Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Tango e fundit ne Paris, Robert Alley
  • Tango e fundit ne Paris, Robert Alley

Tango e fundit ne Paris, Robert Alley

SKU000731
Onufri

Poli, një amerikan 45 vjeçar, me banim në Paris, e përjeton mjaft rëndë vetëvrasjen e së shoqes. Marrëdhëniet e tij me heroinën e romanit, një bionde 20 vjeçare, të fejuar me një regjisor me të ardhme, të kujtojnë shkulmin e papërmbajtur të tangos latino – amerikane.

700 Lekë
630 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Tango e fundit në Paris
Origjinali: Last tango in Paris
Gjinia: Roman
Autori: Robert Alley
Shqipëroi: Sokrat Gjerasi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2004
Fq. 224
Pesha: 0.32 kg
ISBN: 978-99943-32-06-6

Mbi librin

"Tango e fundit në Paris" menjëherë të sjell në mendje filmin e bujshëm të Bernardo Bertoluçit, me Marlon Brandon dhe Maria Shnaider në rolet kryesore. Romani në fakt bazohet në ngjarjet e filmit. Gjatë tri javëve, duke punuar nga dymbëdhjetë orë në ditë, autori ktheu në prozë linjat dhe dialogjet e skenarit, duke rrëfyer për pasionin e papërmbajtur, i cili e bën njeriun të humbasë arsyen. Botimi i librit përkoi në fakt me daljen e filmit në ekranin e madh.

Me subjektin tejet intrigues, ky libër theu çdo rekord shitjeje dhe arriti tirazhin e plotë 3 milionë kopjeve. Atmosfera e ndjenjave të trishtueshme, që rrezaton valë të fuqishme energjie seksuale, e bëri filmin e Bertoluçit klasik të shkëlqyer të viteve 70. "Tango e fundit në Paris" krijoi përshtypjen e shpërthimit të bombës, për shkak të skenave tejet të çiltra erotike.

Tema qendrore e librit është pasioni i pamposhtur, që pushton njeriun dhe i heq atij çdo aftësi për të menduar dhe arsyetuar. Poli, një amerikan 45 vjeçar, me banim në Paris, e përjeton mjaft rëndë vetëvrasjen e së shoqes. Marrëdhëniet e tij me heroinën e romanit, një bionde 20 vjeçare, të fejuar me një regjisor me të ardhme, të kujtojnë shkulmin e papërmbajtur të tangos latino – amerikane. Të dy personazhet, që nuk i mësojnë as emrin njëri – tjetrit, i përfshin një dallgë e errët pasioni. Në përpjekje për të njohur thellësitë e kënaqësisë, ata nuk dinë të ndalen në trillet e epshit.

Fragment nga libri

Brenda sekondës Poli u ndodh pranë saj, ia mori fytyrën në duar dhe ngjeshi fort buzët pas buzëve të saj. E hutuar ajo rrëzoi kapelen dhe çantën në dysheme duke lëshuar duart mbi supin e tij. Për një çast ata ngrinë si dy statuja. Në dhomën e rrumbullakët gjithçka u ndal në vend. Vetëm grimcat e pluhurit vallëzonin nën rrezet e diellit.

Heshtjen e varrit e prishte vetëm frymëmarrja e tyre e ethshme. Dukej sikur për ta, si dhe për atë dhomë me bukuri të venitur, koha ishte ndaluar dhe tani ishin të ndarë nga bota dhe nga qeniet e tyre të veçanta. Vetëm dhoma i frymëzonte dhe i përkrahte në atë prelud të shkurtër e të heshtur dashurie. Papritur, Poli e rrëmbeu në duar dhe e çoi përmes të gjithë dhomës së pritjes për te muri midis dy dritareve. E mori aq lehtë, sikur ajo të ishte fëmijë i vogël.

Zhana e mbërtheu prej qafës aq të fuqishme, si trung peme dhe zuri t'i fërkonte muskujt në shpinë nën pallton prej cope të lëmuar. Ai mbante pak erë thartire, djerse dhe diçka tjetër që ajo nuk e përcaktonte dot, erë burri, erë mashkulli... Asnjë tjetër nga djemtë që kishte njohur nuk mbante erë të tillë dhe ajo e ngacmonte fort Zhanën.

Ai e uli në dysheme, por pa e lëshuar nga duart e fuqishme, e tërhoqi pranë dhe nisi t'i fërkonte gjoksin mbi bluzën e hollë, pastaj me mjeshtëri dhe shpejtësi ia zbërtheu. Ia futi duart nën bluzë, ia zuri gjoksin me pëllëmbë duke i mëshuar thithkave me gishtat e mëdhenj. Lëkura e ashpër në mollëzat e gishtave të tij i ngjalli asaj dëshirë të fortë dhe ajo u ngjesh pas tij. Si të merreshin vesh, ata njëkohësisht nisën t'i hiqnin rrobat njëri – tjetrit.

Ajo e zuri nën pantallona, ai zuri dorën nën fund, ia mbërtheu të mbathurat në grusht dhe ia çorri me një të tërhequr. Kjo egërsi e bëri Zhanën të mekej. Ajo u ngjit pas tij në pritje dhe gjithë frikë. Ai i futi dorën e majtë midis shalëve, gati sa nuk e shkëputi nga dyshemeja, kurse me të djathtën zbërtheu dhe uli pantallonat e tij. Pastaj me të dyja duart e mbërtheu Zhanën pas mollaqeve, e ngriti pak dhe e uli mbi veglën e tij.

Ata u ngërthyen me njëri – tjetrin si egërsira. Zhana kacavirrej përpjetë trungut të trupit të tij, duke ia shtrënguar kofshët me gjunjë dhe me të dyja duart mbahej pas qafës së tij, si fëmija që ka humbur rrugën. Kurse ai hynte gjithnjë e më thellë te Zhana, duke e ngjeshur fort pas murit. Një çast ata sikur u kacafytën si në luftim trup me trup, por pastaj e gjetën ritmin e përbashkët dhe nisën të punojnë në akord.

Trupat e tyre afroheshin dhe largoheshin ashtu si partnerët në vallëzimin më intim. Ritmi sa vinte bëhej e më i tërbuar. Muzika dhe mbarë bota u harruan. Ata rënkonin, u merrej fryma, përplaseshin pas murit për ta zgjatur këtë pasion dhe dolën tej kufijve të vetë pasionit, duke dhënë shpirt pikë – pikë dhe pa ndier keqardhje.

 

Detajet e librit
SKU000731
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Dhe së fundmi, Henry Marsh

Por teksa i afrohem fundit të jetës, e gjej veten të rrethuar nga pyetje filozofike e shkencore të cilat krejt papritur duken shumë të rëndësishme, pyetje të cilat në të kaluarën ose i merrja për të mirëqena, ose i shpërfillja.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 9789928837196

Botuesi: Living

Libraria e humbur, Evie Woods

Një dorëshkrim i lashtë, një librari e humbur dhe një vajzë që gjen kurajën për të ndjekur zërin e brendshëm. Pena e Emili Brontësë, e humbur prej më shumë se një shekulli, mbart një sekret që mund të ndryshojë të gjithë historinë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Thërrmijat elementare, Michel Houellebecq

Dy gjysmëvëllezër, janë karakteret gati të vetmuara të këtij rrëfi mi. Mishel Zherzinski, një shkencëtar superan dhe Brunoja, një mësues i pafat. Ata janë të dy frute familjesh të ndara, dhe po aq ndarje dhe vetmi u derdh edhe shoqëria, pjesë e së cilës janë.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Mosha e brishtë, Donatella Di Pietrantino

Për këtë arsye, Luçia, e cila një natë të tridhjetë viteve më parë pati shpëtuar rastësisht, vëzhgon me panik heshtjen e vajzës së saj. Atë natë në Dente del Lupo ishin të gjithë: barinjtë e Apenineve, pronarët e kampingut, gjahtarët, karabinierët. Të gjithë, me përjashtim të tri vajzave, që nuk ishin më…
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Qyteti bri lumit, V. S. Naipaul

Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Bletërritësi i Alepos, Christy Lefteri

Sa do të doja që të çlirohesha nga mendja ime, që të mund të isha i lirë nga kjo botë dhe të shpëtoja nga gjithçka që kam njohur dhe kam parë në këto vitet e fundit. Po fëmijët që kanë mbijetuar - çfarë do të bëhet me ta?! Si do t’ia dalin ata që të jetojnë në këtë botë?
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Fotoja që na shpëtoi jetën, Maya Klinger

Atëherë, Refiku “i mitur”, u tregua mjaft i pjekur e i rritur për të marrë mbi shpatulla barrën e madhe të përgjegjësisë duke i kërkuar të jatit, Veselit dhe të jëmës, Fatimes, që ta strehonin familjen ebreje Mandil, në shtëpinë e tyre në qytetin e Krujës. Ata pranuan dhe i strehuan ata në shtëpinë e tyre për një vit rresht, deri në mbarim të luftës – nën...
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Virgjëresha holandeze, Marente De Moor

Në verën e vitit 1936, Zhaku, një mjek holandez e dërgon të bijën tetëmbëdhjetëvjeçare, Janën, të qëndrojë në shtëpinë e gjermanit Egon Fon Boetigerit, një mik i tij i rinisë. Mjeshtër i skermës, Egon Fon Boetigeri, i kalon ditët në një shtëpi fshati, ku organizon ndeshje të ndaluara skerme me studentë.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Parku i lojërave u mbyll, Mario Levi

Sa e trishtueshme që përsëri fjalët e mia përplasen në murin tënd. Jam i vetëdijshëm se që të jetoj, kam nevojë për ty. Por a mund të besojmë se janë të nevojshme ato që kanë ndodhur në atë kohë, kur unë them se ajo kohë ka mbetur shumë prapa?
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Kontesha, E. L. James

Por a mundet që një donzhuan i reformuar si Maksimi të shndërrohet në një bashkëshort të mirë.... apo nami i keq dhe të fshehtat skandaloze të familjes së tij aristokrate do t'ia shkatërrojnë lumturinë e porsagjetur?
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000967

Botuesi: Dituria

Dashnori, Marguerite Duras

Duras lëviz në drejtim të një arti gjithnjë e më të zhveshur dhe të një frymëzimi në të cilin autobiografia çlirohet nga pëlhurat e saj të fundit. Ndër to një dëshmi përvëluese: Dashnori, evokim i matur dhe tronditës i një marrëdhënieje të një vajze evropiane me një kinez të pasur.
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001769

Botuesi: OMBRA GVG

69 variacione për një temë erotike, Edmond Tupja

Në këtë libër, siç e shpreh vetë titulli i tij, bëhet fjalë për një ngjarje të vetme, me të njëjtën temë, por të vështruar e të rrëfyer nga gjashtëdhjetë e nëntë personazhe të ndryshme. Ai mund të lexohet nga faqja e parë në të fundit, por edhe në mënyrë të çrregullt, sipas dëshirës së lexuesit madje ai mund të hapet si një fjalor.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2422

Botuesi: Skanderbeg Books

Ankimi i Portnoit, Philip Roth

Aleksadër Portnoi është ulur dhe po rrëfehet përballë psikoanalistit të tij për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale. Në të vërtetë rrëfimi i tij është një monolog i gjatë i një djaloshi të varësuar plotësisht nga seksi, të diktuar nga epshi dhe kureshtja ndaj nënës
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje