Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Heterodoksia, Ernesto Sabato
  • Heterodoksia, Ernesto Sabato

Ernesto Sabato, Ernesto Sabato

Heterodoksia mund të lexohet si autobiografia shpirtërore e Sabatos. E botuar për herë të parë më 1953, ende sot komunikon me lexuesin për shkak të vlefshmërisë së jashtëzakonshme që ka. Ai preokupim për qenien që e sheh universin e zhveshur nga kuptimi në duart e teknokracisë, rrjedh nga një fuqi apokaliptike, paralajmërimin ndriçues të së cilës kemi ende kohë ta dëgjojmë. Tekst shembull për ta njohur krizën e një koncepcioni të tërë të botës dhe jetës.  Njeri pasionant i letrave e njeri i zhgënjyer nga shkencat, intelektual që ngrihet kundër padrejtësive, gardian i etikës dhe model i mendimtarit njerëzor, koherenca e Sabatos dhe ideve të tij, përçojnë një nevojë të fuqishme të ndryshimit shpirtëror dhe një betejë kundër indiferencës që ka marrë hov.

700 Lekë
630 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Heterodoksia
Origjinali: Heterodoxia
Gjinia: Autobiografi
Autori: Ernesto Sabato
Shqipëroi: Fatbardha Statovci
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2019
Fq. 156
Pesha: 0.202 kg
ISBN: 978-9951-721-82-0
Ky libër është në gjuhën shqipe

Detajet e librit
9789951721820
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Helga's Secrets

Kujtimet e Kazanovës, vol. 1, Jacque Casanova de Seingalt

Tani mosha m'i ka qetësuar pasionet duke i bërë ato të flashkëta e të pafuqishme, por zemra nuk më është plakur ende dhe kujtesa e ka ruajtur të gjithë freskinë e rinisë. Dhe duke mos i quajtur këto lloj punësh vogëlsira e gjepura, e vetmja keqardhje imja, i dashur lexues, lind nga fakti se nuk kam më fuqi ta vë në jetë, deri në ditën që do të vdes, atë...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Brizhitë Makron, E dëlira, Maëlle Brun

Në çdo etapë të rrugëtimit të saj bie në sy «me të njëjtën shpejtësi» që do të kthehet në markën e prodhimit të të shoqit. Kjo shpjegon pjesërisht faktin se përse zonja e parë mbetet enigmatike, me gjithë mbi mediatizimin e saj. 
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Fjalimi i madh, Mustafa Kemal Ataturk

Të pranosh protektoratin dhe mbrojtjen e një shteti të huaj nuk është asgjë më shumë veccse të pranosh pamjaftueshmërinë dhe pafuqinë. Në të vërtetë, ata që nuk kishin rënë kaq poshtë, kurrë nuk do ta pranonin mundësinë e sjelljes mbi krye të një zotërie të huaj.Kurse dinjiteti, krenaria dhe aftësia e turkut është shumë e lartë dhe e madhe.
1 800 Lekë 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000554

Botuesi: OMSCA-1

Mehdi Frasheri, Kujtime 1913-1933

Mehdi Bej Frashëri ka qenë gjithashtu një protagonist i politikës së viteve '30. Ai ka qenë kryeministër nën Mbretin Zog dhe një njeri jashtëzakonisht i kulturuar. Kujtimet e tij janë një çelës i vlefshëm për të vlerësuar kohën në të cilën ai jetoi, si dhe figurën e Mbretit Zog.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Flutura nëpër botë, Flutura Kasa

Autorja e ka ndërtuar librin me një kompozicion të thjeshtë, ku ngjarjet më të rëndësishme të familjes së saj zënë e vrapojnë t'i zënë vendin njëra-tjetrës. Sigurisht me një qasje tepër të veçantë: me një sinqeritet nga rrëfimtarja për t'u patur zili nga çdo shkrimtar.
990 Lekë 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Diana dhe Dodi një histori dashurie, René Delorm, Barry Fox, Nadine Taylor

Rene Delormi, asistenti besnik dhe miku i vjetër i Dodit, ishte së bashku me çiftin fatkeq gjatë gjithë muajit gusht. Ai pa se si lulëzoi dashuria e tyre përgjatë lundrimit nëpër Mesdhe, përgjatë shëtitjeve në Monte Karlo dhe darkave intime në vilat e mrekullueshme të Fajedit në Francë dhe Angli.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kujtime, Theodhoros Kolokotronis

Bëhet fjalë për regjistrimin më të rëndësishëm ndoshta, ngjarjesh historike të asaj periudhe kritike, i cili përmban referime të hollësishme mbi të gjitha zhvillimet deri në çlirimin e kombit dhe krijimin e shtetit grek.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Nelson Mandela, portret në foto e fjalë

I nderuar nga mbarë bota për kurajën e pamasë dhe fuqinë e tij të moralit, Nelson Mandela shihet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit. Jeta e tij, kushtuar përpjekjeve për bashkimin dhe demokratizimin e Afrikës së Jugut, vijon të jetë burim frymëzimi.
720 Lekë 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fishta

At Gjergj Fishta, Tonin Çobani, Ndue Ballabani

Gjergj Fishta ka qenë artist i spikatur (ai na ka lënë piktura, projekte arkitekture të realizuara; ka bërë regjisorin e Teatrit të Fretenve, skenografin dhe organizatorin e shfaqjeve). Ai që nga viti 1902 ka qenë një pedagog i përkushtuar (futi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi, unifikoi alfabetin latin të shqipes së shkruar, të cilin e kemi edhe sot e kësaj...
1 125 Lekë 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Tropikë të trishtë, Claude Levi-Strauss

Libër përmbi udhëtimin më fort sesa libër udhëtimi, Tropikë të trishtë është njëkohësisht edhe një autobiografi inte- lektuale, ku përveç dëshmive piktoreske nga jeta e një shoqërie nga më primitivet e rruzullit, trajtohet raporti ndërmjet botës së vjetër e botës së re, vendi i njeriut në natyrë, kuptimi i zhvillimit dhe i qytetërimit njerëzor.
405 Lekë 450 Lekë
More
Ka mbaruar

Triologjia e jetës, Lazër Radi

Trilogjia e jetës – Prizreni (“Mjegullnaja e nji kohe të largët) Trilogjia e jetës – Shkodra (“Gjurmat t’ni ditari të djegun”) Trilogjia e jetës – Roma (“ Vorbulla t’jetës universitare”)
3 420 Lekë 3 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje