• Banner

Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë, John Fante

Isha i deformuar, një gungë po më fryhej nga mbaskreje, hundën e kisha te kërthiza, sytë në birë të bythës. Imë ‘më qe një gomaricë, një lopë, një dosë, një pulë, një dhi. Gjinia e saj ishin tutsa, hajna, kurva, të fandaksur që do i sosnin ditët në azile të lojturish. 

500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Na ishte njëherë një vit i mbrapshtë 

Origjinali: 1933 was a bad year

Gjinia: Roman

Autori: John Fante

Shqipëroi: Astrit Cani

Shtëpia botuese: Gaid Margot

Viti: 2010

Fq. 97

Pesha: 0.105 kg.

ISBN: 978-99956-722-9-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Pjesë nga libri

…Fyerjet vinin si plumba: Isha çakall, një mi, një gjarpër, një përbindësh dalë nga barku i nënës. Isha i deformuar, një gungë po më fryhej nga mbaskreje, hundën e kisha te kërthiza, sytë në birë të bythës. Imë ‘më qe një gomaricë, një lopë, një dosë, një pulë, një dhi. Gjinia e saj ishin tutsa, hajna, kurva, të fandaksur që do i sosnin ditët në azile të lojturish. Sa për mua, unë do të përfundoja me një konop rreth qafës në një varje publike, krah me vëllezërit e mi. Amerikën do e përpinin flakët, e zharritur nga kompanitë elektrike.

Shpejt si një mace e vjetër ajo u përvodh deri te llamba e zhveshur e dritës dhe e fiku, mandej frushulloi tutje për te dhoma e saj dhe përplasi derën. Unë e ndeza dritën dhe e dëgjova atë andej, duke thirrur Zotin.

Detajet e librit
Gaid Margot
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Pallati i dimrit, Eva Stachniak

Kur Varvarën, një vajzë të re jetime polake, e sollën për të shërbyer në Oborrin vezullues e të rrezikshëm të perandoreshë Elizabetës në Shën Petërburg, atë e mësoi vetë kancelari për mjeshtëri të ndryshme, nga arti i hapjes së çdo dryni tek arti për të bërë dashuri, duke i mësuar mbi gjithçka sesi të rrinte në heshtje... dhe të dëgjonte.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001814

Botuesi: Pegi

Mallkimi Fuku, Junot Diaz

Oskari është një djalë i ëmbël, me diellin shkatërrimtar të një vetmie të zgjedhur, një romantik nga Nju - Xhersi, i cili ëndërron të bëhet shkrimtar dhe, mbi të gjitha, të gjejë dashurinë. Por, Oskari nuk arrin të marrë asnjëherë atë që do, për shkak të një fuku-je: mallkimit që ka rënë mbi breza të tërë në famil

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K1R5P6

Botuesi: Bota Shqiptare

Thirrja e engjëllit, Guillaume Musso

Në telefon ata kishin gjithë jetën e tyre... New York. Aeroporti Kennedy. Në sallën e mbipopulluar të pritjes, një burrë dhe një grua përplasen keq. Grindje e vogël, dhe secili vazhdon rrugën e tij. Madlina dhe Xhonatani nuk ishin takuar kurrë, nuk do të duhej të rishiheshin asnjëherë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhe pastaj..., Guillaume Musso

Për Natanin, ka ardhur koha të kuptojë pse u rikthye në jetë. Guillaume Musso na merr për dore për të na udhëhequr nëpër këtë histori mbi zbulimin e ndjenjave dhe të njerëzve të rëndësishëm, pa të cilët nuk mund të jetojmë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001066

Botuesi: Dituria

Gosti gënjeshtrash, Amin Zaoui

Një djalë i ri kallëzon si i hapen sytë mes seksualitetit të vet të shfrenuar, në krahët e grave të pjekura. Në një botë të mbyllur ku dëshira shtypet, në Algjerinë e viteve '60, ai kalon nga njëra histori në tjetrën.

Çmimi 500 Lekë
More
In Stock

Botuesi: OMBRA GVG

Bija plëngprishëse, Jeffrey Archer

E bija e Abelit, emigrantit polak, Florentina Rosnovski, ndan të njëjtën dashuri për Amerikën dhe ka të njëjtat ideale dhe ëndrra për të ardhmen si i ati. Por ëndrra e saj e madhe është që të ulet në karrigen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Magjepsësit, Romain Gary

Narratori, Fosko Zaga, është një i moshuar. Jashtë moshe. Dyqind vjeç, ndoshta. I mbushur me dashuri, ai nuk mund të vdesë para se një njeri tjetër të dashurojë ashtu siç ka dashuruar ai, dhe të marrë stafetën.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Në kohën e fluturave, Julia Alvarez

Më 25 nëntor të vitit 1960, tri motra të bukura u gjetën pranë Jeep-it të tyre të shkatërruar në fund të një humnere në bregdetin verior të Republikës Dominikane. Gazeta zyrtare shtetërore e raportoi vdekjen e tyre si aksidentale. Por nuk përmendi që motra e katërt jetonte ende.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002042

Botuesi: Dritan Tirana

Qyteti i Baltes, Deborah Ellis

Shauzia, shoqja e ngushtë e Parvanës, është arratisur nga Afganistani dhe përballet e vetme me mbijetesën në rrugët e Peshavarit, në Pakistan. Me qenin, si mikun e saj të vetëm, ajo duhet të rrëmojë për ushqim, të lypë para e të kërkojë një vend të sigurtë për të fjetur çdo natë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Motra e humbur, Lucinda Riley

Maja, Alli, Stari, Sisi, Tigi dhe Elektra: secila nga gjashtë motrat D’Aplieze ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm për të zbuluar origjinën e vet, por yjësia e Plejadave nga e cila kanë marrë emrat përbëhet nga 7 yje dhe askush nuk e ka zbuluar ende se kush është dhe ku gjendet motra e shtatë, Meropi.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Nusja e virgjër, Sonia Topazio

Sonia Topazio ka lindur në Potencë më 8 shtator 1969. Është e martuar dhe banon në Romë. Në vitin akademik 2000-2001 u diplomua për letërsi moderne pranë Universitetit të Romës "La Sapienza". Gjithashtu ka kryer kurse menaxhimi në Universitetin Politeknik të Milanos, si dhe për gazetari investiguese.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)