Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
17,53  19,48 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,69  12,99 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Ndihma, Kathryn Stockett
  • Ndihma, Kathryn Stockett
  • Ndihma, Kathryn Stockett

Ndihma, Kathryn Stockett

SKU001174
OMSCA-1

Tri femra të zakonshme tashmë janë gati të bëjnë një hap të jashtëzakonshëm. Njëzetedyvjeçarja Skiter sapo është kthyer në shtëpi pas mbarimit të kolegjit "Ol – Mis". Ajo ka një diplomë, por nëna e saj nuk do të jetë e lumtur, derisa Skiteri të ketë një unazë në gisht.

14,29 
12,86  Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ndihma
Origjinali: The help
Gjinia: Roman
Autori:  Kathryn Stockett
Shqipëroi: Xhevat Lloshi
Shtëpia botuese: Omsca 1
Viti: 2010
Fq. 496
Pesha: 0.511 kg
ISBN: 978-99943-41-67-2

Mbi librin

Tri femra të zakonshme tashmë janë gati të bëjnë një hap të jashtëzakonshëm. Njëzetedyvjeçarja Skiter sapo është kthyer në shtëpi pas mbarimit të kolegjit "Ol – Mis". Ajo ka një diplomë, por nëna e saj nuk do të jetë e lumtur, derisa Skiteri të ketë një unazë në gisht.

Skiteri normalisht do të ngushëllohej me të shtrenjtën e saj Konstantinën, gruan që e rriti, por ajo është zhdukur dhe askush nuk i tregon Skiterit se ku ka shkuar ajo. Ajbilina është një shërbëtore zezake, e zgjuar dhe që po rrit fëmijën e shtatëmbëdhjetë të bardhë. Asaj i është thyer zemra që kur humbi djalin e saj, dhe i është përkushtuar vajzës së vogël të bardhë, për të cilën kujdeset, megjithëse e di që të dyja mund të lëndohen nga kjo.

Mini, shoqja e ngushtë e Ajbilinës, e shkurtër, e shëndoshë është ndoshta gruaja më e shkathët (e paturp) e Misisipit. Ajo mund të gatuajë si askush tjetër, por nuk i vë dot fre gjuhës, prandaj e humb gjithmonë punën. Më në fund ajo gjen punë te dikush, që është e re në qytet dhe nuk e njeh ende statusin e saj atje. Por edhe punëdhënësja e re ka sekretet e saj. Sado të ndryshme që mund të duken këto tri gra, ato do t'i bashkojë një projekt klandestin, që do t'i vërë të trija në rrezik. Dhe pse? Sepse ato nuk tremben nga kufijtë që përcaktojnë jetën e qytetit dhe kohën e tyre, të cilët ndonjëherë edhe duhen kapërcyer.

Kathryn Stockett, në linja të menduara në mënyrë të përsosur, krijon tri femra të jashtëzakonshme, vendosmëria e të cilave për të ndryshuar jetën e tyre, bëjnë që të ndryshojë njëherë e përgjithmonë jeta e një qyteti dhe marrëdhëniet se si gratë- nëna, vajzat, dadot dhe miqtë shohin njëri-tjetrin.

Ky roman i thellë në mendime është i mbushur me humor, mprehtësi dhe shpresë. "Ndihma" është një rrëfim për çdo kohë e moshë, që flet rreth kufijve që ne u përmbahemi dhe atyre që i tejkalojmë.

Komente mbi librin

"Romani më i mirë i vitit, mund të quhet që tani klasik."

Amazon.com

"Një roman i mprehtë dhe i zgjuar... Do ta gjeni veten në çdo faqe të tij."

USA Today

"Herë i gëzuar e herë të thyen zemrën... Një paraqitje e përkryer. Lexuesit do të mbërthehen nga faqet e këtij libri."

Associated Press

"Të tërheq me mendimet provokuese... Ngjarje mbresëlënëse të një treve që ecën me hapa të ngadaltë drejt integrimit, do t'i vendosë lexuesit përballë një rrëfimi të jashtëzakonshëm, që tregon portretin e një qyteti që e mundon diskriminimi. Ky tashmë është një nga romanet më të mira të vitit."

People Magazine

"Romani "Ndihma" i Kathryn Stockett është një roman që të mbërthen, i cili po bëhet i njohur shumë shpejt... Tri karaktere kryesore që mbushin të gjitha faqet me ngrohtësi dhe arrijnë më së fundmi triumfin e tyre... Historianët e librave do të flasin e do të flasin për të... Një roman ngadhënjyes."

The New York Times

"I këndshëm dhe i vërtetë, një rrëfim që të shtyn ta përfundosh sa më parë së lexuari. Kur miqtë e tu të librave të mos dinë se çfarë të lexojnë, mos ngurroni t'u këshilloni këtë libër, me besim të plotë se nuk do të zhgënjehen."

Entertainment Weekly

"I fuqishëm... vëmendja e Stockett për detajet historike, dialektet dhe historitë krijon një portret të bukur të një bote të ndarë. Kjo histori që të prek në shpirt, e shkruar nga një talent është me të vërtetë mbresëlënës."

Atlanta Journal Constitution

"Një roman fitues që sigurisht do të ketë një sukses të padiskutueshëm ndër zhanret e librave. I ngrohtë dhe mikpritës."

New-Orleans Times-Picayune

"E dashurova dhe e admirova romanin "Ndihma". Është roman i guximshëm, gjallërues dhe shumë inkurajues. Shumë shpresëdhënës. Fantastik. Një tregim që më bëri të qaj ndërsa gëzohesha për çdo ngadhënjim të vogël, por të qëndrueshëm të njerëzve mbi urrejtjen dhe frikën. Nuk do ta harroj asnjëherë këtë libër të mrekullueshëm."

Dorothea Benton Fank

"Stil origjinal dhe i mprehtë. Kathryn Stockett ka shkruar një roman të mrekullueshëm të vendosur në Jugun e thellë dhe të treguar nga zërat konkretë të Ajbilinës, Minit dhe Skiterit, tri gra të paharrueshme, jetët dhe pikëpamjet e të cilave injektohen me gjallëri në një të ardhme plot shpresë të Amerikës që po ndryshon. Ju do të përhumbeni në leximin e këtij libri, ndërsa ato punojnë, luajnë dhe dashurohen në një kohë kur mundësitë e grave ishin të pakta por ëndrrat i kishin pakufij."

Adriana Trigiani, autore i serive Bestseller The Big Stone Gap dhe Lucia, Lucia

"Një roman magjik, që të prek në shpirt dhe kaq i vërtetë në zërat e këtyre karaktereve, sa që jetët dhe mundimet e tyre do të qëndrojnë shumë kohë me ju edhe pasi ta keni përfunduar leximin."

Robert Hicks, autori Bestseller i New York Times - The Widow of the South

"Romani "Ndihma" është i papritur, një portret kumbues i jetëve të ndërthurura të grave kundër ndarjes racore. Stockett ka shumë dhunti, sy të mprehtë për zbulimin e karaktereve, sens humori dhe një stil të përsosur për një tregimtare të lindur. Karakteret e saj, janë kaq të gjallë sa duket sikur marrin frymë bashkë me ty. Mos e humbisni këtë roman të zgjuar e vezullues."

Joshilyn Jackson, Autori Bestseller i Gods in Alabama

"Një libër i mrekullueshëm. Një rrëfim që ngjall respekt dhe shkruar me humor të mprehtë për tri gra, rreth një vendi dhe në një kohe që është ende në shumë mënyra duke na shoqëruar ne."

Beth Henley, Fituese e çmimit Pulitzer, " Crimes of the Heart"

"E dashuroj romanin "Ndihma". Kathryn Stockett na ka dhënë karaktere të paharrueshme dhe një rrëfim me të vërtetë mbresëlënës. Ajbilina, Mini dhe Skiteri, tregojnë që njerëzit në rrethana të vështira bashkohen pavarësisht nga ndryshimet dhe që gratë e zakonshme mund të bëhen heroina."

Jill Conner Browne, #1 Autori i serive Bestseller i The sweet Potato Queens dhe banor i Xhekson,Misisipi

Mbi autoren

Kathryn Stockett – i u lind dhe u rrit në Xhekson të Misisipit. Pasi mbaroi Universitetin e Alabamës, ku u diplomua për gjuhë angleze dhe letërsi, kaloi në Nju-Jork, ku punoi për botimin dhe marketimin e një reviste për nëntë vjet. Sot jeton në Atlantë me të shoqin dhe një vajzë. Ky është romani i saj i parë.

 

Detajet e librit
SKU001174
9789994341672
9789994341672
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Trupi i njeriut, Paolo Giordano

Për ushtarët e një toge që komandohet nga nënoficer Antonio Reneja, misioni në Afganistan është prova e parë e madhe e jetës së tyre. Në çastin e nisjes, ende nuk e dinë ende se vendi ku do të dërgohen është një nga më të rrezikshmit e krejt zonës së konfliktit.
10,52  11,69 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Jasemina, Jean Sasson

Kjo është historia e vërtetë e Jaseminës, një gruaje të re dhe të bukur libaneze që u burgos në Kuvajt gjatë Luftës së Parë të Gjirit. Udhëtimi tronditës i Jaseminës është një tregim për çmendurinë e luftës, për brutalitetin seksual të shfrenuar nga kaosi dhe për guximin e një gruaje për t'i qëndruar rrezikut për të ndihmuar gratë e tjera. Ky është një...
9,35  10,39 
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Raga, J. M. G. Le Clezio

Le Clèzio ofron sërish një udhëtim, në përvijimin e lundrimit të një piroge të gjatë që shkon në drejtim të Ragës – një ishull vullkanik i zi në Oqeanin Paqësor – aty ku banorët kanë zgjedhur të vendosen në mes të paqes së lartësive, pas një rrugëtimi të pabesueshëm.
8,18  9,09 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

A mund të vij tek ti, Marie Aubert

Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësirë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas.
9,35  10,39 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Balta, Kristos Armando Gezos

28 vjeçari Aleksandër kthehet në Athinë pas një viti, me qëllim vetëvrasjen. Teksa rreket që të realizojë detajet e fundit të planit të tij, endet rrugëve të Athinës, duke u kalamendur mes së shkuarës dhe të tashmes asfiksuese, përballet me dobësitë vetjake dhe mjedisin e ashpër njerëzor përmes monologëve dëshpërues rreth vendit të tij në botën njerëzore.
9,35  10,39 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

E shoqja e tigrit, Tea Obreht

Në një vend ballkanik, që po shëron plagët e luftës, Natalia, një doktoreshë e re, përpiqet të zbulojë rrethanat e mistershme të vdekjes - që ndodhi së fundmi - të aq të dashurit gjysh të saj. Teksa kërkon gjurmët, ajo i kthehet kopjes së vjetruar të Librit të xhunglës dhe rrëfimeve të vetë gjyshit për takimet me Njeriun-që-nuk-vdiste-dot.
9,35  10,39 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Muza e haresë, Goliarda Sapienza

"Muza e haresë" është libri rebel dhe skandaloz i një shkrimtareje të jashtëzakonshme. Është një roman aventure, një autobiografi e trilluar. Është një roman formimi, por edhe erotik, politik dhe sentimental.
14,03  15,58 
More
Në gjendje

Referenca: 9789994307081

Botuesi: Botimet Dudaj

Nëse zemra do të fliste, Sveva Casati Modignani

Një ngjarje traumatike e ka privuar nga siguria që të jep familja duke e plagosur thellë, për pasojë puna është e vetmja arsye e jetës së tij. Intuita dhe shkathtësia e kanë bërë njërin prej njerëzve më të pasur të botës, i aftë që përmes prodhimit të syzeve, të krijojë një perandori ekonomike.
17,53  19,48 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe