Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Delfini, Aleksandar Prokopiev
  • Delfini, Aleksandar Prokopiev

Delfini, Aleksandar Prokopiev

Fan Noli

Katërmbëdhjetë tregime të përfshira në këtë përmbledhje janë vazhdim i krijimtarisë së deritanishme, në të cilën gërshetohen me sukses karakteristika të letërsisë postmoderniste me vëzhgime intime. Bota rrëfyese e tregimeve të Prokopievit është diku në kufirin midis botëve të ndryshme, midis realizmit dhe fantastikes.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Delfini

Origjinali: Delfinot

Autori: Aleksandar  Prokopiev

Shqipëroi: Nikolla Sudar

Kategoria: Roman

Botues: Fan Noli

Specifikimi: Kapakë të hollë

Viti i botimit: 2025

Pesha: 0.220 kg

ISBN: 9789928813381

Ky libër është në gjuhën shqipe

1. Letërsia maqedonase 2. Tregime dhe novela 3. Aleksandar Prokopiev 4. Nikolla Sudar

Mbi librin

Delfini: Mbi të dukshmen dhe të padukshmen është përmbledhje e artistit dhe muzikantit universal maqedonas Aleksandar Prokopiev, njëri nga udhërrëfyesit e shkrimtarëve postmodernistë ballkanas.

Katërmbëdhjetë tregime të përfshira në këtë përmbledhje janë vazhdim i krijimtarisë së deritanishme, në të cilën gërshetohen me sukses karakteristika të letërsisë postmoderniste me vëzhgime intime. Bota rrëfyese e tregimeve të Prokopievit është diku në kufirin midis botëve të ndryshme, midis realizmit dhe fantastikes. Tek ai i gjen së bashku imagjinaren me ngjarjet reale dhe personazhet, të cilët shfaqen në lidhje të ndryshme kohe e hapësire, që i ndeshim në Shkup, Beograd, Zagreb, ëndrra, diku në breg të detit, në të kaluarën e largët, madje edhe në jetën e Aleksandar Prokopievit.

 Disa nga këto tregime janë fiksione të dukshme, disa janë historiografe, ndërkohë që disa konsiderohen prozë autobiografike. Rrëfyesi na shpie ne në ditët e fëmijërisë dhe formimit rinor, por edhe në depërtim më të thelluar, në tema siç janë pozita e intelektualit në kohëra të papëlqyeshme, në të cilat ata janë shprehur kundër sistemit sundues, të fajësisë e faljes, peshës së fitores dhe humbjes.

Detajet e librit
Fan Noli
9789928813381
9789928813381
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Mami, unë dhe mami, Maya Angelou

Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për herë të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Stambolli ishte një përrallë, Mario Levi

Nuk ishte faji im as që Stambollin e jetoja si një përrallë, as që nganjëherë doja t'u ngjaja personazheve të librave apo tregimeve, apo qoftë edhe dramave të jetës sime që më tregonin një drejtim, as që pa e kuptuar edhe vetë përdorja fjajët e "të tjerëve", i ndikuar nga ndonjë lajthitje e moçme, as që e njihja shpresën e ndonjë udhëtimi të ri, të ndonjë...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000485

Botuesi: OMSCA-1

Çoçarja, Alberto Moravia

...Titulli do të mbetet "Çoçarja", megjithëse titulli më i saktë do të ishte "Përdhunimi." Madje edhe më tej, në mënyrë klasike, "Përdhunimi i Italisë", si për të nënvijëzuar jo vetëm përdhunimin e një vajze, por përdhunimin e një vendi të tërë të shkaktuar nga lufta. Më duket se është një roman i mirë dhe do të ketë sukses...
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001026

Botuesi: Dituria

Asgjë me rëndësi, Justine Levy

Luiza dhe Adriani: një dashuri që duket e përjetshme dhe që papritmas shkërmoqet. Për Luizën do të jetë e vështirë që të kthehet nga humnera e depresionit, por "rimëkëmbja" do t'i shërbejë për ta parë jetën me tjetër sy.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Në kërkim të Xhulias, Catherine Dunne

Xhulia Sejmur zhduket krejt papritur një ditë më se të zakonshme tetori dhe i dashuri i saj, Uilliam Harris, e gjen veten në një situatë që nuk e kishte menduar kurrë. Tre vitet e kaluara me Xhulian kishin qenë më të lumturat e jetës së tij.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000727

Botuesi: Onufri

Vajza e portokalleve, Jostein Gaarder

Gaarder vazhdon të na befasojë me ndodhitë dhe me portretet e jashtëzakonshme të personazheve që gjallojnë brenda librave të tij. Xhorxhi, një fëmijë katërmbëdhjetëvjeçar, një ditë gjen një letër, që babai i tij ia kishte shkruar përpara se të vdiste.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Gjysma tjetër e qiellit, poetë grekë të shekullit XX dhe XXI

Prodhimtaria poetike e dekadave të fundit, në aspektin sasior dhe cilësor, po bëhet gjithnjë e më "e mbizotëruar nga femrat"... Poezia femërore në bashkëkohësi, pra, poezia e shkruar nga femrat, jo vetëm që nuk konsiderohet më si "femërore", por kërkon vëmendjen tonë si poezi pa përcaktime të tepërta....
1 800 Lekë 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kur fryma bëhet ajër, Paul Kalanithi

... megjithatë, diçka të së ardhmes nuk e anashkaloj dot: vajzën tonë, Kedin. Shpresoj të jetoj aq gjatë sa ajo të më kujtojë. Fjalët sigurisht që jetojnë më gjatë sesa unë. Kisha menduar t'i lija asaj letra, po çfarë t'i shkruaj? Nuk mund ta di se si do të jetë ajo në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje