- Ka mbaruar

Banner
Në Shqipëri jam ngjitur jo vetëm në shumicën e majave më të larta, por kam zbuluar në këtë rrugëtim vende të një bukurie natyrore të rrallë të tokës, detit, ajrit dhe të trashëgimisë kulturore, të cilat jam përpjekur t'i pasqyroj tek ky album fotografish.
Titulli: HomeLand, Albania’s hidden gems
Origjinali: Mëmëdheu, Thesaret e fshehta të Shqipërise
Gjinia: Album, fotografi
Autori: Fation Plaku
Viti: 2018
Fq. 226
Pesha: 1.857
ISBN: 978-9928-4516-0-6
Përgatitja e një albumi me mbi 200 fotografi origjinale ka qenë vazhdimisht një ëndërr e imja, përfundimi i së cilës më bën të ndjehem i realizuar dhe krenar që jap kontributin tim modest në promovimin e vlerave të Shqipërisë në këndvështrimin e bukurisë dhe pasurisë natyrore, trashëgimisë kulturore dhe të identitetit kombëtar. Unë besoj se ky album është një risi për prezantimin e natyrës shqiptare ndaj turizmit të aventurës, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Më quajnë Fation Plaku, i apasionuar pas sportit të alpinizmit, eksplorimit, aventurës dhe fotografisë, prej më shumë se 20 vjetësh. Jam krenar me arritjet e mia, ku vlen të përmenden ngjitja në majën e Everestit, në Himalajë në 2012, në kuadrin e Jubileut të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Ëndrra ime është të ngjis 7 majat e kontinenteve, ku deri tani kam ngjitur 4 prej tyre.
Në Shqipëri jam ngjitur jo vetëm në shumicën e majave më të larta, por kam zbuluar në këtë rrugëtim vende të një bukurie natyrore të rrallë të tokës, detit, ajrit dhe të trashëgimisë kulturore, të cilat jam përpjekur t'i pasqyroj tek ky album fotografish.
Për ta bërë të prekshme këtë ëndërr, në harkun e rreth gjashtë viteve kam investuar në kohë, në punë, në pajisje, në mendim estetik, në emocion dhe në krijimin e një marrëdhënie të veçantë të dashur dhe të ngrohtë me natyrën dhe trashëgiminë kulturore.
Me anë të albumit dëshiroj të ndërtoj një urë për të kaluar këtë emocion tek ju, për ta ndarë dhe ndjerë së bashku.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Zenit Editions
Më tepër se premtim për përgjigje është njoftimi i pyetjes që autori i shtron vetes përgjatë gjithë këtyre faqeve. Pra, këta libra nuk do të synojnë aspak të ofrojnë ndonjë gjeologji apo gjeografi shteruese të kinemasë, por vetëm ta shtyjnë lexuesin nëpër vargun e thellimeve, hulumtimeve, vështrimeve të praktikuara në rastin e filmave që i propozohen...
Botuesi: OMBRA GVG
Jaime Lerner nuk është vetëm tregues i mirë i historive, ai është një realizues i punëve me rezultate mbresëlënëse e me ndikim në jetën e shumë njerëzve në Curitiba dhe qytete të tjera. Akupunktura urbane është një hyrje në planin e qytetit për të bërë që gjërat të ndodhin në realitet.
Referenca: SKU001714
Botuesi: Te tjere
Shqipëria një rrugëtim fotografik (1858-1945) paraqitur nga Loïc Chauvin et Christian Raby. Shqipëria vazhdon të mos përmendet në historinë botërore të fotografisë. Asnjë referim, kurrfarë emri nuk sillet si shembull për të treguar se ky vend ka pasur sa e sa artistë të talentuar në këtë fushë.
Referenca: SKU001551
Botuesi: Princi
"Skulptura - parimet dhe praktika" është një prej librave më autoritar dhe më gjithëpërfshirës mbi krijimin e skulpturës. Ndryshe nga udhëzuesit mësimorë nga njerëz që kurrë nuk i kanë ngjyer gishtat e tyre me baltë, ky libër është akumulim i shumë viteve dituri dhe përvojë praktike nga një skulptor i njohur amerikan dhe një instruktor arti.
Botuesi: Onufri
Çështja ndërlikohet kur shohim se planimetria në formë kryqi nuk ishte "mëkati" i vetëm formal i ndërtesës së institucionit që duhej "të ndihmonte Partinë për edukimin komunist të masave".
Referenca: SKU001379
Botuesi: Te tjere
Libri përmban 810 ese filozofike të shkruara gjatë periudhës 1922-1985. Libri u botua për herë të parë me rastin e ekspozitës për Odhise Paskalin organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar, në Janar 2009.
Referenca: 2339
Botuesi: Dituria
Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj.
Botuesi: Te tjere
The beginning of the 20th century embraces years which hole within themselves events that encompassed epochs, shaped borders, established status and shaped the end of the Albanian National Renaissance.
Botuesi: UET Press
Libri ka për autor arkitektin e mirënjohur Maks Velo dhe trajton ndërtimet masive pa kriter në qendrat urbane dhe shkatërrimin e bregdetit. "Betonizimi është forma më e lartë e vëtëshkatërrimit të një shteti. Një ndjenjë kaosi të pushton kur shikon qytetet tona.
Botuesi: Princi
Libri i Kandinskit nuk është i vlershëm vetëm në debatet dogmë-liri, ose materie-shpirt, ose natyrë-abstraksion, por edhe në shtjellimet e tij thjesht praktike.
Botuesi: Logos A
Një libër me ilustrime nga shkrimtari dhe ilustruesi britanik David Macaulay që shpjegon teknikat komplekse që u përdorën në ndërtimin e një xhamie të stilit Osman në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.
Në Shqipëri jam ngjitur jo vetëm në shumicën e majave më të larta, por kam zbuluar në këtë rrugëtim vende të një bukurie natyrore të rrallë të tokës, detit, ajrit dhe të trashëgimisë kulturore, të cilat jam përpjekur t'i pasqyroj tek ky album fotografish.