Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Labirinti i shpirtrave, Carlos Ruiz Zafon
  • Labirinti i shpirtrave, Carlos Ruiz Zafon

Labirinti i shpirtrave, Carlos Ruiz Zafon

Dituria

Pikërisht kur Danieli beson se është një hap larg zgjidhjes së enigmës, një komplot edhe më i errët, edhe më misterioz nga sa mund ta imagjinonte, shtrihet dhe përfshin edhe të, një komplot që zë fill në zyrat e Regjimit.

1 800 Lekë
1 620 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Labirinti i shpirtrave

Origjinali: El laberinto de los espiritus

Gjinia: Roman

Autori: Carlos Ruiz Zafon

Shqipëroi: Flavia Kaba

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2019

Fq. 713

Pesha: 0.954 kg

ISBN: 978-9928-292-34-6

Mbi librin

Barcelonë, fund i viteve '50. Daniel Sempere nuk është më djali që kemi njohur mes tuneleve të pafundme të Varrezës së Librave të Harruar, në kërkim të librit që do t'i ndryshonte jetën. Misteri i vdekjes së nënës së tij, Izabelës, ka hapur një humnerë dhe i ka trazuar shpirtin, një humnerë nga e cila gruaja e tij, Bea, dhe miku besnik, Fermini, po përpiqen ta shpëtojnë.

Pikërisht kur Danieli beson se është një hap larg zgjidhjes së enigmës, një komplot edhe më i errët, edhe më misterioz nga sa mund ta imagjinonte, shtrihet dhe përfshin edhe të, një komplot që zë fill në zyrat e Regjimit. Dhe në këtë çast shfaqet Alisia Grisi, një shpirt i dalë nga hijet e luftës, që do ta çojë Danielin në zemrën e errësirës për të zbuluar historinë e fshehtë të familjes, edhe pse çmimi për t'u paguar do të jetë shumë i lartë. Labirinti i Shpirtrave është një roman pasionant, plot intriga dhe aventura. Përmes këtyre faqeve do të zbulojmë finalen madhështore të sagës, që ka filluar me Hijen e erës, e cila arrin këtu kulmin e forcës dhe njëkohësisht i ngre një himn madhështor botës së librave, artit të rrëfimit dhe lidhjes magjike midis letërsisë dhe jetës.

Detajet e librit
9789928292346
9789928292346
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001328

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Sekreti i rrobaqepëses, Fiona Valpy

Gjatë luftës, tri rrobaqepëset përballen me zgjedhje të pamundura kur veprimtaria e tyre e fshehtë i vë përballë rrezikut të madh. Të bashkuara nga besnikëria, të kërcënuara nga tradhtia, a do t’i mbijetojnë ato periudhës më të errët të historisë?
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Olivia, Rena Rossi-Zairi

os vallë ekzistojnë të vërteta të pamëshirshme, që nuk duhet të thuhen? Mos janë më të parapëlqyeshme gënjeshtrat? Dhe, a është vallë dashuria, udhëtimi ynë i vetëm i vërtetë?
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 9789995686840

Botuesi: Fan Noli

Vetëm një herë në jetë, Danielle Steel

Ishte një përzierje e fortë e parfumit, qimeve, ajrit të pastër dhe e duhanit. Ai edhe në paraqitje dukej në përputhje me gjithçka: si një burrë i fuqishëm, tërheqës. i cili gjithë jetën e ka kaluar mes pyjeve dhe maleve.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2891

Botuesi: Te tjere

Ditar i vonuar, Erika Pluhar

Erika Pluhar deri në vitin 1999 ishte aktore në teatrin e Vjenës. Ajo është autore dhe këngëtare e shumë këngëve të interpretuara. Që nga viti 1980 është regjisore e filmave më të ndjekur. Në vitin 2009 nderohet me çmimin për tolerancë në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Long John Silver, Bjorn Larsson

Kur përkthimi në shqip i këtij romani po përgatitej për botim, i kërkova autorit, Björn Larsson, një rekomandim për ndonjë recension a kritikë që mund ta përdornim si parathënie. Në vend të këtyre, ai më dërgoi një libër të vetin me kujtime, një ditar të shkruar posaçërisht për publikun italian që e ka ndër autorët e preferuar suedezë.
990 Lekë 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000728

Botuesi: Onufri

Vajza e drejtorit të cirkut, Jostein Gaarder

Ishte një lojë e shkurtër, shumë e shkurtër. Isha vënë me shpatulla në mur nga mbretëresha e zezë dhe e kisha humbur lojën. Jam fajtor, jo me dashje, por për shkak të një pakujdesie të madhe. Më vjen turp nga vetja. Ky është përfundimi, më vjen turp.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.
1 800 Lekë 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000060

Botuesi: Botimet Dudaj

Romani i një të pafati, Imre Kertesz

Pa kurrfarë orvatjeje për t'u shprehur me superlativa, por me "Romanin e një të pafati" Imre Kertesz ka shkruar më shumë sesa një libër. Ka gjetur mjetet më të përkora gjuhësore për të fshehur atë që duket, por që flet shumë.
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Mediaprint

Libraria e Teheranit, Marjan Kamali

Por po atë ditë, Roja zbulon se sa shumë dhemb dashuria kur fati ka plane të tjera për ty. Bahmani nuk shkoi kurrë në atë shesh dhe e la Rojën të vetme në mes të trazirave dhe demonstratave të një grushti shteti, që do të shënjonte jetën e saj dhe të ardhmen e Iranit.
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

E fshehta e Shëronjëses, Sabine Ebert

Zotërimi i aftësive të rralla, mund të jetë fat... ose disfatë... Në rastin e shëronjëses së re, Martës, e cila mund të shërojë edhe me një prekje të dorës dhe është e aftë të parashikojë ngjarje të rëndësishme për vete dhe për kombin, dhuntia e saj do ta detyrojë të largohet nga kështjella në minutën e fundit. 
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Rruga përmes diellit, Corban Addison

Kur cumani u vërsul e shkatërroi fshatin e tyre bregdetar në Indi, 17-vjeçarja Ahalja Gai dhe motra e saj 15-vjeçare Sita mbetën jetime e pa shtëpi. Në përpjekje për të arritur në parajsën e sigurt të manastirit ku ndiqnin shkollën, u rrëmbyen nga trafikantët dhe u hodhën në botën e errët të dhunës seksuale e të tregtisë së paligjshme të njerëzve, ku...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000992

Botuesi: Dituria

Hija e erës, Carlos Ruiz Zafon

Jeta e Danielit, djalë i një librari, do ndryshojë pas vizitës që do bëjë me të atin në varrezën e Librave të Harruar. Nga ky çast, ngjarjet e mistershme të së kaluarës do të pasqyrohen në të tashmen.
1 125 Lekë 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001130

Botuesi: Dituria

Loja e engjëllit, Carlos Ruiz Zafon

Në Barcelonën e trazuar të viteve '20, djaloshi Martin ushqen një ëndërr: të bëhet shkrimtar. Kur papritur fati i jep mundësinë të botojë një tregim, suksesi më në fund i troket në derë. Nga ai moment jeta do e vendosë para pyetjeve për të cilat nuk ka përgjigje të menjëhershme.
1 125 Lekë 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2197

Botuesi: Dituria

Marina, Carlos Ruiz Zafon

Oskar Drai është një student i ri që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t'u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo...
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2670

Botuesi: Dituria

I burgosuri i Qiellit, Carlos Ruiz Zafon

Një dimër i mërzitshëm dhe i acartë mbështjell Barcelonën dhe rrugicat e saj të errëta. Qyteti po përpiqet të marrë veten nga vuajtjet e luftës. Vetëm për fëmijët dhe për ata që kanë mësuar të harrojnë, Krishtlindjet ruajnë atmosferën e vet magjike, plot shpresë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje