Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Jehona e kujteses, Richard Powers
  • Jehona e kujteses, Richard Powers

Jehona e kujtesës, Richard Powers

2354
OMBRA GVG

I zgjuar dhe elegant... Powers është ai që përmbushi diçka të mahnitshme në letërsi.

1 200 Lekë
1 080 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jehona e kujtesës
Origjinali: The echo maker
Gjinia: Roman
Autori: Richard Powers
Shqipëroi:  Pirro Dollani
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2008
Fq. 626
Pesha: 0.69 kg
ISBN: 978-99943-44-80-2

Fragment nga libri

Ai përpiqet të flasë. Asgjë nuk del nga goja e tij, përveç një fishkëllime të thatë. Ajo mban vesh tek goja e tij, por ende asgjë. Bënte me dorë ca lëvizje si gërvishtje në ajër, shenja për letër dhe penë. Ajo i nxjerr nga çanta dhe ia jep.

Tashmë gjysëm i paralizuar nga trysnia që i rritet në kokë si pasojë e lobeve të mavijosur që i janë ënjtur pranë kockave të palëvizshme, me një dorë të sakatuar që s'është e vetja, shkruan këto fjalë: Unë jam KurrkushiPor sonte në Rrugën VerioreZoti më drejtoi tek tyQë Ti të jetoshDhe të sjellësh dikë tjetër.

Mezi arrin t'ia lërë letrën në cepin e gishtave të saj. Ndërkohë që ajo lexon, ai merr një goditje të fuqishme në hemisferën e djathtë. Lëshon një britmë të shkurtër e fundoset përsëri në shtrat dhe ngrin. Ajo e ka vrarë dy herë. E lebetitur, hedh letrën në komodinë dhe zhduket.

Komente mbi librin

"Një roman i madh, i madh në gjetjen e tij, i madh në temat e tij dhe veçanërisht i madh në domethënien e tij..."

Margaret Atwood, The New York Review of Books

"... i mrekullueshëm, intrigues, tërheqës deri në skaj... thellësisht i bukur..."

Vince Passaro, The Oprah Magazine

"Richard Powers është padyshim një nga shkrimtarët mjeshtra, nga më të zotët e letërsisë së sotme..."

Charles Oberndorf, The Plain Dealer

"I zgjuar dhe elegant... Powers është ai që përmbushi diçka të mahnitshme në letërsi."

Cholson Whitehead, The New York Times Book Review

"Vetëm Powers është më i mirë se çdokush tjetër sot..."

John Leonard, Harper's Magazine

"Një stilist i klasit të lartë... personazhet e tij udhëtojnë gjatë në kujtesë..."

Steve Weinberg, The Seattle Times

 

Detajet e librit
2354
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Buzuku

Të vdesësh në pranverë, Ralf Rothmann

Është e pamundur të qëndrosh indiferent kur i lexon skenat e përshkruara mrekullisht nga Ralf Rothmann për luftën, jetën, rininë, dashurinë.... Një rrëfim tejet emocional, me një histori të dhimbshme, të cilin do të duhej ta lexonte secili që ka pasur të bëjë me luftën, si viktimë apo si agresor.
540 Lekë 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Albas

Lepur, vrapo, John Updike

Vetëm njëzet e gjashtë vjeç, heroi kryesor i këtij romani, Herri "Lepur" Engstrëm është një burrë-fëmijë, i zënë në një luftë midis instinktit dhe mendimit, vetvetes dhe shoqërisë, kënaqësisë seksuale dhe detyrës familjare. 
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Kohë pas kohe, Lisa Grounwald

Nora Lensing do të kishte energji të mjaftueshme për dy jetë normale, por ajo nuk kishte mbaruar punë akoma me këtë që kishte tani. Ajo do të qëndronte aq kohë sa të donte dhe kur të largohej, nuk do të ishte një ditë e çfarëdoshme apo aksidentale, për t’u mbyllur përgjithmonë në mugëtirën gri. Kur të largohej, do të ishte në një perëndim fatal të...
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Motra e Frojdit, Goce Smilevski

A ishte Zigmund Frojdi përgjegjës për vdekjen e së motrës në një kamp përqendrimi nazist? Në Vjenën e pushtuar nga nazistët, Zigmund Frojdit i jepet privilegji që të largohet jashtë vendit, duke marrë me vete njerëzit më të afërt.
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Provimi, Julio Cortazar

Huani dhe Klara vendosin ta kalojnë vigjiljen e provimit të tyre të fundit në shoqërinë e disa miqve duke u endur në një Buenos Ajres surreal, mes kultesh pagane, vegimesh misterioze. Në mjegullën e çuditshme që mbështjell qytetin, shquajnë vazhdimisht fantazmën e një miku të vjetër...
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000840

Botuesi: OMSCA-1

Bija e heshtjes, Kim Edwards

Kim Edwards ka shkruar një roman kaq intrigues, që e përpin me një frymë. Personazhet e saj do t’ju lënë pa fjalë.Në romanin “Bija e heshtjes”, Kim Edwards-i ka krijuar një tregim për keqardhjen dhe shpëtimim, për ndjenjat e ndershme të personazheve që jetojnë në varësi të së kaluarës së tyre. I shkruar me një gjuhë sh
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Nga veranda jote duket shtëpia ime, Elvis Malaj

 Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit,por me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg shablloneve tashmë të gatshme.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2081

Botuesi: OMBRA GVG

Deti, deti, Iris Murdoch

Kritika vë në dukje se këto romane shquhen për inteligjencën dhe elegancën e lartë me të cilin shkrimtari i ndërton personazhet dhe strukturat e veprës. Këto cilësi, shpesh përshkohen nga ndjenja e humorit të hollë dhe therës.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Dita Ditës, Terezia Mora

Romani fillon me një pamje të dhunshme: Një burrë gjendet i varur kokëposhtë në një kënd lojërash të një lagjeje të rrënuar të një metropoli gjerman. Është Abel Nema, një fenomen gjuhësor që di dhjetë gjuhë, por që rrallë e dëgjon t'i përdorë ato në bisedat e përditshme.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dhimbja, Marguerite Duras

"Dhimbja" na vë përpara një "çrregullimi të frikshëm të mendimit dhe ndjenjës". Në një Paris pranveror, të marrosur prej fundit të luftës, endet Marguerite Duras, e tronditur dhe e zymtë, si gratë e tjera të robërve dhe të deportuarve të luftës që presin lajme në Qendrën Orsej.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjëra që nuk i thamë kurrë, Lucy Score

Përveç kësaj, Lina nuk krijon lidhje. Kurrë. Një aventurë e nxehtë afatshkurtër me një polic të këtushëm? As që bëhet fjalë. Sapo te gjejë atë që po kërkon, nuk ka ndërmend të qëndrojë më gjatë aty. Por Nokemauti ka mënyrën e tij për t'i bërë njerëzit për vete.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Balta, Kristos Armando Gezos

28 vjeçari Aleksandër kthehet në Athinë pas një viti, me qëllim vetëvrasjen. Teksa rreket që të realizojë detajet e fundit të planit të tij, endet rrugëve të Athinës, duke u kalamendur mes së shkuarës dhe të tashmes asfiksuese, përballet me dobësitë vetjake dhe mjedisin e ashpër njerëzor përmes monologëve dëshpërues rreth vendit të tij në botën njerëzore.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Mëngjes te Tiffany, Truman Capote

Një roman i këndshëm që tërheq çdo tip lexuesi dhe që jetën e përditshme e të zakonshme e shndërron në art. “Mëngjes te Tiffany” nuk është vetëm historia e Hollit, por e çdo vajze që i tejkalon konvencat shoqërore dhe e jeton jetën ashtu siç ka dëshirë.
774 Lekë 860 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001578

Botuesi: Skanderbeg Books

Ishulli i mundshëm, Michel Houellebecq

"A më bën të përjetshëm klonimi?" - kjo pyetje e mundon Danielin, një burrë i palumtur nga jeta dhe dashuria. Pas dy martesave, e para vetëm dashuri, ndërsa e dyta vetëm seks, dhe disa rimishërimeve në klone pasardhës që iarrin me ndihmën e sektit të Elohimitëve, Danieli klon, sikurse qëniet njerëzore nga rrodhi, bëhet i ndërgjegjshëm mbi gravitetin e...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2338

Botuesi: Zenit Editions

Uliksi, James Joyce

Megjithë përthyerjet që pëson gjatë përkthimeve ( dhe natyrisht çdo përpjekje për t'i konvertuar dredhitë idiosinkratike të Joyce – it nuk shkojnë larg) Uliksi ka patur në letërsi një efekt që s'mund të krahasohet.
1 800 Lekë 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2392

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Më e mira e botëve, Aldous Huxley

Më e mira e botëve mbetet romani më i sukesshëm jo për shkak të asaj çka parashikon. Më shumë, shkëlqimi i Më e mira e botëve dhe ajo çka e bën atë ende kaq të freskët, përtej moshës së saj tetëdhjetë vjeçare, është çka ajo thotë për qenien njerëzore në çfarëdo epoke: mallin tonë për dashuri dhe për një shoqëri që të na bëjë të ndihemi përnjëmend njerëzorë.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K3R5

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashamirëset, Jonathan Littell

"Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme.
2 250 Lekë 2 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje