Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,66  16,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,77  10,86 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Tepër krenare, tepër e brishtë, Alfonso Signorini
  • Tepër krenare, tepër e brishtë, Alfonso Signorini
  • Tepër krenare, tepër e brishtë, Alfonso Signorini

Tepër krenare, tepër e brishtë, Alfonso Signorini

Botimet Dudaj

Më 16 shtator 1977, Maria Callas dha shpirt në Paris nga një infarkt në zemër. Gruan, që gjithë bota e njohu si Hyjnorja, pas një jete dhe karriere të shkëlqyer, vdekja e gjeti të tërhequr në trishtim dhe vetmi. Alfonso Signorini, dashnor i muzikës dhe biograf i përkorë, sjell romanin e parë për jetën plot aventura e hidhërime të një gruaje unike, 30 vjet pas vdekjes së saj.

11,95 
10,75  Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tepër krenare, tepër e brishtë, një roman për Maria Callas
Origjinali: Troppo fiera, troppo fragole
Gjinia: Biografi
Autori: Alfonso Signorini
Shqipëroi: Adriana Hila
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2013
Fq: 312
Pesha: 0.394 kg
ISBN: 978-99943-0-301-4

Mbi librin

Më 16 shtator 1977, Maria Callas dha shpirt në Paris nga një infarkt në zemër. Gruan, që gjithë bota e njohu si Hyjnorja, pas një jete dhe karriere të shkëlqyer, vdekja e gjeti të tërhequr në trishtim dhe vetmi. Alfonso Signorini, dashnor i muzikës dhe biograf i përkorë, sjell romanin e parë për jetën plot aventura e hidhërime të një gruaje unike, 30 vjet pas vdekjes së saj.

Adhurimi për Callasin e ka bërë autorin të kërkojë me kureshtje dhe dashuri mes qindra letrave me autografe, të cilat Hyjnorja i shkruante në fillim në një kopje, para se t'ua niste miqve të saj më të afërm ose, dhe në shumë raste, vetes së saj në formën e një ditari personal.

Mbështetur në këto materiale të një rëndësie të veçantë dhe të pabotuara më parë, Signorini ka rrezikuar, duke braktisur rrugën e zakonshme për shkrimin e një biografie, ndërsa ndërton jetën e këngëtares legjendare nëpërmjet letërkëmbimeve të saj emocionuese. Dhe ia del të shkruajë një roman drithërues, ku bashkë me Callas-in marrin jetë edhe ikonat e pavdekshme, si Marilyn Monroe, Grace Kelly, Marlene Dietrich ...

Suksesi i madh artistik i Maria Callas-it u shoqërua gjithmonë nga një jetë private e pafat. Një nga plagët e saj më të dhimbshme ishte raporti i vështirë me Aristotele Onassis. Një dashuri si në përralla, e stuhishme dhe e sëmurë, që shpejt u përball me ndërtuesin e paskrupullt të anijeve, me të cilin Maria pati edhe një fëmijë, që çifti e mbajti gjithmonë sekret.

"Tepër krenare, tepër e brishtë" tregon një histori tragjike të dashurisë dhe vdekjes, shpesh e shënuar nga prani turbulluese dhe të padukshme, që marrin jetë për herë të parë në faqet e këtij libri. Një roman pasionant, ku Callas-i herë-herë merr pamjen e heroinave të saj, atyre që, përgjatë gjithë jetës artistike, iu dha zë, shpirt dhe ndjenjë.

Detajet e librit
9789994303014
9789994303014
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
2 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Marilyn, Alfonso Signorini

Ky libër ka dy protagonistë: Marilyn Monroe dhe dashurinë. Dashurinë e kërkuar, të përgjëruar, të abuzuar, të dështuar, të papritur, iluzive, të zbuluar dhe të humbur. Dashurinë që të bën të jetosh e të vdesësh.
9,77  10,86 
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe