Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001294

Botuesi: Te tjere

Sikur të isha djalë, Haki Stërmilli

Botuar për herë të parë në vitin 1936, Sikur të isha djalë është bërë klasiku modern i letërsisë shqipe. Romani rrëfen në formën e një ditari përpjekjen e një vajze për t’u çliruar nga shoqëria patriarkale dhe për t’u arsimuar, një temë jashtëzakonisht përparimtare për kohën kur romani u shkrua. Ky është edhe një nga librat më të shitur te ne që kur...
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i ëndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Arkitektura osmane në Shqipëri 1385 – 1912, Machiel Kiel
  • Arkitektura osmane në Shqipëri 1385 – 1912, Machiel Kiel
  • Arkitektura osmane në Shqipëri 1385 – 1912, Machiel Kiel

Arkitektura osmane në Shqipëri 1385 – 1912, Machiel Kiel

Te tjere

Deri në dekadat e fundit, kryesisht për shkak të arsyeve politike, kishte një injorancë të plotë mbi trashëgiminë osmane në Europën Lindore, edhe pse për një gjysmë mileniumi ky rajon ishte pjesë integrale e botës muslimane dhe qytetet e Ballkanit ishin ndër qytetet më të rëndësishme të Perandorisë Osmane.

2 000 Lekë
1 800 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Arkitektura osmane në Shqipëri 1385 – 1912 (kopertinë e trashë)
Origjinali: Ottoman architecture in Albania 1385 – 1912
Gjinia: Arkitekturë
Autori: Machiel Kiel
Shqipëroi: Klodiana Smajlaj
Shtëpia botuese: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam
Viti: 2012
Fq. 416
Pesha: 0.967 kg
ISBN: 978-9928-4035-6-8

Koment nga Dr. Ramiz Zekaj

Deri në dekadat e fundit, kryesisht për shkak të arsyeve politike, kishte një injorancë të plotë mbi trashëgiminë osmane në Europën Lindore, edhe pse për një gjysmë mileniumi ky rajon ishte pjesë integrale e botës muslimane dhe qytetet e Ballkanit ishin ndër qytetet më të rëndësishme të Perandorisë Osmane.

Pas përfundimit të autoritetit osman në Gadishullin Ballkanik, shumica e ndërtesave osmane u shkatërruan dhe u trajtuan jo siç duhet, sidomos gjatë shekullit XX. Sikurse tregon Prof. Kiel: "Në disa vende të Ballkanit ende është më e lehtë për të shembur një xhami sesa për ta restauruar atë".

Duke qenë i vetëdijshëm për këtë situatë, Prof. Kiel ka udhëtuar çdo vit drejt Ballkanit, që nga viti 1959. Kjo ka bërë të mundur që ai të regjistrojë ndryshimin e gjendjes së ndërtimeve turko – islame të mbetura në këtë zonë. Megjithatë, fokusi i studimit të tij është mbi monumentet e Shqipërisë, Bullgarisë dhe Greqisë, për arsye se ato janë më pak të njohura për të gjithë.

Në saj të përpjekjeve të tij të mëdha, në librin "Arkitektura osmane në Shqipëri 1385 – 1912", ne kemi mundësinë për të pasur të dhëna në lidhje me një sasi të konsiderueshme të monumenteve osmane, disa prej të cilave edhe pse të shkatërruara, me informacionin e sjellë prej tyre, ringjallin kujtesën historike për brezat e kohës sonë dhe e bëjnë ndërtesën osmane në trojet shqiptare të njohur ndërkombëtarisht. Me këtë edhe procesi i shpëtimit dhe i restaurimit të saj ndikohet pozitivisht.

Analiza është vendosur në kontekstin e administratës shtetërore, të jetës kulturore e sociale dhe të sistemit institucional. Si i tillë, libri është shumë më tepër se një studim arkitekturor; ai reflekton gjithashtu sistemin administrativ osman të aplikuar në provinca, funksionet sociale të shtetit, si dhe strukturën institucionale të shoqërisë.

Historianët e arkitekturës do ta vlerësojnë më së shumti librin, por studentët e periudhës osmane dhe të historisë së artit europian do të përfitojnë, gjithashtu, nga ky studim mbi baza të shëndosha.

Mbi autorin

Prof. Dr. Machiel Kiel ka lindur më 25 shkurt 1938 në Vormerver, Holandë. Ai ka shërbyer për 17 vjet në Shërbimin Kombëtar të Holandës për Monumentet e Kulturës si restaurues. Ka studiuar histori arti dhe gjuhë e letërsi osmano – turke në Universitetin e Amsterdamit, ku mori gradën Doktor i Shkencave Filologjike.

Prof. Kiel është autor i 190 studimeve dhe i 11 librave, shumica prej të cilëve në gjuhët angleze dhe gjermane, në lidhje me monumentet e kulturës islamo – turke dhe topografisë historike të Ballkanit Osman.

Veprat e tij janë botuar në Turqi, Greqi, Francë, Gjermani, Jugosllavi, Bullgari dhe Holandë. Ai ka punuar gjithashtu si bashkëpunëtor për hartimin e Enciklopedisë së Islamit dhe si përfaqësues i Holandës në Komunitetin e Përhershëm për Kongreset Ndërkombëtare të Artit Turk, si dhe Komitetit Holandez për Studime Bizantine pranë "Shoqatës Ndërkombëtare për Studime Bizantine".

Ai është president i Fondacionit Korwerderzand (për mbrojtjen e fortesave historike). Prof. Kiel ka dhënë mësim paleografikën osmano – turke në Universitetin Shtetëror të Utrehtit. Aktualisht është i angazhuar në një projekt afatgjatë në arkivat osmane të Stambollit dhe Ankarasë.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928403568
ean13
9789928403568
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Vështrime në të shkuarën, Vasili Kandiski

U deshën disa vjet që unë të arrija me ndjenjë e mendim në zbulimin e thjeshtë që qëllimet (pra, ashtu edhe mjetet) e natyrës, si dhe ato të artit, ndryshojnë thellësisht, organikisht mes tyre dhe nga vetë ligjet e botës del që – ato janë njëlloj të mëdha, pra, po aq të forta – ky zbulim që udhëheq sot veprën time.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Laver Bariu: Ustai i fundit, Vasil S Tole

"Muzika e Usta Laver Bariut nuk njeh fund apo mbyllje. Ajo vazhdon të jetojë përtej biografisë, përtej kohës historike dhe përtej vetë tingullit të regjistruar, duke qenë një trashëgimi e gjallë dhe jo muzeale...."
1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Van Gogh, Antonin Artaud

Artaud shkroi atë çka më shumë i donte kokrra e qejfit. Shkroi me gjak zije dhe shigjetë. Na qenkësh a s'qenkësh dakord një çifut apo një diktator, a mos do kishin preferuar t'i shkulnin koqet, kjo Artosë as që i hynte fare në punë.Aspektet e të thekshmes le të analizohen nga studiozët stupid, që lavdërojnë apo fajësojnë një njeri për gjithçka ose për...
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Mitologjia greke, N. A. Kun

Kur përfundojmë së lexuari këtë përmbledhje pak a shumë të plotë të miteve të lashta greke, nuk mund të mos ndiejmë në thellësi të shpirtit një hidhërim të thellë. Ndoshta janë të shumtë ata që kanë pritur të gjejnë disa gojëdhëna emocionuese dhe mendjedëfryese dhe befasisht janë ndeshur me disa alegori, të cilat janë aq të hidhura në vërtetësinë e...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Gjuha pamore, Gëzim Qëndro, pjesa e parë

Një nga detyrat e gjuhës pamore është përcaktimi i njësive themelore si rajone tipologjike të grupuara në fusha forcash. Gjuha pamore, si gjuhë jo – verbale dhe si formë paraqitje dhe komunikimi ekziston qysh prej agut të historisë, por interesi për të mjerisht nuk është shoqëruar nga përpjekjet e mjaftueshme për të analizuar sistematikisht strukturën e...
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001440

Botuesi: UET Press

Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare, Ferit Duka

Ky punim shkencor me vlera të shumta dhe të gjithanshme është një arritje e rëndësishme e autorit dhe e osmanistikës shqiptare. Ai rrok tema dhe probleme të larmishme të shekujve osmanë në viset shqiptare, që kanë të bëjnë me një nga periudhat më interesante të historisë së Shqipërisë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2339

Botuesi: Dituria

Historia e arkitekturës moderne, vol. 1, Bruno Zevi

Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. 
2 250 Lekë 2 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2340

Botuesi: Dituria

Historia e arkitekturës moderne, vëllimi i dytë, Bruno Zevi

Në këtë vëllim, historia është zgjeruar me itinerarin organik amerikan, ku shkëlqen gjenia e Frank Lloyd Wright dhe me kontributet komplekse gjuhësore të 45 viteve të fundit, të iniciuara nga Scharoun, Pietilä, Utzon, Gehry. Arkitektura moderne po bëhet gjithnjë e më e diferencuar pa humbur identitetin e vet.
2 250 Lekë 2 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Perandoria Osmane, Halil Inalcik

Ky libër përmbledh tre shekuj të lavdishëm të historisë turke, tregon se si Perandoria Osmane u shndërrua në një fuqi të Lindjes së Mesme. Nga një principatë kufitare ushtarake në kapërcyell të shekullit XIV, Turqia u bë fuqia dominuese në Anadoll e Ballkan dhe shteti më i fuqishëm islamik pas vitit 1517, kur përfshiu edhe territoret e vjetra arabe.
1 125 Lekë 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Follow us on Facebook