• Banner

  • Ka mbaruar
Gruaja e gjeneralit, Joseph O Connor
  • Gruaja e gjeneralit, Joseph O Connor
  • Gruaja e gjeneralit, Joseph O Connor

Gruaja e gjeneralit, Joseph O Connor

Një nga kapitujt më dramatikë dhe pjellorë të historisë amerikane vjen e përshkruar nga duart e një mjeshtri të narracionit, me një stil të paharrueshëm.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gruaja e gjeneralit
Gjinia: Roman
Autori: Joseph O'Connor
Shqipëroi: Jorgji Qirjako
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2008
f. 468
Pesha: 0.58 kg
ISBN: 97899943-46-54-7

Mbi librin

Autori i librit Ylli i detit, vjen sërish në shqip me një roman epope mbi luftën, dashurinë dhe humbjen. Një nga kapitujt më dramatikë dhe pjellorë të historisë amerikane vjen e përshkruar nga duart e një mjeshtri të narracionit, me një stil të paharrueshëm.

Ndërkohë që Luftës Civile amerikane po i vjen fundi, në kryeqytetin e një vendi imagjinar, Xhejms O'Kifi, kryen me shumë mund detyrën e guvernatorit. Irlandez, me një të kaluar aventureske si kundërshtar i Kurorës britanike, ai është i martuar me të bukurën dhe të mistershmen Luçia-Kruz MakLeland. Martesa e tyre- një lidhje e stuhishme, së cilës i janë kushtuar disa nga faqet më pikante të romanit- është prej kohësh në krizë.

Kur, pas vitesh të tëra ndarjeje, Luçia vendos dtë shkojë pranë të shoqit, gjen jo vetëm një burrë të rrënuar dhe të humbur, por edhe një djalosh enigmatik, me gjasë një prej jetimëve të shumtë të konfliktit. As ajo, as O'Kifi nuk mund ta marrin me mend se nga Jugu në Veri, një grua e re po i binte kryq e tërthor vendit duke kërkuar pikërisht atë djalosh, në një udhëtim të gjatë që do të kishte pasoja befasuese në jetën dhe fatin e shumë njerëzve.

Joseph O'Conner ndërton një epope të zjarrtë për luftën, dashurinë dhe faljen, duke u dhënë zë robërve dhe prijësve, banditëve dhe sherifëve, indianëve dhe analfabetëve: një rrëfim rrëmbyes që përmes baladeve, poezive dhe manifesteve, sfidon parimet e romanit, për të an ofruar një lexim origjinal të një prej krerëve më dramatikë dhe më të vëllimshëm të historisë amerikane.

Komente mbi librin

"Herë me veçori të rralla, të shkëlqyera dhe depërtuese, herë të tjera i pasur me episode përshkrime të shkëlqyera dhe episode prekëse...Një rrëfim pasionues."

Colm Toibin

"Një libër unik për kohën. Një skenar dhune, dashurish dhe tragjedish në kohën e Luftës Civile amerikane, i treguar me mjeshtëri dhe me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme."

Nuala O'Faolain

"Një margaritar! Një libër i mrekullueshëm, konciz dhe i guximshëm. Kur e mbarova së lexuari, doja ta nisja nga fillimi."

Colum McCann

 

Detajet e librit
SKU001043
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2927

Botuesi: Infbotues

Bashkë me erën, vëllimi i parë, Margaret Mitchell

Skarletë O'Hara, gruaja e re tekanjoze dhe e pacipë, protagonistja e romanit, i përballon mundimet me shpirt pushtueseje; e pazonja, po ashtu si populli i vet i Jugut, "për të njohur disfatën edhe kur e ka para syve", nxiton të shkojë drejt së ardhmes duke menduar se "tek e fundit, nesër është ditë e re".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000483

Botuesi: OMSCA-1

Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini

I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Në vetën e parë njëjës, Haruki Murakami

 Me një zë të thellë, majmuni i beson bindjes dhe egos së tij se po vjedh emrat e grave me të cilat bie në dashuri. Këto tregime janë rrëfenja në kufijtë e historive të vërteta, të mbushura me po aq mister sa fantazi. Një prozë gjeniale që të grish ta lexosh e lexosh, sërish.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000833

Botuesi: OMSCA-1

Per hir te emrit, Jhumpa Lahiri

"Per hir te emrit” eshte romani nga Jhumpa Lahiri, fituese e cmimit Pulitzer. E ngarkuar emocionalisht dhe thellesisht e mprehte Jumpa na ofron pamje te persosura te jeteve e karaktereve te personazheve te saj.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Rënia, Albert Camus

Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2500

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hijet e Greit, E. L. James

Kur studentja e letërsisë, Anastasia Still, shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm, Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja... derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2646

Botuesi: Botimet Dudaj

Regetimat e drites se mengjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")

Çmimi 950 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Gruaja e Kolonelit, Rosa Liksom

Himleri e vetë Hitleri, tmerret në kampet e përqendrimit dhe në Poloninë e pushtuar më 1939. E keqja parakalon para syve të saj naivë të së kaluarës dhe na vjen ashtu siç ka ndodhur, e përshkruar nga një grua që po përpiqet të kuptojë plagët e saj dhe ato të një kombi.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001051

Botuesi: Dituria

Sekreti i fytyrës sime, Karen Ardiff

Do të bie të fle e shëmtuarDhe do të zgjohem e bukur... Veronika Broderiku, 14 vjeçare, ka kaluar një jetë të qetë, pa trazime. Por jeta e saj është krejt e mbyllur dhe fytyra e shënjuar e ka bërë gati të pafjalë. Pas vizitës së doktorit të ri, Gerahtit, dëgjon për herë të parë për mundësinë e një ndryshimi.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Vajza e keqe, Justine Levy

Të jesh nënë është e thjeshtë, të jesh nënë është një gjest dashurie pa kushte dhe, për ta përmbushur, duhet të zhvishesh nga egoizmi i fëmijërisë, të lësh pas rolin tënd si bijë. Për Luizën ky është një kapërcim i detyrueshëm: ajo zbulon që është shtatzënë pikërisht kur Alisa, nëna e saj, po vdes.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kerol, Patricia Highsmith

Jeta e dy grave mori ngjyra të tjera, sapo sytë e tyre u ndeshën. Befas gjithçka ndryshoi dhe i dha realitetit të jetës së përditshme të tjera ndjesi, lumturinë, aventurën, emocionet dhe gjallërinë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Shkelja e kurorës, Paulo Coelho

Linda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur. Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Moderato Cantabile, Marguerite Duras

Pas një fateliteti që ndodh aty pranë, Ana dhe Shovini do të fillojnë të njihen duke imagjinuar arsyet e ngjarjes. Më pas, ajo kthehet në rehatinë e shtëpisë së saj të madhe, e cila në vetvete përfaqëson ndarjen sociale midis klasës së mesme dhe asaj punëtore.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Lartësi, Milen Ruskov

Ngjarjet zhvillohen në Bullgarinë e vitit 1872, një periudhë ku lulëzuan komitetet revolucionare, që luftonin kundër turqve për liri dhe identitet, një periudhë e njohur në histori si Rilindja Bullgare. Kjo është një kohë e luftës për të hequr zgjedhën turke dhe dëshirën për arsimim e afirmim të identitetit kombëtar.

Çmimi 950 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)