Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Burri im, Rumena Bužarovska
  • Burri im, Rumena Bužarovska

Burri im, Rumena Bužarovska

Kandra

Një poet i dobët, një gjinekolog artist, një baba posesiv, një burrë që ia hedh fajin gruas për sjelljen jo të hijshme të të birit, një partner impotent, një bashkëshort i vdekur…

1 100 Lekë
990 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Burri im

Origjinali: Mojot Maž

Autori: Rumena Bužarovska

Shqipëroi: Kreshnik Ajdini 

Kategoria: Roman

Botues: Kandra

Specifikimi: Kapakë të hollë

Viti i botimit: 2025

Pesha: 0.22 kg

Faqe: 144

Përmasat:  14x21 cm

ISBN: 9789928480620

Ky libër është në gjuhën shqipe

Kategoritë: 1. Letërsia botërore 2. Letërsia maqedonase 3. Letërsia bashkëkohore 4. Rumena Bužarovska 5. Kreshnik Ajdini 

Mbi librin

Një poet i dobët, një gjinekolog artist, një baba posesiv, një burrë që ia hedh fajin gruas për sjelljen jo të hijshme të të birit, një partner impotent, një bashkëshort i vdekur…

Figurat mashkullore të këtyre njëmbëdhjetë tregimeve sa të pamëshirshme aq dhe me humor, rrëfehen nga gra të forta dhe të brishta, që njëkohësisht zbulojnë marrëdhënie të shënjuara nga mashtrimet dhe hipokrizia, mes së cilëve shpërfaqet një dimension plot konflikte, i dhunshëm, grotesk dhe herë-herë melodramatik. Kjo përmbledhje kaq provokuese, dëshmon një mjeshtëri të rrallë, që e ka shndërruar autoren Rumena Bužarovska, në një nga shkrimtaret më në zë në letërsinë bashkëkohore evropiane.

Mbi autoren

Rumena Bužarovska (1981) është një shkrimtare nga Shkupi, Maqedonia e Veriut. Ajo është autore e romanit Tony (2024) dhe e katër vëllimeve me tregime të shkurtra të përkthyera në më shumë se pesëmbëdhjetë gjuhë. Tregimet nga librat Burri im dhe Unë nuk po shkoj askund, kanë marrë vlerësime nga kritika letrare dhe janë përshtatur në gjashtë prodhime skenike në disa shtete të Evropës. Ajo është autore e dy librave jo-fiksion: esetë Pranë Zotit, Amerika (2024) dhe një studim mbi humorin në letërsinë e shkurtër bashkëkohore amerikane dhe maqedonase (2012). Bužarovska është gjithashtu një përkthyese letrare nga anglishtja në maqedonisht, duke përkthyer autorë si J.M Coetzee, Lewis Carroll, Truman Capote dhe Flannery O'Connor. Ajo ligjëron letërsi dhe përkthim në Universitetin Shtetëror të Shkupit.

Detajet e librit
Kandra
9789928480620
9789928480620