Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Pier Paolo Pasolini, (1922 - 1975) ishte një regjisor filmash, poet dhe shkrimtar i njohur për filmat e tij me kritikë shoqërore dhe joordodoksë. Pasolini lindi në Bolonja dhe vdiq në Ostia, pranë Romës.
Ai ishte i biri i një oficeri të ushtrisë dhe u arsimua në qytete të ndryshme të Italisë së veriut në varësi të bazave ushtarake ku shërbente i ati. Ai ndoqi studimet e larta në Universitetin e Bolonjës ku studioi histori arti dhe letërsi.
Pasolini u strehua mes fshatarëve të shtypur të rajonit të Friulit gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjë që e shtyu atë të bëhej më vonë Marksist, megjithëse jo Marksist fanatik.
Jeta e tij në varfëri në Romë në vitet 1950 furnizoi me materjal dy romanet e tij të parë, Djemtë më 1955 dhe Jetë e dhunshme, 1959.
Këto përshkrime realiste dhe brutale të varfërisë dhe mjerimit në lagjet e varfra të Romës ishin të ngjashëm në karakter me filmin e tij të parë, Accattone(1961). Të trija veprat trajtonin jetët e hajdutëve, prostitutave dhe të tjerë të ngjashëm.
Filmi më i mirënjohur i Pasolonit, Il Vangelo secondo Matteo (1964; Ungjilli Sipas Mateut) , një ritregim i kursyer në stil dokumentar i jetës dhe martirizimit të Jezu Krishtit. Alegoria komike Uccellaçi e Uccellini (1966; Skifterë dhe Harabelë) u pasua nga dy filma që u përpoqën të rikrijojnë mitet e lashta nga një këndvështrim bashkëkohor Oedipus Rex (1967) dhe Medea (1969). Përdorimi nga Pasolini i erotizmit, dhunës dhe vuajtjeve si mjete për spekulimet e tij politike dhe fetare në filma të tillë si Teorema (1968) dhe Porcile (1969; “Prej Derrkuci”) e vunë atë në konflikt me elementët konservatorë të Kishës Katolike Romane. Më pas ai hyri në erotizmin mesjetar me Il Decamerone (Dekameroni 1071) dhe Rrëfenjat e Katenburit (1972). Krahas filmave, Pasolini publikoi edhe volume të shumta me poezi dhe shumë vepra kritike letrare.
Pasolini ka ardhur në shqip me romanin Jete e dhunshme, një rrëfenjë mbi të rinjtë që jetonin në një lagje me barraka dhe Djem Jete ku paraqitet paradoksi i Romës së viteve 1950, me ndërtime historike dhe spekulime të industrisë së ndërtimit, me pasuritë kulturore dhe lagjet e varfra.
Janë 4 libra.
Botuesi: Pegi
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Botimet Dudaj
check_circle
check_circle