- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Oskar Drai është një student i ri që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t'u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo cep histori dhe mister.
Titulli: Marina
Origjinali: Marina
Gjinia: Roman
Autori: Carlos Ruiz Zafòn
Shqipëroi: Ledia Dushi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2011
Fq. 228
Pesha: 0.38 kg
ISBN: 978-99943-46-91-2
Barcelonë, fundi i viteve shtatëdhjetë. Oskar Drai është një student i ri që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t'u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo cep histori dhe mister.
Në njërën nga këto arratisje , djali rrëmbehet nga një muzikë që e çon deri te dritaret e një shtëpie. Brenda, një gramafon i vjetër luan një këngë magjiplotë për piano. Nuk i reziston dot ngasjes, e merr gramafonin... një ditë më vonë do të kthehet sërish në atë shtëpi, ku do të takojë Marinën dhe babain e saj enigmatik, piktotin German. Dhe asgjë nuk do të jetë si më parë.
Dashuria e tij e lindur për misterin do të ndërthuret me të fshehtat e pathëna të një familjeje dhe një Barcelone gjithnjë e më të shtrenjtë: sekrete që do ta shtyjnë jo vetëm në arratinë më të gjatë të tentuar ndonjëherë nga ai kolegj i urryer, por edhe drejt fundit të pakthyeshëm të adoleshencës së tij.
I shkruar para kryeveprave të tij: "Hija e erës" dhe "Loja e engjëllit", ky roman u paraprin temave të mëdha: enigmës së të kaluarës, dashurisë për dijen, bukurisë gotike dhe të përjetshme të Barcelonës.
Nuk e dija ende se, herët a vonë, oqeani i kohës na i kthen përsëri kujtimet që varrosim atje. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë më erdhi në mendje ajo ditë. E pashë atë djalë të endej në mjegullën e stacionit Franca dhe emrin e Marinës përsëri të përflakur si një plagë të porsahapur. Të gjithë ruajnë një të fshehtë të mbyllur me çelës në qoshen më të thellë të shpirtit tonë. Kjo është imja.
Carlos Ruiz Zafòn, autor me talent absolut dhe sukses botëror, e filloi karrierën e tij më 1993, me një seri librash për fëmijë. Më 2001 botoi romanin e tij të parë për të rritur "Hija e erës", që u bë menjëherë një rast letrar ndërkombëtar, me dhjetëra miliona kopje të shitura në dhjetëra gjuhë. Me romanin tjetër "Loja e engjëllit", ai u kthye në universin e Varrezës së Librave të Harruar.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Dituria
Botuesi: UEGEN
Botuesi: Albas
Botuesi: Skanderbeg Books
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Living
Botuesi: Pegi
Referenca: SKU001175
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Dituria
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Botuesi: Dituria
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Morava
Referenca: SKU000992
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001130
Botuesi: Dituria
Referenca: 2670
Botuesi: Dituria
Oskar Drai është një student i ri që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t'u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo cep histori dhe mister.
check_circle
check_circle