• Banner

Jete e dhunshme, Pier Paolo Pasolini
  • Jete e dhunshme, Pier Paolo Pasolini

Jetë e dhunshme, Pier Paolo Pasolini

Tomazi, Leloja, Xukabi dhe çunakët e tjerë që banonin në mëhallën e barakave, në Rrugën e Maleve të Pjetralatës, si gjithmonë, pas shujtës së mëngjesit, ia behnin në oborrin e shkollës të paktën gjysmë ore para kohe...

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jetë e dhunshme
Origjinali: Una vita violenta
Gjinia: Roman
Autori: Pier Paolo Pasolini
Shqipëroi: Shpëtim Kelmendi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2017
Fq. 412
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-99943-0-497-4

Mbi librin

Tomazi, Leloja, Xukabi dhe çunakët e tjerë që banonin në mëhallën e barakave, në Rrugën e Maleve të Pjetralatës, si gjithmonë, pas shujtës së mëngjesit, ia behnin në oborrin e shkollës të paktën gjysmë ore para kohe...

Koment nga autori

Fabula e romanit "Jetë e dhunshme" është përvijuar në mënyrë të rrufeshme një mbrëmje të vitit 1953 a 1954... Ishte një ajër i lagësht e i dhembshëm... Po ecja nëpër llucë. Te një stacion autobusi, aty ku fillon kthesa e Pjetralatës, u njoha me Tomazin, fytyrën e të cilit, më pas e kam përshkruar në mënyrë identike... Ashtu siç bëjnë zakonisht djelmoshat romanë, ai u tregua menjëherë i afërt: brenda pak minutash më rrëfeu tërë historinë e tij.

Mbi autorin

Lindi në Bolonjë më 5 mars 1922. Në moshë të re fillon të shkruajë poezi, duke ndërthurur tekstet në gjuhën italiane me dialektin friulian. Më 1942 del libri i tij i parë "Poezi në Kazarsa". Veprimtaria e tij poetike përbën një ecuri konstante dhe do të çojë në botimin e disa prej teksteve më të rëndësishme të letërsisë italiane të viteve nëntëqind: "Ajka e rinisë" (1954), "Eshtrat e Gramshit" (1957),"Religjioni i kohës sime" (1961), "Poezia në formë trëndafili" (1964), etj. Në vitin 1955 shfaqet në fushën e prozës me "Djem jete".

Në vijim do të shkruajë edhe romane të tjera, si "Jetë e dhunshme" (1959), "Nafta" (botim postum i vitit 1992). Më 1960-1961 ndodh kalimi i tij në regjisurë, nëpërmjet filmit me metrazh të gjatë "Lypsari".

Në vitin 1973 nis bashkëpunimin me gazetën "Corriere della sera". Përmes një sërë artikujsh të përmbledhur "Shkrime korsare" (1975) dhe "Letra luterane" (botim postum i vitit 1976) – shkrimtari përballet me probleme shumë therëse të Italisë bashkëkohore. Natën mes 1 dhe 2 nëntorit të vitit 1975, Pasolini vritet në Hidroportin e Ostias, pranë Romës.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Djem jete, Pier Paolo Pasolini

Riçeti, Kaçota, Lenceta, Begaloni, Alduçoja e të tjerët janë çunakë nënproletarë romanë. Ata vërshojnë nga borgatat e Romës së viteve pesëdhjetë për t'ia mësyrë drejt qendrës, duke përshkuar një rrugëtim pikaresk të mbushur me ndodhi komike, tragjike, groteske.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Letër dashurie në shkrimin kuneiformë, Tomas Zmeskal

Në polifoninë marramendëse të këtij romani, të cilën Zmeshkal ka marrë përsipër ta dirigjojë, zërat e dy të dashuruarve, Jozefit dhe Kvetës, ngrihen me nota veçanërisht intensive: domosdoshmëria për të rivendosur një lidhje të këputur në mënyrë të panatyrshme bën të mundur alkiminë e rrëfimit, me të cilën historitë anësore lidhen si pjesëza të së njëjtës...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Të fshehtat e malit Grei, John Grisham

Është një ndryshim rrënjësor. Samanta gjendet sakaq në një botë tjetër dhe, falë të pamposhturës Mati Uajati, drejtueses së Zyrës Malore të Ndihmës Ligjore, dhe nipit të saj joshës e misterioz, avokatit Donovan Grei, e kupton menjëherë se çfarë do të thotë të përballesh me klientë dhe probleme të vërteta.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001176

Botuesi: OMSCA-1

Bikini, Janush L. Vishnjevski

Në roman rrëfehet historia e dashurisë së një gjermaneje me një amerikan, në fund të luftës së Dytë Botërore.Nga Dresdeni i shkatërruar pas bombardimeve, nëpër Nju-Jorkun ku zien jeta, deri në atolin e virgjër, të paprekur nga qytetërimi, Bikini, kjo është odiseja e Anës, vajzës gjermane.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001051

Botuesi: Dituria

Sekreti i fytyrës sime, Karen Ardiff

Do të bie të fle e shëmtuarDhe do të zgjohem e bukur... Veronika Broderiku, 14 vjeçare, ka kaluar një jetë të qetë, pa trazime. Por jeta e saj është krejt e mbyllur dhe fytyra e shënjuar e ka bërë gati të pafjalë. Pas vizitës së doktorit të ri, Gerahtit, dëgjon për herë të parë për mundësinë e një ndryshimi.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Petali i gjatë i detit, Isabel Allende

Atje kanë fatin të priten me dashamirësi e bujari dhe shpejt arrijnë të integrohen, ta marrin sërish në dorë jetën e tyre dhe të ndihen pjesë e fatit të vendit, por vetëm deri në kohën e grushtit të shtetit që, në vitin 1973, rrëzoi presidentin Salvador Allende. Dhe kështu, edhe një herë të tjetër, do të gjenden në mërgim, kësaj here në Venezuelë.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mbi heronjtë dhe varret, Ernesto Sabato

Një libër që ngërthen në vete të gjitha llojet e romaneve, nga ai gotik te sentimentali, nga romani filozofik te satira sociale, por që më në fund mund të cilësohet vetëm siç e ka përshkruar Gombrowicz-i, 'i llojit plot me dyshime, nga ato romane që lexohen me një frymë, dhe [që] kur i mbarojmë së lexuari vërejmë se ka ardhur ora katër e mëngjesit'.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Historia e bletëve, Maja Lunde

“Historia e bletëve” është një roman epik për zhdukjen e bletëve. Në këtë vepër ndërthuren tri histori të vendosura përkatësisht në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kanali Musolini, Antonio Pennacchi

Kanali Musolini është themeli mbi të cilin qëndron bonifikimi i kënetave Pontine. Në këtë tokë krejt të re, të bonifikuar falë projekteve ambicioze të Musolinit, u vendosën mijëra njerëz që vinin nga Veriu. Përtej kontekstit historik të Kanali Musolini, zbulohet një roman plot jetë të gjalla personazhesh dhe plot humanizëm.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Me dy fytyra, Stevie Davies

Libri "Me dy fytyra" është një novelë prekëse, ku nëpërmjet gjuhës së thjeshtë dhe saturës therrëse, Davies nxjerr mbi sipërfaqe problemet e rënda dhe krizën e shoqërisë së sotme.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mashtruesi, Javier Cercas

Ky është një roman i mahnitshëm pa fiksion dhe i mbingopur me fiksion. Fiksionin nuk e sjell autori; e sjell Enrik Marko, një nëntëdhjetë vjeçar nga Barcelona, i cili e paraqiti veten sikur i kishte mbijetuar Holokaustit, gjersa më 2005 u demaskua, pasi kishte kryesuar vite me radhë shoqatën spanjolle të të mbijetuarve dhe kishte arritur të bëhej hero.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Parajsa e humbur, Cees Noteboom

Një libër në kërkim të arsyes së jetës dhe kuptimit të asaj çka përjetojmë në jetën tonë tokësore, krejtësisht e parëndësishme në krahasim me përjetësinë. Një mbrëmje vere, në San Paolo, Brazil, një grua del për të shëtitur me makinë për t'u gjendur më pas shtrirë pranë një burri që fle, në Australi.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)