nathanaili
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2017
Fq. 580
Pesha: 0.878 kg.
ISBN: 978-9951-721-39-4

Komente mbi librin

"Si mund të shkruhet një libër bindës sa i takon ngritjes dhe rënies së kombeve të caktuara në pesë vitet në vijim? Me shumë gjasë, jo duke sugjeruar se kjo është më se e zakonshme, me përjashtim të rasteve që janë pasojë e gabimeve të pafalshme politike. Vërtet, Ruchir Sharma, drejtues i tregjeve në zhvillim pranë Morgan Stanley, ofron shumë më tepër se kaq në Ngritja dhe rënia e kombeve.

Sharma përshkruan të gjitha udhëtimet e tij në botë, nga takimi me Vladimir Putinin dhe bisedën me George W. Bushin, në analizën që u bën atyre në faqet në vijim të librit, shtuar edhe përpjekjet e jashtëzakonshme me synim identifikimin e "dhjetë rregullave të qarta" që duhen ndjekur, bazuar në një bazë të dhënash gjigante për shumë vende, shtrirë në periudha të gjata kohore që shkojnë deri në disa dekada."

William Easterly, The Wall Street Jornal

"Libri analizon, paralelisht, vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim, ku në të parat, falë demokracisë së konsoliduar, një rol të rëndësishëm në kohështrirjen e një cikli ekonomik luajnë bankat, ndërsa në të dytat, për shkak të një demokracie më shumë se të brishtë, këtë rol e marrin shpesh politikanët, sepse në përgjithësi bankat janë në varësi të tyre...

Libri është një leksion i shkëlqyer për ekonominë dhe zhvillimin, të cilit i janë hequr ekuacionet, po i është shtuar dimensioni social dhe i përgjegjshmërisë që duhet të tregojmë për progesin e vendit."

Valbona Nathanaili, Milosao, Gazeta Shqiptare

"Për vlerësimin e forcave që veprojnë në botën e ditëve tona, Ngritja dhe rënia e kombeve është një udhërrëfyes i dobishëm dhe ngacmues."

Financial Times

"I mbushur me të dhëna shumë të vlefshme... po aq edhe me gjykime të mrekullueshme dhe histori domethënëse, libri është thjesht udhërrëfyesi më i mirë në ekonominë globale të ditëve të sotme. Pavarësisht nëse jeni vëzhgues i kësaj ekonomie, apo investoni në të, nuk keni luksin të mos e lexoni."

Fareed Zakaria

"Argëtues, i mprehtë dhe i ndershëm deri në fund... Sharma ka aftësinë për të ndërtuar paralele krahasuese ndërmjet vendeve. Historia e Australisë dhe e emigracionit të saj lart qëndron në kontrast me historinë e Japonisë e të izolimit të saj...

Por Sharma është edhe shumë i saktë. Për vendet që karakterizohen nga një sistem i kalbur financiar, një shkundje e sistemit bankar është baras me shkundjen e shoqërisë... Libri i z. Sharma është një udhërrëfyes shumë i mirë për të kuptuar bumet dhe shpërthimet e tregjeve të mëdha financiare në vendet në zhvillim."

The Economist

"Një udhërrëfyes i vlefshëm për rendin e ri ekonomik... Sharma ka qenë një nga profetët e parë të krizës së borxhit kinez."

Rana Foroohar, Time Magazine

"Sharma shkruan në mënyrë interesante dhe mirë... Libri është i pasur me shembuj dhe histori nga jeta e përditshme... Dhe ju ndihmon të mos rreshtoheni në anën e humbësve."

David Smith, The Times (UK)

Detajet e librit
Pema
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Papirus

Kapitali në shekullin XXI, Thomas Piketty

Shpërndarja e pasurive është një nga çështjet më të debatuara në ditët tona. Për disa, pabarazitë nuk do të rreshtin së thelluari në një botë gjithnjë e më të padrejtë. Për të tjerë, do të ketë një tkurrje të natyrshme të hendeqeve dhe çdo ndërhyrje do të rrezikonte ta trondiste këtë tendencë harmonike.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Rezidenca, Kate Andersen Brower

Brenda botës private të Shtëpisë së Bardhë "Njerëzit dinë shumë pak për jetën brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë. Pavarësisht nëse mendoni se njihni mirë historinë dhe politikën, ky libër do t'ju ndihmojë t'i kuptoni më mirë presidentët si qenie njerëzore, diçka që mediet shpesh harrojnë ta bëjnë."

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2587

Botuesi: Te tjere

Mbreterimi i Pirros se Epirit, Resmi Osmani

Pirro i Epirit ishte një nga gjeneralet më të shquar të asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i Molosisë. Ai vinte nga fisi ilir i epirotëve. Ndimues dhe aleat i popujve italian qe ishin në luftë me Romën. Thirrej "shqiponjë" nga ushtarët e tij. U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticën e Otrantos për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Lufta e shqiptarëve në botën e vjetër dhe të re, Grup autorësh

Ky komunitet, që ishte i përqendruar në Boston, ishte nga vendbanimet e para të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara dhe ishte komuniteti më i madh dhe më i rëndësishëm i tyre në fillim të shekullit të njëzetë dhe deri në fund të viteve 1960. Në të vërtetë, aty nga viti 1914, Bostoni ishte kryeqyteti i padiskutueshëm i kolonisë shqiptaro-amerikane, që në...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Ditari i vitit të murtajës, Daniel Defoe

 Ata vazhdonin të silleshin me të njëjtën shkujdesje, të qaheshin e ankoheshin pa fund kur sëmureshin, por të vepronin me papërgjegjshmëri të çmendur në lidhje me veten dhe të tregoheshin kokëkrisur dhe kokëfortë kur ishin mirë. Kur mund të gjenin punë, bënin çdo gjë, punët më të rrezikshme dhe më të mundshme për t'u infektuar; dhe po t'u flisje,...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)