- Ka mbaruar

Banner
"Trashëgimia Ortodokse në Shqipëri" është numri i parë i një gjerdani të veçantë botimesh që revista kulturore periodike "Art & Trashëgimi" ia kushton trashëgimisë kulturore dhe historike të komuniteteve fetare në vendin tonë.
Titulli: Art & Trashëgimi nr. 7, Trashëgimia Ortodokse e Shqipërisë
Gjinia: Kulturë, trashëgimi
Shtëpia botuese: Shoqata Argjiro
Viti: 2016
Fq. 2016
Pesha: 1.119 kg.
ISBN: 978-9928-144-07-2
"Trashëgimia Ortodokse në Shqipëri" është numri i parë i një gjerdani të veçantë botimesh që revista kulturore periodike "Art & Trashëgimi" ia kushton trashëgimisë kulturore dhe historike të komuniteteve fetare në vendin tonë. Ky botim u realizua falë bashkëpunimit të stafit të revistës "Art & Trashëgimi" me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Shoqatën Shqiptare të Studimeve Bizantine.
Emra të njohur në fushën e historisë, religjionit, arkitekturës, restaurimit, arkeologjisë, arteve të zbatuara, muzikologjisë, paleografisë dhe kodikologjisë, historisë së artit dhe letrave, si Kryepeshkopi Anastas, Hirësi Joan Pelushi, Aleksandër Meksi, Pirro Thomo, Kostantinos Giakoumis, Dhori Qiriazi, Lida Miraj, Shaban Sinani, Andi Rembeci, Skënder Muçaj, Sokol Çunga, Vladimir Myrtezai, etj. Kanë kontribuuar me penën e tyre, duke i ofruar lexuesit një botim të çmuar historik mbi trashëgiminë e Ortodoksisë në Shqipëri.
"Art & Trashëgimi" është një botim dygjuhësh, në shqip dhe anglisht, që promovon trashëgiminë kulturore, historinë dhe artet e bukura në Shqipëri. Përmban informacione, artikuj historikë, analiza, reflektime si dhe ese të penave më të njohura të fushës.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: OMBRA GVG
U deshën disa vjet që unë të arrija me ndjenjë e mendim në zbulimin e thjeshtë që qëllimet (pra, ashtu edhe mjetet) e natyrës, si dhe ato të artit, ndryshojnë thellësisht, organikisht mes tyre dhe nga vetë ligjet e botës del që – ato janë njëlloj të mëdha, pra, po aq të forta – ky zbulim që udhëheq sot veprën time.
Botuesi: Dituria
Origjinat e urbanistikës moderne trajton historinë e transformimit të qytetit. Në qendër të librit janë qyteti industrial, qyteti utopik dhe legjislacioni urban në Europën moderne. Në faqet e tij analizohen përvojat e para urbanistike të zbatuara në mjedise industriale, për të zbuluar pastaj shkaqet që çuan në fillimin e vonuar të planifikimit urban dhe...
Botuesi: Te tjere
Ky studim ka patur si sfidë të tij zgjerimin e kufijve të evidentimit e vënies në mbrojtje të një sërë ndërtimesh, që i përkasin fillimit të shek. XX - të, për të cilat shumë pak është folur e aq më pak vlerësuar e mbrojtur këto vepra.
Botuesi: Dituria
Hyrje në arkitekturë, vepër tashmë klasike - plotësisht e përditësuar në sistemin e vet ikonografik - mbetet një domosdoshmëri për këdo që dëshiron një njohje fillestare të arkitekturës së shkuar dhe të tashme.
Botuesi: CUNEOS
Perspektiva e Nicholas Cook – ut ndikohet gjerësisht nga kontributet më të fundit në shumë disiplina të lidhura me muzikën. Libri, ama, nuk i largohet boshtit kryesor dhe e trajton mirë argumentin qendror. Mund të merret si pikë referimi në vlerësimin e kësaj çështjeje... shkurt, nuk mund të bëhej më qartë se kaq.
Botuesi: Te tjere
Libri është menduar si një udhërrëfyes për arkitekturën dhe planifikimin e qyteteve, për të ndihmuar në rritjen e cilësisë së jetesës sonë. Libri shtjellon shumë nga idetë themelore të Gehl-it dhe tregon disa nga qytetet botërore që janë përmirësuar ndjeshëm gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit dhe me më pak sfida për të ardhmen.
Botuesi: Akademia e Shkencave
Banda “Vatra” u bë pjesë e historisë së luftës së Vlorës me kurajën e saj për të inkurajuar shpirtin luftarak popullor ballë për ballë me rrezikun, me repertorin e këngëve marshe që mobilizonin ndërgjegjen atdhetare. Kënga “Vlora-Vlora”, që u krijua nga drejtuesi i kësaj bande Thoma Nasi, me tekst të poetit Ali Asllani, i dha identitet kësaj lufte.
Në këtë libër, Dahlhaus ofron njëkohësisht një histori të muzikës perëndimore që nga shekulli XVIII e këtej, si dhe një paraqitje tematike të estetikës së muzikës.
Referenca: 2577
Botuesi: Te tjere
Disa memorie dhe përjetime të Theodhosit mund të shfletohen në librin dhe katalogun e tij të parë të titulluar "Rievokim". Në maj 2007 promovohet libri dhe katalogu i dytë i Theodhosit i titulluar "Sfidë ndaj kufijve" në gjuhët shqip dhe anglisht, me 58 punime kryesisht të viteve të fundit dhe me një shkrim ku autori prezanton pikëpamjet e tij.
Botuesi: Onufri
Një ditë të ftohtë janari, më shkrepi në kokë një ide e çuditshme. Në pushimin pas leksioneve, u kërkova disa studentëve e pedagogëve të Akademisë Marubi, që të qëndronin në oborr pranë filxhanit të kafesë, apo duke thithur një cigare, të bënim së bashku një fotografi. U thashë se doja që ajo fotografi t’i shkonte në Nju Jork Milosh Formanit, tamam në...
Botuesi: Dituria
Keni menduar ndonjëherë për shtëpinë tuaj, zyrën, shkollën, kinemanë, gjellëtoren, dyqanet, rrugët dhe sheshet ku shkoni shpesh? I keni parë ndonjëherë hapësirat brenda të cilave jetoni? Keni reflektuar mbi vlerën e veçantë të arkitekturës, krahasuar me atë të arteve të tjera figurative?
Referenca: 2663
Me rastin e jubileut të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit modern Shqiptar, po ju paraqesim këtë botim të veçantë, duke pasur parasysh një sintezë pasqyruese dhe përfaqësuese të kësaj ngjarjeje epokale në historinë e kombit tonë.
Botuesi: Te tjere
Tirana e munguar është një përpjekje për të lexuar Tiranën e sotme përmes asaj pjese të së shkuarës së saj që erdhi në dritë pjesërisht ose nuk mundi të vijë në dritë asnjëherë.
"Trashëgimia Ortodokse në Shqipëri" është numri i parë i një gjerdani të veçantë botimesh që revista kulturore periodike "Art & Trashëgimi" ia kushton trashëgimisë kulturore dhe historike të komuniteteve fetare në vendin tonë.