Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Parku i lojerave u mbyll, Mario Levi
  • Parku i lojerave u mbyll, Mario Levi

Parku i lojërave u mbyll, Mario Levi

Fan Noli

Sa e trishtueshme që përsëri fjalët e mia përplasen në murin tënd. Jam i vetëdijshëm se që të jetoj, kam nevojë për ty. Por a mund të besojmë se janë të nevojshme ato që kanë ndodhur në atë kohë, kur unë them se ajo kohë ka mbetur shumë prapa?

800 Lekë
720 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Parku i lojërave u mbyll
Origjinali: Lunapark Kapandı
Gjinia: Roman
Autori: Mario Levi
Shqipëroi: Kujtim Agalliu
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2018
Fq. 752
Pesha: 0.829 kg.
ISBN: 978-9928-251-58-9

Fragment nga libri

Inxhi,

Sa e trishtueshme që përsëri fjalët e mia përplasen në murin tënd. Jam i vetëdijshëm se që të jetoj, kam nevojë për ty. Por a mund të besojmë se janë të nevojshme ato që kanë ndodhur në atë kohë, kur unë them se ajo kohë ka mbetur shumë prapa?

E them këtë me keqardhje, ti më tregon fakte të reja në emër të të dyve. Një thënie e famshme latine thotë: "Historia na mëson". Po, mësojmë Inxhi. Mësojmë për të jetuar, të paktën, për ta bërë jetën tonë sa më të mirë. Për të vazhduar një lidhje me ty nuk ishte e lehtë.

Unë e di, për të filluar një komunikim me njëri – tjetrin nga e para, në çdo kuptim, përsëri nuk është e thjeshtë që të gjejmë edhe njëherë gjuhën e përbashkët. Por unë, përkundër të gjitha këtyre vështirësive, duke jetuar me ty, tani e di se çfarë do të fitoj dhe se çfarë do të humbas nga kjo largësi.

Për më tepër, jam i gatshëm, siç të thashë dhe më parë, të të pres ty. Unë vrapova pas një mundësie të re, nuk kërkova një dashuri të re...

Detajet e librit
Fan Noli
9789928251589
9789928251589
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Rrëfenja nga kafeneja, Toshikazu Kawaguchi

Të treguara bukur e të mbushura me ngrohtësi. Rrëfenjat nga kafeneja zbulojnë se si e mbartim me vete të shkuarën dhe se deri ku do të arrinim vetëm e vetëm për të parë mbase për herë të fundit të dashurit e zemrës.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Unë jam lajmëtari, Markus Zusak

Jeta e Edi Kenedit rridhte e qetë. Deri ditën kur u bë një hero. Ishte nëntëmbëdhjetë vjeç, me një pasion të shfrenuar për librat. Rrallë e tek punonte si taksist, sa për të shtyrë ditët, pa asnjë perspektivë për të ardhmen.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Shitësja, Sayaka Murata

Me suksesin ndërkombëtar, një milion kopjet e shitura në M Japoni dhe renditjen si libri më i mirë i vitit në platformat amerikane, si: Buzz Feed dhe New Yorker, romani Shitësja është historia e paharrueshme e vajzës nga Tokioja, Keiko Furukura
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ditë e re, Nikos Chrysos

Ai u kërkon të katërve t’i rrëfejnë historinë e tyre dhe historinë e mikut të tyre të humbur, dhe, pa e kuptuar, ai bie në kurthin e një bote të çuditshme. Ndërsa në fillim gjithçka duket e vërtetë, rrëfimet bëhen më të ndërlikuara. Ç’shkaqe dhe ç’motive i çojnë ata në dëshmi të ndryshme dhe shpesh kontradiktore? Ku ndalet miti dhe ku fillon e vërteta?
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Tatuisti i Aushvicit, Heather Morris

Unë i bëra tatuazh numrin në krah, ajo bëri tatuazh emrin e saj në zemrën time... Ajo... priste radhën për të bërë tatuazh numrin e saj. Dridhej... ishte një vajzë aq e re! Ai... ishte tatuisti. Nuk e ngrinte kokën asnjëherë nga puna, por, papritmas ngriti sytë dhe pa atë... Ishte dashuri me shikim të parë.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vetmitari, Eugene Ionesco

Çfarë ndodh kur befas një pasuri e madhe të bie nga qielli? Xhaxhai nga Amerika, që ti s'e ke llogaritur kurrë në jetë, të lë një thes me para? Personazhi i Ionescos beson se tani mund ta ndërrojë rrotën e fatit.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Zambaku i detit, Andre Pieyre de Mandiargues

Është verë. Dy vajza franceze, Vanina dhe Zhuljeta shkojnë në jug të Sardenjës për pushime. E kalojnë kohën në plazh, not, diell dhe rërë. Një djalosh italian, i zeshkët dhe i bukur, i sheh nga larg, çdo ditë, pa u afruar. Është Vanina që do t'i flasë atij...
360 Lekë 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e këpucarit, Adriana Trigiani

Bukuria ndjellëse dhe madhështore e Alpeve italiane është sfondi i takimit të parë të Enzës, një vajzë e bukur me këmbë në tokë, dhe Çiros, një djalosh i shkathët që jeton në një manastir murgeshash. Historia merr një kthesë të papritur kur Çiroja zbulon skandalin e priftit të zonës, dhe nga fshati i tij e dërgojnë të fshihet në Amerikë.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dritë nga dritarja, Lucinda Riley

Zë unik dhe i pangatërrueshëm i narrativës romantike, Lucinda Riley ka shkruar një tjetër histori dashurie dhe pasioni, një histori të vrullshme mes të shkuarës dhe të tashmes, që të magjeps, të pështjellon e të rrëmben.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001520

Botuesi: Skanderbeg Books

Shëmti e përkryer, Arthur Japin

I joshur nga një episod i jetës së të famshmit, Xhiakomo Kazanova, i dashurisë së tij të pashpresë ndaj gruas që e lëndoi në rininë e tij, para se të bëhej ai që u bë. Arthur Japin ndërton një libër të mrekullueshëm, plot histori, jetë dhe emocion.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: IDK

Ku ishit ju, kur ra errësira, Mario Levi

Po të mos ishte ajo ngjarje, as që do të më kishte shkuar ndërmend të takoja pjesëmarrësit e tjerë më të rinj në lojë. Sikur të mos ia kisha bërë pyetjen vetes, ku ishte vendi im në këtë jetë, nuk do ta kisha kuptuar që nuk jam në paq me veten time. Këtë pyetje nuk do ta kisha drejtuar atje ku kam lënë pas disa gjëra dhe disa njerëz.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Stambolli ishte një përrallë, Mario Levi

Nuk ishte faji im as që Stambollin e jetoja si një përrallë, as që nganjëherë doja t'u ngjaja personazheve të librave apo tregimeve, apo qoftë edhe dramave të jetës sime që më tregonin një drejtim, as që pa e kuptuar edhe vetë përdorja fjajët e "të tjerëve", i ndikuar nga ndonjë lajthitje e moçme, as që e njihja shpresën e ndonjë udhëtimi të ri, të ndonjë...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje