Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Vejushat e së enjtes, Claudia Piñeiro
  • Vejushat e së enjtes, Claudia Piñeiro

Vejushat e së enjtes, Claudia Piñeiro

9789994302314
Botimet Dudaj

Pastaj janë Tanoja dhe Tereza Skalja, ai gjithnjë fitues në tenis, ajo kultivuese e jashtëzakonshme fidanësh, lehet artistike të së cilës janë më të kërkuarat në komunitet. Shumë familje, secila me veset e veta private dhe virtytet publike, por të gjitha të bashkuara nga një dëshirë e egër: të ndajnë një stil jetese të lartë dhe kurrë të rëndomtë, dhe sidomos ta mbajnë përgjithmonë, me çdo çmim.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vejushat e së enjtes

Autori: Claudia Piñeiro

Shqipëroi: Adrian Beshaj

Kategoria: Roman

Botues: Dudaj

Specifikimi: Kapakë të hollë

Viti i botimit: 2011

Pesha: 0.350 kg

Faqe: 304

ISBN: 978-99943-0-231-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Pas mureve të larta rrethuese, përtej kangjellave që mbikëqyren nga roja të armatosura, ndodhet komuniteti i Altos de la Kaskadës. Jashtë, rruga, mjerimi i lagjes Santa Maria de los Tigresitos edhe, akoma më tej, Buenos Airesi kaotik. Brenda, aroma e jaseminëve, tingujt e një natyre tërësisht të pandotur, gumëzhima e makinave elektrike, bari gjithnjë i gjelbër i golfit, vilat luksoze, vezullimet e ujit të valëzuar të pishinave.

Atje shkojnë të banojnë familje që duan një jetë të shëndetshme, të lumtur, të përbërë nga sporti, darkat, bisedat përpara një filxhani çaji dhe leksionet e kopshtarisë dhe pikturës. Virxhinia Guevara ka hapur një agjenci pasurish të paluajtshme pasi i shoqi, Roni, ka humbur çuditërisht punën. Por del se është një punë aspak e lehtë. Në La Kaskada, në fakt, rregullores së ngjeshur të shkruar i shtohet një rrjet i dendur normash të fshehta, sepse fqinjë janë miqtë dhe miq janë fqinjët, dhe nuk mund të tolerohet që të kapërcehet numri maksimal i lejuar i hebrenjve: janë ndërkaq Uroviçët, Ernestoja dhe Mariana Andradeja kanë birësuar dy fëmijë, Ramonën dhe Pedron, por gjykatësi nuk i ka lejuar ta ndryshojnë atë emër aq të rëndomtë, Ramona.

Pastaj janë Tanoja dhe Tereza Skalja, ai gjithnjë fitues në tenis, ajo kultivuese e jashtëzakonshme fidanësh, lehet artistike të së cilës janë më të kërkuarat në komunitet. Shumë familje, secila me veset e veta private dhe virtytet publike, por të gjitha të bashkuara nga një dëshirë e egër: të ndajnë një stil jetese të lartë dhe kurrë të rëndomtë, dhe sidomos ta mbajnë përgjithmonë, me çdo çmim. Ndonëse në botën e jashtme shumëkombëshet po e braktisin vendin, monedha duket se nuk mban më, ndërsa një tufë terroristësh sapo ka shembur, aq larg dhe aq pranë, kullat e Nju-Jorkut. Brenda, atje ku këto lajme humbasin në radhën e kronikave të transmetuara nga ata pak televizorë të ndezur, burrat vazhdojnë të mblidhen çdo javë në shtëpinë e Tano Skaljës, larg syve të fëmijëve dhe grave, të cilat, të përjashtuara nga grumbullimi mashkullor, vetëpërkufizohen me ironi si “vejushat e së enjtes”. Por në njërën prej këtyre mbrëmjeve rutina thyhet papritmas. Ndërsa trupat e tre miqve fundosen në ujin e pishinës më të bukur të lagjes, ana e errët e një jete të përsosur fillon të dalë në sipërfaqe.

Detajet e librit
9789994302314
9789994302314
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Mosdija, Milan Kundera

Një burrë dhe një grua takohen rastësisht ndërsa po kthehen në atdheun e tyre, të cilin e kishin braktisur 20 vjet më parë, kur ata zgjodhën të mërgonin. A do të arrijnë të kapin fillin e historisë së tyre të çuditshme të dashurisë, të këputur pothuajse që në njohje dhe pastaj të humbur në detin e historisë?
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2500

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hijet e Greit, E. L. James

Kur studentja e letërsisë, Anastasia Still, shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm, Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja... derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Stoneri, John Williams

Duket sikur s'është veçse thjesht një roman që flet për jetën e një djali që shkon në universitet, ku bëhet pedagog. Por në të vërtetë, është një ndër librat më magjepsës që mund t'iu rastisë të keni lexuar.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Hipi, Paulo Coelho

Karla është një vajzë holandeze që ëndërron të shkojë në Nepal dhe pret të takojë shokun e duhur për të ndërmarrë udhëtimin. Pauloja është një brazilian i ri që dëshiron të bëhet shkrimtar: ka flokë të gjatë dhe udhëton nëpër botë për të kërkuar lirinë dhe kuptimin më të thellë të ekzistencës.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Klara dhe Dielli, Kazuo Ishiguro

Po mire, zëre se u fute në njërën prej ketyre dhomave, - tha, - dhe zbulove një tjetër dhomë brenda saj. E brenda kesaj dhome, një tjetër serish. Dhoma brenda dhomave pareshtur. A mund të ndodhë po kështu me zemrën e Xhosit? Sado të endeshe nëpër keto dhoma, a nuk do të gjeje prapë dhoma të tjera, ku nuk je futur ende?
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Aziatikë çmendurisht të pasur, Kevin Kwan

“Aziatikë çmendurisht të pasur” është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet ë ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Shigjetari, Paulo Coelhos

Te Shigjetari takojmë Tetsujën, dikur i famshëm si shigjetari më i mirë i vendit, por që është tërhequr nga jeta publike, një sfidues, që vjen ta kërkojë dhe një djalë, i cili vëzhgon konkurrencën e tyre.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ishulli nën det, Isabel Allende

1770, Santo Domingo, sot Haiti. Teteja është nëntë vjeçe, kur i riu francez Tuluz Valmorein e blen që të merret me punët e shtëpisë. Përreth janë fushat e kallamit të sheqerit, vapa ligështuese e ishullit, puna e skllevërve.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 9789928136206

Bir, Andrej Nikolaidis

Duke ruajtur unitetin e kohës dhe të vendit, ngjarjet zhvillohen brenda njëzetekatër orëve në qytetin e Ulqinit, autori shpalos në sytë e lexuesit një univers të tërë karakteresh. Thënë me fjalët e Jonathan Franzenit, libri i Nikolaidisit është "një prozë që edhe pse nuk ka për ta shpëtuar botën – aq më pak Ballkanin dhe plagët e tij, do të shtonim ne –...
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Të ishim bashkë, vetëm kaq, Anna Gavalda

Tre të rinj, dy djem dhe një vajzë, tre fate që kryqëzohen papritur, kur ndihen të humbur, të braktisur, të përbuzur. Parisi, me rrugët, baret, dritat, mundësitë, historinë, joshjen është një shkretëtirë e pamatë për këta tre të rinj, që përballen me një jetë të vështirë e të vetmuar, aspak për faj të tyre, por për shkak të rrethanave dhe situatave...
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Korrigjimet, Jonathan Franzen

Lambertët, një familje gati tradicionale e mesperëndimit amerikan, po shpërbëhet diku mesit të shekullit të njëzetë. Të tre fëmijët e Alfredit dhe Enisdës, largohen dhe nisin secili një jetë të re në lindje të vendit.
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000731

Botuesi: Onufri

Tango e fundit ne Paris, Robert Alley

Poli, një amerikan 45 vjeçar, me banim në Paris, e përjeton mjaft rëndë vetëvrasjen e së shoqes. Marrëdhëniet e tij me heroinën e romanit, një bionde 20 vjeçare, të fejuar me një regjisor me të ardhme, të kujtojnë shkulmin e papërmbajtur të tangos latino – amerikane.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Nusja e re, Alessandro Baricco

Jemi në fillim të shekullit të shkuar. Nusja e ardhshme është e re, e ardhur nga larg, dhe Familja e pret, thuajse hutimthi, në banesën elegante jashtë qytetit. Biri nuk është, ndodhet larg, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e ndërmarrjes së begatë tekstile.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001239

Botuesi: Skanderbeg Books

Stambolli, Kujtime dhe qyteti, Orhan Pamuk

Duke shkruar një rrëfim mbi ngjarjet e largëta historike, autori nënvizon historinë e tij dhe të familjes, përmes rrëfimeve të gjyshes, fotografive dhe gravurave. Dhe s'ka rëndësi, në është fjala për vizitën e Floberit në Stambollin e vitit 1850 apo për marrjen e Konstandinopolit.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bard

Klepsidra, Danillo Kish

Danillo Kish është vlerësuar lart nga emrat më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore në botë, si Milan Kundera, Philip Roth, Joseph Brodsky, Susan Sontag etj. Romani i tij i parë, Mansarda, u shkrua në vitin 1960 dhe u botua më 1962.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje