• Banner

  • Loja e engjellit, Carlos Ruiz Zafon

Loja e engjëllit, Carlos Ruiz Zafon

Në Barcelonën e trazuar të viteve '20, djaloshi Martin ushqen një ëndërr: të bëhet shkrimtar. Kur papritur fati i jep mundësinë të botojë një tregim, suksesi më në fund i troket në derë. Nga ai moment jeta do e vendosë para pyetjeve për të cilat nuk ka përgjigje të menjëhershme.

1 250 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Loja e engjëllit
Origjinali: El juego del ángel
Gjinia: Roman
Autori: Carlos Ruiz Zafon
Shqipëroi: Ledia Dushi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2009
Fq. 520
Pesha: 0.56 kg
ISBN: 978-99943-46-71-4

Mbi librin

Një shkrimtar nuk mund ta harrojë kurrë herën e parë kur merr para apo lëvdata në këmbim të ndonjë historie. Nuk e harron herën e parë kur ndjen helmin e mburrjes në gjak dhe shpreson që, nëse do të arrijë ta fshehë mungesën e talentit, ëndrra për letërsinë do të mund t'i vërë një tavan mbi kokë, një gjellë të ngrohtë në fund të ditës dhe sidomos atë që zemra ia lyp më tepër: emrin e tij të shtypur në një copë letër, që sigurisht do të jetojë më gjatë se ai vetë.

Një shkrimtar është i dënuar ta kujtojë atë çast, sepse atëbotë ai është bjerrë dhe shpirti i tij e ka tashmë një çmim. Në Barcelonën e trazuar të viteve '20, djaloshi Martin ushqen një ëndërr: të bëhet shkrimtar. Kur papritur fati i jep mundësinë të botojë një tregim, suksesi më në fund i troket në derë.

Nga ai moment jeta do e vendosë para pyetjeve për të cilat nuk ka përgjigje të menjëhershme, duke e ekspozuar si kurrë më parë ndaj rreziqeve të paparashikueshme dhe pasioneve të mëdha, krimeve të urryera dhe ndjenjave të trazuara gjatë rrugëve të një Barcelone, herë të njohur e më shpesh të panjohur dhe shqetësuese, nga qoshet e së cilës përgjojnë vende dhe personazhe që lexuesit e romanit "Hija e erës" kanë mësuar tashmë t'i duan.

Kur Davidi do të vendosë më në fund të pranojë propozimin e një botuesi të mistershëm të shkruajë një vepër madhështore dhe revolucionare e destinuar të ndryshojë fatet e njerëzimit, nuk do ta kuptojë menjëherë që pas realizimit të një vepre të tillë, nuk do ta presin vetëm nderi dhe lavida...

Me një stil shkëlqimtar dhe me një mjeshtëri të veçantë rrëfimi, Zafoni kthehet të na udhëheqë nëpër misteret e Varrezës së Librave të Harruar duke na dhuruar një histori në të cilën pasioni i pafund për librat, fuqia e dashurisë dhe forca e miqësisë gërshetohet edhe një herë tjetër në një bashkëekzistencë të papërballueshme.

Mbi autorin

Carlos Ruiz Zafon, autor me talent absolut dhe sukses botëror, e filloi karrierën e tij më 1993 me një seri librash për fëmijë. Më 2001 botoi romanin e tij të parë për të rritur "Hija e erës", që u bë menjëherë një rast letrar ndërkombëtar, me dhjetëra miliona kopje të shitura në dhjetëra gjuhë. Me romanin e tij "Loja e engjëllit", ai kthehet në universin e Varrezës së Librave të Harruar, që të gjithë lexuesit e kujtojnë me pasion të madh. Veprat e tij janë përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë dhe kanë fituar shumë çmime dhe miliona lexues në të pesë kontinentet.

 

Detajet e librit
SKU001130
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000992

Botuesi: Dituria

Hija e erës, Carlos Ruiz Zafon

Jeta e Danielit, djalë i një librari, do ndryshojë pas vizitës që do bëjë me të atin në varrezën e Librave të Harruar. Nga ky çast, ngjarjet e mistershme të së kaluarës do të pasqyrohen në të tashmen.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2197

Botuesi: Dituria

Marina, Carlos Ruiz Zafon

Oskar Drai është një student i ri që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t'u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo...

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2670

Botuesi: Dituria

I burgosuri i Qiellit, Carlos Ruiz Zafon

Një dimër i mërzitshëm dhe i acartë mbështjell Barcelonën dhe rrugicat e saj të errëta. Qyteti po përpiqet të marrë veten nga vuajtjet e luftës. Vetëm për fëmijët dhe për ata që kanë mësuar të harrojnë, Krishtlindjet ruajnë atmosferën e vet magjike, plot shpresë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Bija e varrmihësit, Joyce Carol Oates

Për t'i shpëtuar përndjekjes naziste në Gjermaninë e vitit 1936, familja Shvart emigron në Shtetet e Bashkuara, në një qytezë në periferi të Nju Jorkut. Babai, një ish – mësues në shkollë të mesme, i nënshtrohet së vetmes punë që mund të gjejë: varrmihës dhe mbikëqyrës i varrezës.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kujtimet e një geishe, Arthur Golden

 Me "Kujtimet e një geishe" ne hyjmë në një botë ku pamja e jashtme ka vlera të jashtëzakonshme, ku virgjëria e një vajzë i jepet si mall ankandi atij që ofron më shumë, ku gratë sterviten të mashtrojnë burrat me të pushtetshëm dhe ku dashuria ndëshkohet si iluzion. Është një vepër letrare e papërsëritshme dhe shumë e suksesshme e stilit fiction -...

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001210

Botuesi: Morava

Kur qau Nicja, Irvin D. Yalom

Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti do të luhej në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, themeluesi i psikanalizës, është në kulmin e karrierës së tij.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001366

Botuesi: Botimet Dudaj

Ha lutu dashuro, Elizabeth Gilbert

Nuk kam ndeshur deri tani ndonjë shkrimtare apo shkrimtar të ngjashëm me Gilbert – in... Proza e saj është një përzierje e zgjuarsisë, vëzhgimit të mprehtë dhe energjisë komunikuese, që e bën atë të parezistueshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Dhoma e fluturave, Lucinda Riley

Pastaj dikush shfaqet nga e kaluara - Fredi, dashuria e saj e parë, që e braktisi dhe e la zemërthyer pesëdhjetë vite të shkuara. Tashmë, duke luftuar për të përballuar dështimet e herëpashershme në biznes të djalit të saj, Semit, dhe kthimin e beftë të birit më të vogël, Nikut, pas dhjetë vjetësh në Australi, Pozi nuk ka kurajë të besojë në dashurinë e...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2894

Botuesi: Toena

Pelegrini i Kompostelës, Paulo Coelho

Romani tregon udhëtimin e rrëfimtarit Paulo përgjatë shtegut të pelegrinëve që të çonte në Shën Zhak të Kompostelës, në Spanjë. Në shoqërinë e udhërrëfyesit të tij shpirtëror, misteriozit dhe enigmatikut Petrus, Paulo përballet me një sërë provash, takon persona që vënë në rrezik mbërritjen dhe besimin e tij.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Jetë e fshehur, Lee Seung - U

Ki-Hyon edhe pse njeri epsharak dhe i dobët, vuan nga ndjenja e fajit ndaj vëllait të tij më të madh, U-Hyon me pasione të shumta për fotografinë, i cili ka humbur të dyja këmbët në një aksident në ushtri. Egoizmi dhe lakmia e ka shtyrë në një histori të ndërlikuar dashurie me Sunmi-n, që në të vëretë është e dashura e vëllai të gjymtuar.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Unë jam lajmëtari, Markus Zusak

Jeta e Edi Kenedit rridhte e qetë. Deri ditën kur u bë një hero. Ishte nëntëmbëdhjetë vjeç, me një pasion të shfrenuar për librat. Rrallë e tek punonte si taksist, sa për të shtyrë ditët, pa asnjë perspektivë për të ardhmen.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)