- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Mes miliona italianëve që zbarkuan në Nju – Jork më 1903 – in, me ëndrrën e një të ardhmeje më të ndritur ndodheshin dhe dy fëmijë: Diamanti, dymbëdhjetë vjeç, dhe Vita, nëntë.
Titulli: Vita
Origjinali: Vita
Gjinia: Roman
Autori: Melania G. Mazzucco
Shqipëroi: Mimoza Hysa
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2016
Fq. 428
Pesha: 0.521 kg.
ISBN: 978-9928-02-687-3
Mes miliona italianëve që zbarkuan në Nju – Jork më 1903 – in, me ëndrrën e një të ardhmeje më të ndritur ndodheshin dhe dy fëmijë: Diamanti, dymbëdhjetë vjeç, dhe Vita, nëntë. Të dy kushërinj të largët, të nisur nga një katund i mjerë i Italisë së Mesme, të magjepsur pas premtimeve të Amerikës, që u takon fati të rriten në një botë të egër shfrytëzuese, dhunuese dhe shpërfillëse, mes ngasjeve vrastare të qyteteve të mëdha dhe vetmisë së ultësirave të pafundme.
Një realitet i ashpër që u vjedh dy vogëlushëve fëmijërinë dhe zvetënon shpresat. Por, Vita dhe Diamanti zbulojnë edhe fuqinë e fjalëve dhe forcën e një ndjenje që arrin t'i mbijetojë ndarjes, luftës dhe jetës së vështirë.
Në këtë roman të magjishëm, që është njëkohësisht sagë familjare dhe epope kolektive, histori e hidhur, komike, e dhimbshme dhe mizore e një ëndrre të thekshme dashurie dhe hakmarrjeje, shkrimtarja arrin, nëpërmjet një rrëfimi magjepsës, të ringjallë heronjtë trashëgimtarë të kujtesës së familjes së saj, duke ndërtuar njëkohësisht biografinë e një kombi të tërë.
"Ta mendosh që erdhi në Amerikë fillikat i vetëm", the Dyja, që i dukej sikur po tregonte diçka të jashtëzakonshme, një legjendë. Si të ishte Herkuli që mbyti gjarpërinjtë në djep, apo Billi dhe Kidi që bëri vrasjen e parë që në moshën dymbëdhjetëvjeçare.
E bëri për të mbajtur prindërit që ishin aq të varfër, sa palën e vetme të këpucëve që kishin ua mbathnin fëmijëve me turne. Mendoni që pati guximin t'u kundërvihej banditëve të Dorës së Zezë, i vetëm, një copë kalama, kur e gjithë lagjja e terrorizuar nuk bënte as gëk, as mëk, dhe u bindej.
Ishte aq trim sa i vodhi këpucët një të vdekuri duke u futur në varr, sfidoi bosët e hekurudhave, përshkoi gjithë Amerikën pa një kacidhe në xhep, pagoi shtëpinë e prindërve me paratë e veshkave së tij, e ashtu i sëmurë siç ishte shkoi edhe vullnetar në luftë".
Roja po mendonte se nuk e kishte parë kurrë në këtë dritë Diamantin. Diamanti që njihte ai ishte një burrë i shkurtër, kokëfortë e mendjemadh, i dhunshëm dhe gënjeshtar. Një njeri i zakonshëm, për të cilin askush nuk ndihej krenar, madje as ai për veten e tij.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2116
Botuesi: Papirus
Botuesi: Dituria
Botuesi: Poeteka & Ideart
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Botart
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Toena
Botuesi: Fjala
Botuesi: Pegi
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Dituria
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Dituria
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Botimet Dudaj
Mes miliona italianëve që zbarkuan në Nju – Jork më 1903 – in, me ëndrrën e një të ardhmeje më të ndritur ndodheshin dhe dy fëmijë: Diamanti, dymbëdhjetë vjeç, dhe Vita, nëntë.
check_circle
check_circle