- Ka mbaruar

Banner
Kini mendjen, ja një gjeni. Gjni i shkrimit, gjeni edhe i dozimit, me një përpjesëtim të drejtë humori të zi e dhembshurie. Është një përrallë. Por një përrallë aq e guximshme saqë mbetesh i ngurosur nga habia.
Titulli: Trilogjia e Binjakëve (Fletorja e madhe, Prova, Gënjeshtra e tretë)
Origjinali: Le grand cahier, La preuve, Le troisième mensonge
Gjinia: Roman
Autori: Agota Kristof
Shqipëroi: Alket Çani
Shtëpia botuese: Odeon
Viti: 2017
Fq. 384
Pesha: 0.483 kg.
ISBN: 979-10-95002-02-4
"Kini mendjen, ja një gjeni. Gjni i shkrimit, gjeni edhe i dozimit, me një përpjesëtim të drejtë humori të zi e dhembshurie. Është një përrallë. Por një përrallë aq e guximshme saqë mbetesh i ngurosur nga habia."
Marie France
"Mrekulli ky roman i parë ku miti i qelizës binjakëmbartëse i bën këta dy fëmijë qenie sipërane në mesudhën midis njeriut dhe kafshës."
L'Évènement du jeudi
"Lexuesi do të mësojë befasisht në disa faqe, në disa rreshta, gjëra shtangëse: po sikur asgjë nga çka lexuar të mos jetë e sigurt, ngaqë vendi i trullosjes është edhe vendi i gënjeshtrës shastisëse? Nga Kafka te Kundera, shakaja është trajtuar në të gjitha mënyrat. Por rrallë ka ndodhur të trajtohet me një ton kaq mizor. Shkurt, një shaka me kripë."
La Quinzaine littèraire
"Me një të shkruar metodike, shpikëse, Agota Kristof ka nënshkruar një libër magjepsës."
La Croix
"Duke e tkurrur dekorin e saj nga Evropa te Qyteti dhe nga Qyteti te Familja, Agota Kristof nuk e ka ngushtuar qëllimin e saj: ajo i ka dhënë një gjerësi absolute, të përjetshme."
Libèration
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000060
Botuesi: Botimet Dudaj
Pa kurrfarë orvatjeje për t'u shprehur me superlativa, por me "Romanin e një të pafati" Imre Kertesz ka shkruar më shumë sesa një libër. Ka gjetur mjetet më të përkora gjuhësore për të fshehur atë që duket, por që flet shumë.
Referenca: SKU000441
Botuesi: Koha Ditore
Është ky një rrëfim emblematik i shekullit që ka krijuar totalitarizma monstruoze. "Ata" vijnë ta marrin njeriun e shpërfytyruar, i cili e ka humbur gjithë fuqinë e kryengritjes, e cila është edhe vetë jeta, dhe e marrin me vete. Nuk janë me rëndësi faji, drejtësia: me rëndësi është vetëm procesi.
Referenca: SKU001746
Botuesi: Te tjere
Pas botimesh të shpërndara aty - këtu, përkthimesh shpesh nga gjuhë të treta, vepra e Franz Kafkës në prozën e shkurtër, ku përfshihen të gjitha tregimet, skicat, novelat e tij, të përfunduara ose jo, vijnë për herë të parë të plota në gjuhën shqipe sipas rendit kronologjik të krijimit të tyre.
Botuesi: Te tjere
Në botimin e vitit 1951, Maks Brodi dëshmon se sipas fjalëve të Kafkës romani do të përfundonte me vdekjen e K – së në kohën që i vjen lajmi nga Kështjella se ishte miratuar për të leja e qëndrimit.
Referenca: K1R1
Botuesi: OMSCA-1
Vepra pati një sukses të menjëhershëm, që e ruajti edhe me kalimin e kohës, duke thyer shumë rekorde shitjesh ndaj dhe u vlerësua si libër bestseller i përhershëm. Nga këndvështrimi kulturor, u bë një pikë referimi krahasuese, ndonëse disa e konsideronin mënyrën e të shkruarit të Susann-it si të pacipë.
Botuesi: OMSCA-1
Autori nr. 1, më i shituri në Nju Jork, Khaled Hosseini vjen sërish me një libër të ri pas gjashtë vjetësh. Një libër emocional, provokues dhe i paharrueshëm, që përshkruan se si dashurojmë, si kujdesemi për njëri – tjetrin dhe se si zgjedhjet që bëjmë reflektohen brez pas brezi.
Referenca: SKU001593
Botuesi: Skanderbeg Books
Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë normale. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t'i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.
Botuesi: Buzuku
Më 24 prill 1933 dy bashkëshortë të rinj vetëvriten në apartamentin e tyre parisien. Asaj nate, ata do të kishin takuar shumë njerëz, të cilët shkonin shpesh në një vallëzim. Tridhjetë vjet më vonë rrëfimtari përpiqet ta rikrijojë historinë e tyre, e cila duhet të jetë puqur me të tijën.
Botuesi: Dituria
Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar. E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për kërshëri, dikush nga nevoja për pushim, dikush ashtu kot, e kanë pranuar ftesën.
Referenca: K3R1
Botuesi: Skanderbeg Books
Pas një reagimi, si zakonisht shpërfillës e të mërzitshëm të klasës, ndaj shpjegimit pasionant prej tij të "Rosës së egër" së Ibsenit, profesori i letërsisë, Elias Rukla, arrin në pikën e krizës së thellë emocionale si pasojë e një episodi me çadrën, që nuk e hap dot në oborrin e shkollës dhe në prani të nxënësve.
Botuesi: Living
Në librin “Vajza me tatuazh”, përveç një beteje romantike, shkrimtarja Alice Clayton ngre edhe pyetjen: pse të kalërosh një kauboj, kur mund të kalërosh një bibliotekar?
Referenca: SKU001521
Botuesi: Pegi
Ky roman rrëfen për një histori epike të dashurisë, tradhtisë dhe tragjedisë së pashmangshme. Në rininë e saj, Rozanë MekNalti, ishte një nga vajzat më të bukura të Sligos. Në prag të të njëqindtave, ajo shkruan për të kaluarën e saj dhe dorëshkrimin e ruan nën dyshemenë e drunjtë të dhomës.
Botuesi: Pegi
Nju-Jork, 1954. Edhe pak ditë kanë mbetur para se qendra e Elis Ajlëndit, nëpër të cilën kanë kaluar të gjithë imigrantët nga Europa që nga viti 1892, të mbyllet përfundimisht. Xhon Miçëll, nëpunësi i fundit që ka mbetur në qendër, nis tëmbajë një ditar.
Referenca: SKU001697
Botuesi: Morava
POR KUR DASHUROJE VRASËSIN TËND, ATËHERË NUK KISHE RRUGËDALJE. Si mund të vrapoje, si mund të luftoje, kur një veprim i tillë do ta lëndonte atë person të dashur? Nëse jeta jote ishte gjithçka mund t'i falje njeriut të dashur, si mund të mos ia falje? Po sikur të ishte ai një njeri që e doje me të vërtetë?
Botuesi: Bota Shqiptare
Sterlingu është një fshat i zakonshëm në Nju Hempshajër ku nuk ndodh asgjë deri ditën kur regjistrohet një akti i dhunshëm. Xhosi Kormier, vajza e gjykatëses, është dëshmitarja e vetme e ngjarjes, por thotë se nuk i kujtohet asgjë nga ajo që ndodhi mu para syve të saj.
Që kur Stari ka gjetur familjen e vërtetë dhe dashurinë e saj, Sisi ndihet e vetmuar dhe e pafat. Tashmë ka humbur gjithçka: marrëdhënien e veçantë që kishte me të motrën, e madje edhe frymëzimin për tablotë e saj.
Botuesi: Dituria
Maja, Alli, Stari, Sisi, Tigi dhe Elektra: secila nga gjashtë motrat D’Aplieze ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm për të zbuluar origjinën e vet, por yjësia e Plejadave nga e cila kanë marrë emrat përbëhet nga 7 yje dhe askush nuk e ka zbuluar ende se kush është dhe ku gjendet motra e shtatë, Meropi.
Botuesi: Pegi
Pika kryesore ku rreh Pennac – u është shumë e thjeshtë: askush s'ka për të lexuar ndonjë libër ndonjëherë në qoftë se nuk ka dëshirë. Ai thekson se leximi, së pari, është kënaqësi. Nëse njerëzit zgjedhin ta kalojnë kohën duke bërë gjëra të tjera është e drejta e tyre.
Kini mendjen, ja një gjeni. Gjni i shkrimit, gjeni edhe i dozimit, me një përpjesëtim të drejtë humori të zi e dhembshurie. Është një përrallë. Por një përrallë aq e guximshme saqë mbetesh i ngurosur nga habia.