Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Princesha Bari, Hwang Sok Yong
  • Princesha Bari, Hwang Sok Yong

Princesha Bari, Hwang Sok Yong

OMBRA GVG

Unë jam në këtë botë tani dhe ti në atë botë... Kushtoji vëmendje këtyre që do të të them. Ti do të udhëtosh mijëra e mijëra li permes oqeanit dhe qiellit. Kjo rrugë do të çojë drejt ferrit, e mbushur me zhurmat e zhabave dhe me të folurat përçart të djajve dhe shpirtrave të vdekur...

92,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Princesha Bari
Origjinali: Barideki
Gjinia: Roman
Autori: Hwang Sok Yong
Shqipëroi: Kozeta Kurti
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 296
Pesha: 0.325 kg.
ISBN: 978-9928-06-136-2

Fragment nga libri

...Unë jam në këtë botë tani dhe ti në atë botë... Kushtoji vëmendje këtyre që do të të them. Ti do të udhëtosh mijëra e mijëra li permes oqeanit dhe qiellit. Kjo rrugë do të çojë drejt ferrit, e mbushur me zhurmat e zhabave dhe me të folurat përçart të djajve dhe shpirtrave të vdekur...

Por, çfarëdo që të bësh, qëndro larg rrugëve blu dhe të verdha. Gjithmonë, ndiq rrugën e bardhë. Kur udhëtimi yt të këtë përfunduar, ti nuk do të jesh më e vogla Bari. Ti do të jesh Bari, një grua e fuqishme. Unë do të të ndihmoj.., sa herë ti të kesh nevojë...

Pak para se anija të nisej, na nxorën edhe njëherë nga kontenierët, ndërkohë që njerëz të tjerë do të hipnin për të kaluar kufirin. Asnjë nuk mund të ecte. U kthyem sërish në vendin e caktuar dhe u shtrimë sa gjatë e gjerë në dysheme...

Gruaja që i kishin përplasur kokën pas murit, pse nuk e kishte thënë numrin në kohën e duhur, u nxorr jashtë nga kontenieri, nuk mund të qëndronte më në këmbë; diku në detin e Kinës Jugore, vdiq. Kokëgjarpërinjtë e kapën nga koka dhe nga këmbët dhe e hodhën jashtë.

Numri tetë ishte kaq e dobët, sa duhet ta ndihmonte dikush për të kryer nevojat e veta. Unë dhe Xiangu ishim akoma të reja dhe fatmirësisht kishim më shumë forcë. Njerëzit që hipën në Xiamen, u ulën mes rreshtave të kontenierëve, që ishin pranë tonave...

Duhet të ishin rreth shtatë apo tetë femra mes tyre. Kur anija kaloi ekuatorin, ne hymë në nivelin e zjarrtë të ferrit, ku etja dhe uria, avash avash i kthyen njerëzit në kafshë.

Komente mbi librin

"Hwang Sok-Yong është padyshim zëri më i fuqishëm i romanit sot në Azi."

Kenzaburo Oe, Fitues i çmimit Nobel për Letërsi

"Hwang është i njohur për romanet e tij me historinë moderne të Koresë në sfond, tragjizmin e atyre që i largohen ferrit të Koresë së Veriut... Ndoshta ky është prezantimi më ideal i këtij autori për lexuesit..."

Philip Gowman, Book Review

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061362
ean13
9789928061362
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Të gjithë njerëzit e mi, Zuvdija Hodzic

Meqë vepra jetësore është diçka që teoria e letërsisë dhe kritika duhet ta ndjekë dhe ta studiojë, atëherë mund të themi se kur është fjala për "Të gjithë njerëzit e mi", linja e re e romanit në letërsinë sllavo - jugore është e hapur (ose e rrumbu- llakuar). Linja e romanit që i kthen lirinë shkrimtarit në krijimin e formave të reja. 
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Eva e njerëzimit, Giovana Fletcher, Tom Fletcher

Për të janë përzgjedhur 3 kandidatë. E ardhmja e njerëzimit është në duart e saj. Ajo gjithmonë e ka pranuar fatin. Derisa takoi Bramin. Eva do që të vendosë vetë për jetën e saj. Por si mund të zgjedhë mes dashurisë dhe të ardhmes së racës njerëzore?
172,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001854

Botuesi: Toena

Krishti kryqezohet perseri, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi në vitin 1883 në Iraklia, Kretë. Ai u dplomua për Drejtësi në Universitetin e Athinës e më pas për Filozofi në Paris. Ka jetuar sa në Paris aq edhe në Berlin, Itali, Rusi, Spanjë, Qipro, Greqi, Egjipt, Çekosllovaki, Kinë dhe Japoni. Ai ishte një ithtar i Leninit, por nuk ishte një konsekuent komunist në formim.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU002048

Botuesi: Dituria

Kurre pa rene dielli, Johanna Sinisalo

Johanna Sinisalo lindi në Laponinë finlandeze më 1958. Ajo është mjaft e suksesshme me filmat e saj për të qeshur, komikë televizivë. Ka fituar shumë çmime kombëtare, midis të cilëve çmimin Atorox, Çmimin e Finlandës dhe çmimin Kemi National Conic Strip Contest.
69,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001507

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i Vampirit: Lufta, L. J. Smith

Dy vëllezër vampirë, të mbështjellë nga hija e një misteri mijëvjeçar, luftojnë për dashurinë e Elenës së re. Dejmoni ka vendosur që ajo do të bëhet mbretëresha e territ dhe është i gatshëm të vrasë edhe të vëllanë që t`ia arrijë qëllimit.
115,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Morava

Biblioteka sekrete e Aushvicit, Antonio Iturbe

Dy mësues ngrenë vështrimin të pataksur. Mbajnë në dorë diçka që në Aushvic është rreptësisht e ndaluar, po u zbuluan dënohen me vdekje. Këto sende janë të rrezikshme, nuk mund t’i zotërosh. Nuk qëllojnë, nuk janë me majë, as prerës apo lëndues. Janë thjesht libra: të vjetër, të shkalafitur, me faqet e grisura, thuajse copë e çikë. E megjithatë nazistët i...
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Gjyzlyket e arta, Giorgio Bassani

Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s'është veçse një kafshë? Sërish skena e romanit të Bassani-t është qyteti i qetë e i përgjumur i Ferrarës, në Itali, qyteti i tij i lindjes, me të cilin është e lidhur tërë vepra e shkrimtarit të madh italian.
74,75 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000515

Botuesi: OMSCA-1

Njeriu amfib, Aleksander Beljaev

Titulli: Njeriu amfibGjinia: RomanAutori: Aleksandër BeljaevShqipëroi: Çezar KurtiShtëpia botuese: OMSCA-1Viti: 2006Fq. 200Pesha: 0.24 Kg.  
57,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Histori nga Berlini, Robert Walser

Berlini i këtyre tregimeve është një vend me mundësi artistike, ku poetët krijojnë vepra të pavdek- shme, aktorët virtuozë magjepsin audiencat dhe piktorët gjejnë frymëzim.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2660

Botuesi: Skanderbeg Books

Macja dhe miu, Gunter Grass

"Macja dhe miu" është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që e rrethon është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botërore.
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Alper Kamy, Alper Caniguz

Alper Canigüz, me një gjuhë të gjallë dhe tërheqëse, rrëfen historinë e një pesëvjeçari filozof dhe çamarrok, i cili, me avantazhin që i jep mosha, hyn e del nga çdo vend, duke i dhënë frymën e tij atmosferës së lagjes që e rrethon atë si personazh kryesor dhe subjektin e romanit. "Alper Kamy" është një vepër e përkorë, që gërsheton letërsinë policeske,...
115,00 SEK
More
Në gjendje

L’Alchimiste, Paulo Coelho

Et Santiago, jeune berger andalou, vendit ses brebis pour rejoindre les pyramides d’Egypte qu’il avait vues en reve. Son Chemin sera long, peuple d’embuches et de rencontes inattendues. Parfois, il seraa pret d’abandonner, mais trouvera toujours la force de continuer.
103,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Morava

Rrugëtim drejt vetvetes, Irvin D. Yalom

Një nga psikoterapistët më me ndikim të kohës sonë, Irvin Yalom – i e ka kaluar jetën e tij si në një udhëtim me mision eksplorimin e jetëve të të tjerëve. Tani, ai e kthen vështrimin e tij terapeutik drejt vetes në këto kujtime prekëse.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Vita, Melania G. Mazzucco

Mes miliona italianëve që zbarkuan në Nju – Jork më 1903 – in, me ëndrrën e një të ardhmeje më të ndritur ndodheshin dhe dy fëmijë: Diamanti, dymbëdhjetë vjeç, dhe Vita, nëntë.
120,75 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000058

Botuesi: Botimet Dudaj

Një jetë e qetë, Kenzaburo Oe

Ky shkrimtar origjinal, që hedh poshtë sistemin e vlerave të shoqërisë ekzistuese dhe pasqyron pyetjet dhe shqetësimet e brezit të Pasluftës, ka shkruar shumë romane, novela dhe sprova, duke u bërë një nga autorët më të njohur në mbarë botën.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: LIRA

Shënime për Hiroshimën, Kenzaburo Oe

Shënimet e Kenzaburo Oe – së për jetën e viktimave të shumta dhe përpjekjet e guximshme të mjekëve që përkujdeseshin për to, menjëherë pas bombardimit atomik dhe për shumë vite më vonë, zbulojnë përmasat e jashtëzakonshme të këtij shkatërrimi.
126,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.
115,00 SEK
More
Në gjendje