Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Machiel Kiel

Prof. Dr. Machiel Kiel ka lindur më 25 shkurt 1938 në Vormerver, Holandë. Ai ka shërbyer për 17 vjet në Shërbimin Kombëtar të Holandës për Monumentet e Kulturës si restaurues. Ka studiuar histori arti dhe gjuhë e letërsi osmano – turke në Universitetin e Amsterdamit, ku mori gradën Doktor i Shkencave Filologjike.

Prof. Kiel është autor i 190 studimeve dhe i 11 librave, shumica prej të cilëve në gjuhët angleze dhe gjermane, në lidhje me monumentet e kulturës islamo – turke dhe topografisë historike të Ballkanit Osman.

Veprat e tij janë botuar në Turqi, Greqi, Francë, Gjermani, Jugosllavi, Bullgari dhe Holandë. Ai ka punuar gjithashtu si bashkëpunëtor për hartimin e Enciklopedisë së Islamit dhe si përfaqësues i Holandës në Komunitetin e Përhershëm për Kongreset Ndërkombëtare të Artit Turk, si dhe Komitetit Holandez për Studime Bizantine pranë "Shoqatës Ndërkombëtare për Studime Bizantine".

Ai është president i Fondacionit Korwerderzand (për mbrojtjen e fortesave historike). Prof. Kiel ka dhënë mësim paleografikën osmano – turke në Universitetin Shtetëror të Utrehtit. Aktualisht është i angazhuar në një projekt afatgjatë në arkivat osmane të Stambollit dhe Ankarasë.

Filtrat aktiv

Botuesi: Te tjere

Arkitektura osmane në Shqipëri 1385 – 1912, Machiel Kiel

Deri në dekadat e fundit, kryesisht për shkak të arsyeve politike, kishte një injorancë të plotë mbi trashëgiminë osmane në Europën Lindore, edhe pse për një gjysmë mileniumi ky rajon ishte pjesë integrale e botës muslimane dhe qytetet e Ballkanit ishin ndër qytetet më të rëndësishme të Perandorisë Osmane.
2 000 Lekë
More