Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Gruaja e Kolonelit, Rosa Liksom
  • Gruaja e Kolonelit, Rosa Liksom

Gruaja e Kolonelit, Rosa Liksom

Dituria

Himleri e vetë Hitleri, tmerret në kampet e përqendrimit dhe në Poloninë e pushtuar më 1939. E keqja parakalon para syve të saj naivë të së kaluarës dhe na vjen ashtu siç ka ndodhur, e përshkruar nga një grua që po përpiqet të kuptojë plagët e saj dhe ato të një kombi.

94,76 SEK
85,28 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gruaja e Kolonelit
Kategoria: Roman
Autori :Rosa Liksom
Perktheu:Kujtim Ymeri
Botues: Dituria
Viti: 2023
Fq. 184
Pesha: 0.260 kg
ISBN:978-9928-366-52-8
Ky libër është në gjuhën shqipe



Mbi librin

Laponi, natë. Para oxhakut, një grua ripërshkon me mendje jetën e vet të gjatë: historinë e dhimbshme të dashurisë, që ka në sfond faqet e errëta të historisë së gjysmës së parë të shekullit XX, ato të një Finlande të shtrydhur midis Rusisë dhe Gjermanisë; frymëzimin nacionalist e antikomunist të “të Bardhëve”, me të cilin u ushqye në familje, në vitet 1910, ndërkohë që në kampet verore të vullnetarëve për atdheun merrte leksione sho-viniste e maskiliste; dhe pastaj... infektimin nga nazizmi. Më pas, nuk qe e vështirë për të, të gjente mishërimin erotik dhe sentimental te koloneli i pasur, i fuqishëm e autoritar, shumë më i madh se ajo, një i njohur i të atit në Gjermani, kur stërviteshin për të luftuar rusët. Zërat për abuzime e përdhunime që shoqërojnë figurën e kolonelit, nuk e ndalin. Si krijesë e egër e kënetave të Laponisë, është e lumtur të lëshohet në dehjen e dashurisë dhe erosin e vet jetik. Fejesa e gjatë është kulmi euforik i një absurdi, që do të bëhet hi e pluhur pas martesës.


Ritreguar me sinqeritetin e vrazhdë, të saktë e shqetësues të një gruaje tashmë të moshuar, që e ka gjetur më në fund lirinë, rrugëtimi i saj personal përfshin figura e fakte historike të tri luftërave finlandeze, por edhe të Luftës së Dytë Botërore: ushtarakë, intelektualë gjermanofilë, Himleri e vetë Hitleri, tmerret në kampet e përqendrimit dhe në Poloninë e pushtuar më 1939. E keqja parakalon para syve të saj naivë të së kaluarës dhe na vjen ashtu siç ka ndodhur, e përshkruar nga një grua që po përpiqet të kuptojë plagët e saj dhe ato të një kombi.

Detajet e librit
9789928366528
9789928366528
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dukagjini

Imoralisti, André Gide

Në këtë libër, Gide-i eksploron dilemat morale të personazhit kryesor, Mishelit - pa dyshim, personazh autobiografik - duke e çuar atë në një rrugëtim të brendshëm për një çlirim nga normat dhe vlerat konvencionale, në mënyrë që ta gjejë vetveten.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000730

Botuesi: Onufri

Një vdekje shumë e ëmbël, Simone de Beauvoir

Në këtë rrëfim biografik, Simon de Beauvoir ndriçon thellë disa marrëdhënie të pranishme në jetën e gjithkujt, por që shihen ndryshe nga secili prej nesh në varësi të historive vetjake, formimeve intelektuale, që ndikojnë në mënyrën sesi e ndërtojmë marrëdhënien tonë me humbjet dhe sfidat.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Violeta, Isabel Allende

Që në fillim jeta e saj shënohet nga ngjarje të jashtëzakonshme, me jehonën e Luftës së Parë Botërore ende të fortë dhe virusin e gripit spanjoll që zbarkon në brigjet e Kilit pothuajse pikërisht në çastin e lindjes së saj.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Me dashuri nga Londra, Sarah Jio

Vali fluturon përtej Atlantikut, duke shpresuar të mësojë se kush ishte në të vërtetë nëna e saj, ndërsa vajton për marrëdhënien që nuk kishin pasur kurrë.Hap pas hapi, Valinis të bashkojë copëzat e jetëssë Eloizës në Mbretërinë e Bashkuar, duke u dashuruar me banesën e saj ngjyrë pastel, lagjen komode dhelibrarinë në katin përdhes, si dhe duke njohur...
138,59 SEK 153,99 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2202

Botuesi: Skanderbeg Books

Në bregun Chesil, Ian McEwan

Dy të rinj, Florenca dhe Eduardi, sapo janë martuar në Oksford dhe kanë shkuar për muajin e mjaltit në një hotel të vogël në plazhin Chesil. Ndryshe nga sa kanë ëndërruar ata, nata e tyre e parë, nuk ka lidhje fare as me endje nëpër guralecët e plazhit me shishen e verës franceze në dorë, as me ankthin e pritjes së gjatë të të qenit bashkë, larg botës.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Mërso, rihetim, Kamel Daoud

Ai është vëllai i "Arabit" të vrarë nga njëfarë Mërso, krimi i të cilit lidhet me një roman të famshëm të shek XX. Shtatëdhjetë vjet më pas, Haruni, që në fëmijëri ka jetuar në hijen dhe me kujtimin e vëllait të vrarë, nuk pranon ta lërë këtë në anonimat: i jep një emër dhe një histori Musait të vdekur rastësisht në një plazh me shumë diell.
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Kumbari i fundit, Mario Puzo

Don Domeniko Klerikucio, kryetar i familjes mafioze më të famshme në Amerikë, është "kumbari i fundit". Qëllimi i tij kryesor është vetëm një: të mbrojë të ardhmen e familjes së tij, duke mashtruar përmes lojës së kumarit, investimeve miliardere në kinema, korrupsionit politik dhe intrigave financiare.
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Askush nuk na vështron, Jose Luis Peixoto

Në një fshat të varfër të Alentezhos, autori vizaton figura njerëzish, të ashpërsuar nga uria dhe puna, nga dashuria, xhelozia dhe dhuna: bariu i heshtur që sheh botën ti shkërmoqet kur djalli i pëshpërit që gruaja e mashtron; gruaja e Jozefit, e vuajtur deri në pamundësi; Gabrieli i vjetër dhe i mençur, i besuar dhe këshilltar; binjakët siamez Elia dhe...
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Trilogjia e mjegullës, Carlos Ruiz Zafon

Në Kalkutën e vitit 1916, një tren në flakë shqyen natën, ndërsa binjakët e porsalindur, Beni dhe Sheri shpëtojnë për mrekulli. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, thëngjijtë e atij zjarri kthehen e nisin sërish të digjen rreth dy të rinjve, duke shënjuar fatin e tyre.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: SARAS

Qyteti bri lumit, V. S. Naipaul

Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Arkitektja, Melania G. Mazzucco

Një qen endacak i çuditshëm në një epokë në të cilën nevojitet një padron, Briçoja i mëson së bijës pikturën dhe e hedh në botën e artit si një rioshe me aftësi të veçanta, duke i imponuar fatin e virgjërisë. Por Plautila, grua dhe me origjinë të thjeshtë, e ka të vështirë të dalë në pah në mjedisin e artistëve romanë, i sunduar nga Bernini dhe Pietro nga...
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pylli i pigmejve, Isabel Allende

Protagonistët, të shtyrë në fillim nga kureshtja dhe më pas nga solidariteti, do të arrijnë të shmangin rreziqe pa fund, falë fuqive të tyre: Nadia duke u bërë e padukshme dhe duke folur me kafshët, Aleksandri duke u shndërruar në jaguar dhe të dy duke u mundur të komunikojnë me shpirtrat. Ata do të hyjnë në kontakt me kulturën e pigmejve, të cilët, me...
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje