Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Fuge per violine, Tedi Papavrami
  • Fuge per violine, Tedi Papavrami

Fugë për violinë, Tedi Papavrami

UET Press

Duke kërkuar në gjuhën tonë titullin më të përshtatshëm për librin tim "Fugue pour violon seul", pata surprizën të zbuloj që fjala "fugë", e njohur dhe e përdorur nga gjenerata muzikantësh në Shqipëri, nuk bënte pjesë në Fjalorin Akademik Shqiptar në kuptimin e saj muzikor, po aq i njohur në shumë gjuhë të botës sa edhe fjalët "prelud", "simfoni" ose "sonatë".

11,10 GBP
9,99 GBP Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fugë për violinë
Origjinali: Fugue pour violin seul
Gjinia: Autobiografi
Autori: Tedi Papavrami
Shqipëroi: Blerta Hyska
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2014
Fq. 252
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928- 4193-5-4

 

Mbi librin

Duke kërkuar në gjuhën tonë titullin më të përshtatshëm për librin tim "Fugue pour violon seul", pata surprizën të zbuloj që fjala "fugë", e njohur dhe e përdorur nga gjenerata muzikantësh në Shqipëri, nuk bënte pjesë në Fjalorin Akademik Shqiptar në kuptimin e saj muzikor, po aq i njohur në shumë gjuhë të botës sa edhe fjalët "prelud", "simfoni" ose "sonatë".

Përveç pleksjes së veçantë me jetën time, m'u duk e rëndësishme që emri i kësaj forme muzikore kaq fisnike, simbol i perfeksionit dhe i zotërimit më të lartë në këtë art, të kishte në Shqipëri një ekzistencë më zyrtare edhe jashtë rrethit të njohësve të muzikës klasike.

Fjala "fugë" - e cila vjen nga italishtja, ku "fuga" do të thotë "arrati" dhe "ikje e papritur", pas shekullit të XVII emërton një formë muzikore. Rrënja e fjalës vjen nga latinishtja: "fuga", që do të thotë gjithashtu "arrati" dhe "fugere", që do të thotë "të arratisesh".

Në muzikë, një fugë eshtë një pjesë e shkruar me disa zëra që imitojnë njëri-tjetrin, por në mënyrë të zhvendosur. Pas shekullit të XVII i jepet ky emër një pjese muzikore tërësisht të ndërtuar sipas këtij modeli: "arrati", sepse dëgjuesi ka përshtypjen që temat e fugës që imitojnë njëra-tjetrën ikin vazhdimisht nga një zë në tjetrin, në një ndjekje të përhershme.

Ne jetën time kjo ikje, ose arrati, lidhet me një ngjarje që e ka ndërruar krejt rrjedhën e saj: ikjen time dhe të prindërve të mi nga Shqipëria, veprim që në atë kohë na vinte në kampin e armiqve të vendit, të të arratisurve, me pasojat dënuese të pashmangshme për familjet e mbetura në Shqipëri. Arratia e fugës muzikore është aq logjike, e ligjshme, e ndërtuar dhe e bukur, sa ç'ishte e shëmtuar, absurde, e verbër dhe e padrejtë në pasojat e saj arratisja nga sistemi i dikurshëm shqiptar.

Ndërtimi i fugës kërkon një zotërim të thellë të teknikave te kompozimit. Ajo mbetet një sfide për çdo kompozitor, nga shekulli i XVII e deri në ditët tona. Përtej ligjeve të rrepta dhe të palvizshme që themelojnë këtë formë muzikore, është gjithmonë një ndjenjë lirie dhe rrugëtimi që synohet. Dhe liria në një fuge - si në ato të paarritshme të kompozitorit Johan Sebastian Bah - mbërrihet vetëm në sajë të një mjeshtërie të përsosur, ku është e pamundur të ndash sasinë e punës nga ajo e dhuntisë.

 

"Përtej saktesisë stilistike, shkëlqimit teknik, bukurisë absolute te tingullit, tek Tedi Papavrami të mahnit pasioni."

Le Nouvel Observateur

 

Mbi autorin

Violinist me famë ndërkombëtare si solist dhe muzikant dhome, Tedi Papavrami jeton aktualisht në Zvicër, ku që prejv itit 2008 është profesor violine në Shkollën e Lartë të Muzikes ne Gjenevë.

Në vitin 2010 ai ka fituar "Diapazonin e Artë" për diskun e tij Bah Bartok. Paralelisht me karrierën e violinistit, që prej vitit 2000 ai është përkthyes në frëngjisht i shkrimtarit Ismail Kadare.

 

Detajet e librit
UET Press
9789928419354
9789928419354
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000812

Botuesi: Bota Shqiptare

Mehmet Shehu - Im vella, Duro Shehu

Me këtë titull, 82-vjeçari Duro Shehu ka hedhur në treg librin, një botim mbi figurën e ish-kryeministrit të epokës komuniste Mehmet Shehut. Rrëfim, i cili jo vetëm vjen nga pena e vëllait të Shehut, por një përmbledhje me fakte dhe dokumente që shtrojnë shumë pyetje, një prej të cilave vazhdon të mbetet "U vra apo e vranë?".
5,00 GBP 5,55 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Zbuluesi, Serguei Jirnov, Jean-Luc Riva

Pak nga pak, Sergei do të mësojë të gënjejë, të mashtrojë, të manipulojë, deri aty sa të depërtojë në ENA, në Paris, për të pikasur “shënjestrat” e mundshme që fshihen në këtë inkubator të funksionarëve të lartë të ardhshëm francezë dhe të huaj.
16,65 GBP 18,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dritëro

Ky është Dritëroi im, Grup Autorësh

Shtatorin që erdhi nisa studimet me korrespodencë. Përvoja e hidhur e viteve të gjimnazit dhe gjithë ato vite më kishin dhënë mjaft mend për të vlerësuar mësimet. Librat e shkollës i merrja gjithnjë me vete gjatë udhëtimeve të shërbimit nëpër Shqipëri. 
14,99 GBP 16,65 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001685

Botuesi: Te tjere

Detyra ne Beograd, Martti Ahtisaari

Në maj të vitit 1999, Martti Ahtisaarit, presidenti i Finlandës, iu besua detyra e nivelit të lartë, rezultatin përfundimtar të së cilës tërë bota e priste me brengosje dhe tension. 
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Dostojevski, Stephan Zweig

Të flasësh për Fjodor Mihajlloviç Dostojevskin për rëndësinë që ai ka për botën tonë të brendshme me fjalë të denja e të përshtatshme për të, është një punë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi sepse gjerësia dhe fuqia e këtij njeriu të papërsëritshëm kërkon njësi të reja matëse.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2453

Botuesi: Onufri

Ditet e fundit te Lev Tolstoit, Vladimir Certkov

Frymëmarrja e rëndë, që vazhdonte prej disa orësh, u këmbye befas me një frymëmarrje të dobët. Pas disa çastesh, edhe ajo u këput. Interval i një qetësie të thellë. Kurrfarë sforcimi, kurrfarë përpjekjeje. Mandej fryma e fundit, e mezidëgjueshme, e thellë – e thellë, e zgjatur...
4,16 GBP 4,63 GBP
More
Ne gjendje