- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj.
Titulli: Historia e arkitekturës moderne, vëllimi i parë
Origjinali: Storia dell'architettura moderna, volume l
Gjinia: Arkitekturë
Autori: Bruno Zevi
Shqipëroi: Arta Marku, Artan Shkreli
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2012
Fq. 306
Pesha: 1.211 kg
ISBN: 978-9928-103-37-6
Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj.
Botimi i tanishëm përmban jo vetëm informacione të përditësuara lidhur me dyzet vjetët në vijim, por edhe një rishikim të thellë filologjik dhe kritik të ngjarjeve, nisur nga "arkitektët e revolucionit" francez, kur veprojnë figura të mëdha arkitektësh si Wright, Le Corbusier, Gropius, Mies van der Rohe, Mendelsohn, Alvar.
Në periudhën 1950 – 1990, e ashtuquajtura "kriza e lëvizjes moderne" përfaqësohet nga një shumësi rrymash, nga neoekspresionizmi tek informalja, nga High – Tech te dekonstruktivizmi, dhe shfaqen personalitete si Scharoun, Kahn, Saarinen, Niemeyer, Rudolph, Erskine, Utzon, Safdie, Johansen, Grupi Archigram, metabolistët japonezë, Foster, Rogers dhe Gehry. Kjo periudhë karakterizohet nga arritje të shumta në truallin e vlerave të komunikimit dhe nga propozime për urbanistikën e habitatin e së ardhmes.
"Ndërmarrja në arkitekturë" dhe rikuperimi i Kitsch – it metropolitan, i promovuar nga pop – arti, do të strukturojnë një gjuhë ku bazohet teknologjia e bollëkut dhe ajo e varfërisë, projektimi me kompjuter dhe ai spontan a vernakular. Një arkitekturë e lartë dhe popullore, ku kërkimi estetik më i përparuar e mbështet regjistrimin e ngjarjeve, duke e bërë procesion krijues të kuptueshëm nga të gjithë.
Bruno Zevi (Romë, 1918 – 2000) u diplomua në arkitekturë në Graduate School of Design në Universitetin e Harvardit, që drejtohej nga Walter Gropius; në SHBA drejtoi "Fletoret italiane" të lëvizjes Drejtësi e Liri. U kthye në Europë më 1943 e mori pjesë në luftën antifashiste në radhët e Partisë së Aksionit.
Pas lufte organizoi Shoqatën për Arkitekturë Organike (APAO) e revistën "Metron – arkitektura". Nga 1955 drejtoi revistën mujore "Arkitektura – kronikë dhe histori" e kujdesej në "Espresso" për një rubrikë, artikujt e së cilës u mblodhën në njëzet e pesë vëllimet e Kronika të Arkitekturës.
Profesor i historisë së arkitekturës në Venecia e Romë, me diplomë honoris causa të universiteteve të Buenos Airesit, të Miçiganit e Technion në Haifa, anëtar nderi i Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanikë e Institutit Amerikan të Arkitektëve, përveç se zëvendëspresident nga themelimi më 1959 i Institutit Kombëtar të Arkitekturës, Akademik i Institutit Internacional të Arkitekturës, president emeritus i Comitè International des Critiques d'Architecture (CICA) dhe kryetar nderi i Partisë Radikale, ishte edhe sekretar i përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Problemeve Urbane (INU) dhe anëtar i Parlamentit në legjislaturën e dhjetë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Dituria
Referenca: 2340
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001771
Botuesi: Dituria
Referenca: 2340
Botuesi: Dituria
Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj.
check_circle
check_circle