Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Shtepia e takimeve, Martin Amis
  • Shtepia e takimeve, Martin Amis

Shtëpia e takimeve, Martin Amis

SARAS

Libri flet për historinë e pazakontë të dy vëllezërve të cilët bien në dashuri me të njëjtën grua. Një "trekëndësh dashurie" siç e quan autori që në fillim. Dilema është: Kë do të zgjedhë Zoja, një femër e bukur hebreje, vëllain e madh, ish-partizan, i pashëm, i fuqishëm, me emër apo vëllain tjetër Leon, më të vogël në moshë, thatanik, i shëmtuar dhe pa asnjë përvojë?

100,68 SEK
90,61 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shtëpia e takimeve
Origjinali: House of Meetings
Gjinia: Roman
Autori: Martin Amis
Shqipëroi: Fari Laçka
Shtëpia botuese: Saras
Viti: 2016
Fq. 208
Pesha: 0.231 kg.

Mbi librin

Libri flet për historinë e pazakontë të dy vëllezërve të cilët bien në dashuri me të njëjtën grua. Një "trekëndësh dashurie" siç e quan autori që në fillim. Dilema është: Kë do të zgjedhë Zoja, një femër e bukur hebreje, vëllain e madh, ish-partizan, i pashëm, i fuqishëm, me emër apo vëllain tjetër Leon, më të vogël në moshë, thatanik, i shëmtuar dhe pa asnjë përvojë?

Një roman për sistemet totalitare dhe atë çfarë ka mbetur nga ajo periudhë në ish-vendet komuniste, shkruar nga një prej penave më të mprehta të shekullit XXI, Martin Amis. Ky është romani i dytë i autorit në gjuhën shqipe pas "Treni i natës".

Fragment nga libri

U tregova egoist që nuk të lashë të më shoqëroje. Ta kam thënë që shkaku ishte se nuk doja të të lija lamtumirën në sy të njerëzve. Shqetësimi im ishte njëfarë mungese simetrie. Ti dhe unë: vetëm ecejake aeroport-shtëpi. Nuk doja të më shoqëronte njeri, sepse e dija që nuk do të kthehesha.

Tani je e përgatitur për jetën, po aq sa çdo vajzë perëndimore. Ke pasur ushqim të mirë, sigurim të majmë mjekësor, dy diploma, udhëtime jashtë shtetit, gjuhë të huaja, dentistin te koka, psikoterapinë, prona dhe parà. Lëre pastaj ngjyra e lëkurës tënde. Ktheji sytë nga vetja: shiko si ndrit!

Detajet e librit
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Përçmimi, Alberto Moravia

Një mbrapshti që nuk e di në do të ndodhë, të shkakton trazirë, sepse mbi të gjitha, shpreson deri në fund që të mos jetë e vërtetë ; por kur e di që kjo mbrapshti është e sigurt, përkundrazi, zhytesh për ca kohë në një qetësi të poshtër.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Kafsha që jep shpirt, Philip Roth

Gjithçka shkon fjollë deri ditën kur ai njihet në mënyrë intime me një vajzë kubane, me të cilën do të krijojë një lidhje që me kohën do të dalë krejtësisht jashtë përllogaritjeve të tij. Për Kepeshin, kjo do të jetë mundësia e artë për të kuptuar veten, rrjedhën e ngjarjeve që e kanë shënjuar, por edhe për ta shtyrë drejt një analize më të thellë të...
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shtëpi, Toni Morrison

Ky roman rrëqethës i shkrimtares së madhe amerikane Toni Morrison, na zbulon një njeri në dukje të mposhtur, i cili arrin të gjejë burrërinë, por, në fund, edhe shtëpinë, vendin të cilit i përket.
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dyshimi, Ashley Audrain

Një dramë psikologjike, e tensionuar, që ka në qendër krijimin dhe rrënimin e një familjeje – dhe një grua, përjetimi mëmësor i së cilës nuk ka të bëjë aspak me atë që ka shpresuar, por me gjithçka që i druhej.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Leksione amerikane, Italo Calvino

Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Biblioteka sekrete e Aushvicit, Antonio Iturbe

Dy mësues ngrenë vështrimin të pataksur. Mbajnë në dorë diçka që në Aushvic është rreptësisht e ndaluar, po u zbuluan dënohen me vdekje. Këto sende janë të rrezikshme, nuk mund t’i zotërosh. Nuk qëllojnë, nuk janë me majë, as prerës apo lëndues. Janë thjesht libra: të vjetër, të shkalafitur, me faqet e grisura, thuajse copë e çikë. E megjithatë nazistët i...
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Koha e ngrirë, Anna Kim

"Koha e ngrirë" është një roman për kujtimet, për mënyrën e trajtimit të frikës, të përdorimit të harresës. Për këtë libër kaq aktual dhe politik, Anna Kim – i gjen një gjuhë të brishtë, pothuajse lirike, e cila lejon tone të ndërmjetme dhe të zgjon shumë më tepër nga sa emërton.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000170

Botuesi: Ideart

Femije ne humnere, Jerome D. Salinger

"Fëmijë mbi humnerë" është një prozë e rrëfyer nga Holden Kolfilldi, djaloshi 16-vjeçar, i cili sapo është përjashtuar nga shkolla e tretë private, në përfundim të semestrit. Pjesa më e madhe e romanit është një rrëfim, herë tepër komik, herë me skena tragjike nga aventurat e tij në Manhatan.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Logbook

Nata me këngë, Jon Fosse

Reduktimi i veprimit skenik në dramë sillet rreth një hapësire të mbyllur me personazhe që shpalosin kryesisht dialogje të vyshkura e që iu ngjasojnë dramave të autorëve ekzistencialistë.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Estetika e letërsisë, Massimo Fusillo

Viteve të fundit estetika dhe letërsia kanë përjetuar një periudhë transformimi të thellë: estetizimi i përhapur që karakterizon botën aktuale, imagjinarja që gjithnjë e më tepër merr trajtë pamore, revolucioni i studimeve kulturore, ia kanë ripërcaktuar kufijtë
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001330

Botuesi: Toena

Zahiri, Paulo Coelho

Një ditë, një shkrimtar i famshëm zbulon se gruaja, korrespondente lufte, e ka braktisur pa lënë gjurmë dhe pa i dhënë asnjë shpjegim. Pavarësisht suksesit që vazhdon të gëzojë dhe një dashurie të re, që bëhet pjesë e të përditshmes së tij, mendimi i mungesës së gruas vazhdon ta mundojë dhe i pushton mendjen derisa e hedh në një përhumbje totale.
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Pyesni pluhurin, John Fante

Po, Fante pati efekt të madh mbi mua. Fante ishte hyu im dhe unë e dija se hyjnitë duhen lënë të qetë, nuk mund t'u shkelje pragun ashtu si duke lozur. Prapë më pëlqente të hamendja se ku mund të kishte jetuar në Angel's Flight dhe s'më dukej e pamundur që të jetonte akoma aty.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Eshtërrojtësi, Marios Mihailidhis

Vepra e Mihailidhisit është e pasur me karaktere dhe histori të thella në aspektin emocional, shpesh duke përfshirë aspekte të shoqërisë dhe të jetës së përditshme, por gjithashtu duke i dhënë rëndësi ekzistencës njerëzore dhe ndërveprimeve të individit me botën që e rrethon.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2189

Botuesi: Dituria

Mjeshtri, Colm Toibin

Romani "Mjeshtri" është një pasqyrë e jetës së shkrimtarit Henri Xhejms në vitet e fundit të shekullit XIX. Libri përbëhet nga njëmbëdhjetë kapituj, në të cilët zhvillohen ngjarjet prej janarit të 1895 deri në tetor të 1899, duke e ndjekur shkrimtarin nga dështimi i tij në përpjekje për të pasur sukses në teatrin e Londrës.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: SARAS

Treni i nates, Martin Amis

Detektivja Majk Hulihën rrëfen detyrën që i kanë ngarkuar si detektive të zbulojë një vetëvrasje dhe ndërkohë parashtron edhe rrugëtimin e jetës së saj që ka kaluar në peripeci të dhembshme, që nga dhunimi seksual tek ai fizik.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje