Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Do të jemi Atlantida, Joan Benesiu
  • Do të jemi Atlantida, Joan Benesiu

Do të jemi Atlantida, Joan Benesiu

Aleph

 Njohja e kësaj tresheje enigmatike e zhyt lexuesin në një kërkim të kuturisur për autenticitetin, gjë që do ta çojë në treva të Europës së vjetër, ku hapësirat nuk pranojnë të shndërrohen në skena të shoqërisë së spektaklit.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Do të jemi Atlantida

Origjinali: Do të jemi Atlantida

Gjinia: Roman

Autori: Joan Benesiu

Shqipëroi: Bashkim Shehu

Shtëpia botuese: Aleph

Viti: 2021

Fq. 270

Pesha: 0.363 kg

ISBN: 978-9928-323-18-7

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Mos vallë jemi thjesht vrojtues të një simulimi që do të na përudhte përgjatë jetës sonë? Kjo është pyetja që shtron rrëfyesi ynë tek njihet me Mirko Bevilakuan, një njeri i çuditshëm dhe i prirur të takohet fshehtazi herë pas here me Klarën, një vajzë e re që kujdeset për një damë kroate, të moshuar e të sojme. Njohja e kësaj tresheje enigmatike e zhyt lexuesin në një kërkim të kuturisur për autenticitetin, gjë që do ta çojë në treva të Europës së vjetër, ku hapësirat nuk pranojnë të shndërrohen në skena të shoqërisë së spektaklit.

Duke përdorur të gjitha mjetet që i lejon rrëfimi, Joan Benesiu përvijon një raport ndërmjet identitetit dhe truallit, duke u fokusuar në konceptin e humbjes së rrënjëve historike dhe morale. Duke pasur si aleate nostalgjinë, rishqyrton idenë e kufirit për të nxjerrë në pah që rrezikojmë të shndërrohemi në dëshmitarë të jashtëm të historisë.

Detajet e librit
9789928323187
9789928323187
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000836

Botuesi: OMSCA-1

Dashnorja, Janush Vishnjevski

Libri "Dashnorja" i Janush Vishnjevskit, të bën dëshmitar të gjashtë historive mbresëlënëse dashurie; ndër të tjera të njeh me sindromin e "Mallkimit të Undinës" dhe me të fshehtat e çasteve të fundit të Magda Gebelsit, natën e martesës së Hitlerit me Eva Braunin.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Stoneri, John Williams

Duket sikur s'është veçse thjesht një roman që flet për jetën e një djali që shkon në universitet, ku bëhet pedagog. Por në të vërtetë, është një ndër librat më magjepsës që mund t'iu rastisë të keni lexuar.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Shtëpia e Librit

Pantera e dëborës, Sylvain Tesson

Kjo rrëfenjë fjalëkursyer është njëkohësisht një kronikë marramendëse e një udhëtimi të jashtëzakonshëm, një ushtrim në artin e durimit dhe një pranim i egërsisë së natyrës. Ky libër është gjithashtu një lutje për mbrojtjen e natyrës.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Festa e kotësisë, Milan Kundera

Të hedhësh dritë mbi problemet më serioze dhe në të njëjtën kohë të mos shqiptosh asnjë fjali të vetme serioze, të magjepsesh nga realiteti i botës bashkëkohore dhe në të njëjtën kohë të shmangësh çdo realizëm - ja, kjo është Festa e kotësisë.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Djem jete, Pier Paolo Pasolini

Riçeti, Kaçota, Lenceta, Begaloni, Alduçoja e të tjerët janë çunakë nënproletarë romanë. Ata vërshojnë nga borgatat e Romës së viteve pesëdhjetë për t'ia mësyrë drejt qendrës, duke përshkuar një rrugëtim pikaresk të mbushur me ndodhi komike, tragjike, groteske.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001486

Botuesi: Bota Shqiptare

Kazablanka, Jordan Popov

Me stilin e tij elegant, Jordan Popovi, si satirist i madh, ka aftësinë të të bëjë të shoqërosh me buzëqeshje edhe fraza të tilla si: "Ne jemi vend i mundur. Pa qenë në luftë, në jemi në gjendje kapitullimi... dhe në kanë mbetur dofarë optimistësh në këtë vend ata janë avokatët".
630 Lekë 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Moderato Cantabile, Marguerite Duras

Pas një fateliteti që ndodh aty pranë, Ana dhe Shovini do të fillojnë të njihen duke imagjinuar arsyet e ngjarjes. Më pas, ajo kthehet në rehatinë e shtëpisë së saj të madhe, e cila në vetvete përfaqëson ndarjen sociale midis klasës së mesme dhe asaj punëtore.
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Bonavia, Dragan Velikić

Jeta është një këmishë force në çfarëdolloj dimensioni ku enden personazhet e tij: Beograd, Zemun, Vjenë, Boston, Kaliforni; ndërsa Vdekja krijon atë ekuilibër që jeta është e pazonja t’iu ofrojë të gjallëve në endjen e tyre.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2906

Botuesi: Pegi

Delikatesa, David Foenkinos

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Fate dhe shtrëngata, Lauren Groff

Të rinj, të bukur dhe marrëzisht të dashuruar, nisen drejt fatit të tyre të lumtur. Lotoja, pa shumë dhimbje, rrëfen ambicien e tij për t’u shndërruar nga aktor në një personazh të njohur në fushën e dramaturgjisë, ndërsa Matilda dëshmon se është gruaja e përsosur, muza e heshtur; ai dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, kurse ajo zgjedh prapaskenat;...
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Hoteli i bardhë, D.M. Thomas

Vepër e mahnitshme... një eksperiment elegant e mjaft i ngrohtë. Një sensualitet i çiltër, përzier me një ndjenjë të ngrohtë për çastet më tronditëse në historinë moderne, një fluiditet e shkathtësi gati si në ëndërr.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Maitreji, Mircea Eliade

Maitreyi është një kronikë e letrarizuar e historisë së dashurisë së Eliades, i cili në atë kohë po vizitonte indinë dhe Maitreyi Devit, nxënëse të poetit madhështor të bengalit Rabindranath Tagore, e cila më vonë u bë edhe vetë shkrimtare.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje