Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0,13 kg - 0,546 kg

Çmimi

Çmimi

  • 4,00 CHF - 18,00 CHF

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Kategoritë: Botime të reja 2020
  • Marka: Damo
  • Marka: Pegi
  • Marka: Skanderbeg Books

Botuesi: Damo

Takimet që sjellin rezultat, Brian Tracy

Tani në këtë udhëzues konciz, ai zbulon idetë për ti bërë takimet një mjet më të fuqishëm për të zgjidhur problemet, marr vendimet, shkëmbyer ide dhe për të arritur rezultate shpejt.
5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kapitulli i Xhuljanit, R.J. Palacio

 Ndërsa lexuesi përballet me anën e errët të Xhuljanit, do të zbulojë jo vetëm frikërat e tij dhe përpjekjet për t'i fshehur ato nën petkun e djalit "të fortë", por edhe ndjeshmërinë e një djali që zbulon mirësinë brenda vetes, teksa dëgjon e kupton historinë e trishtë të gjyshes së vet.
5,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ndjenja e kohës, Giuseppe Ungaretti

Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme” në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht,...
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Një njeri i zakonshëm, Philip Roth

“Philip Roth u kthye në një artist interpretimi në prozë dhe ishte pikërisht “zëri” i tij — “zëri” i tij — që i lidhi lexuesit me të. Dikush e lexon Rothin për tonin, për muzikën, inti­mitetin e besueshëm, ndonjëherë humorin shpotitës, ndonjëherë zemërimin e sinqertë, shpesh për të gjitha këto bashkë.” Joyce Carol Oates
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Pas tërmetit, Haruki Murakami

Çfarë na ndodh kur befas toka lëkundet nën këmbët tona dhe muret e shtëpisë na dridhen papandehur, duke ta shembur ndjesinë e sigurisë së truallit të fortë ku po rri? Pasojat janë shumë të pakëndshme. Të gjashtë historitë e këtij libri eksplorojnë pasojat psikologjike që mund të ketë një tërmet, edhe sikur ai të ndodhë shumë larg.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Danc danc danc, Haruki Murakami

Katër vjet pasi na magjepsi me historinë e romanit “Gjuetia e ethshme e deles”, Haruki Murakami e nis sërish heroin e tij në një rrugëtim të ri. Ca ëndrra të çuditshme e shtyjnë djaloshin tonë të kthehet sërish te hotel “Delfini”. Një takim me të mistershmin burri-dele e çon në ca aventura të reja
14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Katër lexime për një poezi, Entela Tabaku

 Kjo metodë zbatohet këtu në shtatëmbëdhjetë poezi të botuara në përmbledhje, revista apo internet në dhjetëvjeçarin e fundit nga poetë të lindur në vitet shtatëdhjetë. Por lexuesi, me ndihmën e këtij doracaku, mund ta zbatojë lehtësisht në poezitë e përzgjedhura vetë. Ky lloj leximi është si filli i Arianës që të çon tek poezia e mirë, sepse vetëm poezia...
4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

1984, George Orwell

Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe  gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi  veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat,  gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të  shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të...
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Spiuni që u kthye nga i ftohti, John le Carré

Në hijen e Murit të porsangritur të Berlinit, Alek Limas shikon t’i vritet edhe  agjenti i fundit nga ushtarët e Gjermanisë Lindore. Për Limasin, një agjent  britanik në Berlin, Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Teksa pret të dalë në pension  ose më keq akoma, t’i japin një punë të rëndomtë zyre, Kontrolli, kreu i  Shërbimit, i jep një mundësi të rrallë për t’u...
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Biri, Flutura Açka

Gati më shumë se dy vjet pas lamtumirës me të birin, e pashëruar prej dhimbjes së padurueshme të mungesës, ajo merr një “udhëtim” personal dhe me detaje tronditëse nëpër tragën e ferrit që kaploi jetën e saj. Ky vetërrëfim shkon në zemër të lidhjes së epërme Mëmë-Bir dhe është një thirrje për ruajtjen e shkëlqimit të kujtimeve, si e vetmja pasuri që ka...
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Libri i zi, Orhan Pamuk

Por, kur kthehet një mbrëmje në shtëpi, zbulon se e shoqja, Ryjaja, një lexuese e thekur e romaneve policeske, e ka braktisur, duke ia shpjeguar arsyen e largimit me një copëz letre prej nëntëmbëdhjetë fjalësh që i ka lënë. Galipi nis të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe vëren se njëherësh me të, kanë humbur edhe gjurmët e Xhelalit, të gjysmëvëllait të saj,...
17,84 CHF
More
Në gjendje