• Banner

  • Ka mbaruar
Endrra nga im ate, Barack Obama
  • Endrra nga im ate, Barack Obama

Ëndrra nga im atë, Barack Obama

Provokues... por bindës në përshkrimin e fenomenit të përkatësisë së njëkohshme në dy botë të ndryshme, duke mos i përkitur vërtet asnjërës prej tyre.

12,75 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ëndrra nga im atë, një histori përkatësie racore dhe trashëgimie
Origjinali: Dreams from My Father
Gjinia: Autobiografi
Autori: Barack Obama
Shqipëroi: Diana Ndroqi Dibra
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2011
Fq. 500
Pesha: 0.601 kg.
ISBN: 978-99943-0-193-5

Mbi librin

Në këtë libër kujtimesh të ndjera e mbresëlënëse, pa ngjyrime sentimentale, djali i një babai afrikan dhe i një nëne të bardhë amerikane kërkon t'i japë kuptim jetës së vet si zezak amerikan. Tregimi i tij nis në Nju-Jork, ku Barack Obama mëson se i ati – një figurë që për të kishte qenë më shumë mit sesa njeri – ka vdekur në një aksident rrugor.

Kjo humbje e papritur frymëzon tek autori një odise emocionale, që fillon të marrë trajtë në një qytet të vogël në Kansas, prej ku nis migrimi i familjes së nënës së tij për në Havai, pastaj vazhdon në Kenia, ku ai takon gjysmën afrikane të familjes së tij, përballet me të vërtetën e hidhur të jetës së të atit dhe më në fund vendos paqe në trashëgiminë e vet të ndarë.

Komente mbi librin

"Provokues... por bindës në përshkrimin e fenomenit të përkatësisë së njëkohshme në dy botë të ndryshme, duke mos i përkitur vërtet asnjërës prej tyre."

New York Times Book Review

"Rrjedhshëm, qetësisht e me gjykim të thellë, Obama na udhëheq rrugën drejt e aty ku kryqëzohen çështjet më serioze të identitetit, klasës dhe racës."

Washington Post Book World

"Me këto që shkruan, Obama ka qenë i ashpër, por në fund të fundit ka ditur të falë. Ky libër ia vlen të shijohet."

Alex Kotlowitz, autor i "Këtu nuk ka fëmijë"

"Një nga librat më të fuqishëm rreth zbulimit të vetvetes, që rrallë më ka rastisur të lexoj... i shkruar edhe bukur, me gjuhë të ngrohtë dhe i ndërtuar në formën e një romani."

Charlayne Hunter-Gaunt, autore e "Në vendin tim"

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000309

Botuesi: Botimet Dudaj

Jeta ime, Bill Clinton

Libri i Presidentit Bill Klinton Jeta ime është një portret i plotë dhe i sinqertë i një udhëheqësi botëror, i cili qysh në rininë e tij vendosi të vinte në shërbim të publikut dhuntitë intelektuale dhe politike, si dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të punuar fort.

Çmimi 16,15 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Cabej

Tropikë të trishtë, Claude Levi-Strauss

Libër përmbi udhëtimin më fort sesa libër udhëtimi, Tropikë të trishtë është njëkohësisht edhe një autobiografi inte- lektuale, ku përveç dëshmive piktoreske nga jeta e një shoqërie nga më primitivet e rruzullit, trajtohet raporti ndërmjet botës së vjetër e botës së re, vendi i njeriut në natyrë, kuptimi i zhvillimit dhe i qytetërimit njerëzor.

Çmimi 3,83 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000866

Botuesi: Te tjere

Te verteta dhe te pathena per Lasgushin, Tomi Mato

Poeti kishte një valixhe, të cilën s'e ndante nga vetja kurrë. Kur udhëtonte, e vendoste nën këmbë, ndërsa kur nisej për rrugë të gjatë, konën e merrte në dorën e majtë së bashku me bostunë, kurse valixhen në dorën e djathtë. Kur shkonte për ndonjë vizitë, valixhen e mbyllte me celëz "Elzet"?

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Vështrime në të shkuarën, Vasili Kandiski

U deshën disa vjet që unë të arrija me ndjenjë e mendim në zbulimin e thjeshtë që qëllimet (pra, ashtu edhe mjetet) e natyrës, si dhe ato të artit, ndryshojnë thellësisht, organikisht mes tyre dhe nga vetë ligjet e botës del që – ato janë njëlloj të mëdha, pra, po aq të forta – ky zbulim që udhëheq sot veprën time.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Muza

Diana: Historia e saj e vërtetë, Andrew Morton

E pritur fillimisht me mosbesim dhe përçmim, kjo biografi bestselling, është kthyer tashmë në një letërsi klasike unike, jo thjesht për shkak të përmbajtjes së bujshme, por edhe për arsye të përfshirjes personale të Dianës në procesin e publikimit. 

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2343

Botuesi: Dija-Poradeci

Ali Kuçi, Gjelok Marko

Puna për shkrimin e këtij libri më ka bërë të ec përmes fakteve e realiteteve të tmerrshme. Ka qenë një rrugë përmes errësirës e tmerrit të vdekjes, një rrugë ku fytyra e veprat e errësirës e të vdekjes pasqyrohen në anën e tyre më të egër.

Çmimi 3,40 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000382

Botuesi: Albin

Bajo e Cercizi, Topullaret e Gjirokastres

Bajo Jonuz Topulli, bir i familjes së njohur të Topullarëve të Gjirokastrës, lindi në Sarandë në vitin 1932. Pas shkollimit fillestar dhe aktivizimit në moshë fare të re në veprimtarinë antifashiste, pas çlirimit kreu arsimin e mesëm e atë ushtarak dhe punoi kryesisht në ushtri.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritan Tirana

Adrenalina, Zlatan Ibrahimovic

Në ekuilibër të vazhdueshëm, me Adrenalinë dhe Balance, shpaloset një rrëfim me zemër të hapur dhe anekdota, ku edhe frika gjen hapësirë në thellësinë e këtij kampioni të padiskutueshëm, bashkë me ëmbëlsinë dhe brishtësinë, ndjenjat që i shtohen forcës, vendosmërisë dhe kurajës, që e ngritën djaloshin e Rosengorit në majën e botës, nga ku tani na flet për...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.

Çmimi 8,93 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Zbuluesi, Serguei Jirnov, Jean-Luc Riva

Pak nga pak, Sergei do të mësojë të gënjejë, të mashtrojë, të manipulojë, deri aty sa të depërtojë në ENA, në Paris, për të pikasur “shënjestrat” e mundshme që fshihen në këtë inkubator të funksionarëve të lartë të ardhshëm francezë dhe të huaj.

Çmimi 17,00 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)