

Banner
Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme” në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht, pikërisht kjo i jep mundësinë të shërohet nga frika e këtyre kufijve. Me forcën dhe saktësinë e intuitës së tij medituese, arrin të kapërcejë atë çka në një poet më të zakontë do të kthehej në një inventar dhembjesh dhe frikërash personale: poezitë e tij na duken objekte përtej vetvetes për arsyen se ai kurrë s’e trajton veten e tij si shembull të të gjithë individëve.
Titulli: Ndjenja e kohës
Origjinali: Sentimento del tempo
Gjinia: Poezi
Autori: Giuseppe Ungaretti
Shqipëroi: Aida Baro
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2020
Fq. 198
Pesha: 0.260 kg
ISBN: 978-9928-310-33-0
Ky libër është në gjuhën shqipe
‘‘Ndjenja e kohës”, vëllimi i dytë me poezi i Giuseppe Ungaretti-t, botuar për herë të parë në vitin 1933 dhe më pas i pasuruar e ribotuar më 1936 dhe 1942, është një ndër arritjet më të larta të tij, ku pjekuria intelektuale dhe poetike do ta shpjerë të ndryshojë kryekëput nga Allegria, jo vetëm në temat e trajtuara, por edhe në metrikën e përdorur. Tashmë, i dashuruar pas Canto-s italiane, i pasionuar në zbulimin e poezisë së Giacomo Leopardi-t dhe Francesco Petrarca-s, ai i kthehet metrikës tradicionale, vargut njëmbëdhjetërrokësh, nëntërrokësh dhe shtatërrokësh, por duke mos humbur në asnjë çast esencialitetin, valencën, domethënien dhe përmbajtjen e thellë që duhet të ketë fjala në vetvete. Në këtë vëllim, Ungaretti i rikthehet neoklasicizmit dhe barokut, të cilin e ka zbuluar udhëve dhe peizazheve të Romës e përmes veprës së mahnitshme të Michelangelo-s.
Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme” në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht, pikërisht kjo i jep mundësinë të shërohet nga frika e këtyre kufijve. Me forcën dhe saktësinë e intuitës së tij medituese, arrin të kapërcejë atë çka në një poet më të zakontë do të kthehej në një inventar dhembjesh dhe frikërash personale: poezitë e tij na duken objekte përtej vetvetes për arsyen se ai kurrë s’e trajton veten e tij si shembull të të gjithë individëve. Ungaretti ngrihet mbi perceptimet dhe ndjenjat personale dhe na dhuron kështu gjithë “ndjenjën e kohës”.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Te tjere
Poezia, për ne, është ajka e leximit dhe medoemos ajo duhet të jetë një ushqim i vazhdueshëm i mendjeve të atyre që nuk shkëputen nga dieta e artit. Sidoqoftë, poezia duhet të shërbejë për më shumë, ajo duhet që, me brishtësinë dhe mprehtësinë e saj, të depërtojë gjer tek zemrat e lexuesve, duke shndritur kështu universin e botëkuptimit të tyre.
Referenca: 2974
Botuesi: Poeteka & Ideart
Përsa i përket cilësisë, poezitë e Madzirovit janë të ngjashme me ato të novelistit Tomas Tranströmer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret.
Botuesi: Aleph
Ndonëse polak, Zbigniew Herbert nuk është romantik. Në poezitë e tij, ai argumenton jo duke e ngritur temperaturën, por përkundrazi, duke e ulur në atë pikë ku vargjet nis e djegin paragjykimet e uritura të lexuesit, si një gardh hekuri në dimër.
Botuesi: Zenit Editions
Prej kohës sundon mbi kryet timLart në renë e rrit, o ti Hy i Kohës!Tmerr e frikë rreth meje, ngadoHedh sytë gjithçka tundet e rroposet.
Botuesi: Dituria
Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.
Referenca: 2571
Botuesi: Te tjere
Çfarë të them për poezinë? Çfarë mund të them për këto re, për këtë qiell? T'i shoh, t'i shoh, t'i shoh... dhe kurrgjë më tepër. Ti do ta kuptosh se një poet nuk mund të thotë kurrgjë për Poezinë. T'ua lëmë këtë detyrë kritikëve dhe profesorëve. Mirëpo as ti, as unë, as kurrnjë poet nuk e dimë ç'është poezia.
Botuesi: Onufri
Për dymijë vite, rrëfimi epik i arratisjes së Eneas nga Troja, marrëdhënies fatkeqe të dashurisë me Didon, zbritjes së tij në botën e nëndheshme dhe historisë gjakatare pas ngritjes së Romës, ka elektrizuar audiencat në mbarë botën.
Referenca: SKU001588
Botuesi: Dija-Poradeci
Poezitë e Stelvio Mestrovich vijnë për herë të parë në gjuhën shqipe, përmes vëllimit poetik "Puthja sipas mënyrës së Gustav Klimtit" nën përkthimin e Shpend Sollaku Noe. Ndjenja e fuqishme e lirikës së dashurisë të deh dhe të prangon përmes figuracionit të zgjedhur në vargjet e tij. Dalmati Mestrovich mbetet një zë i përveçuar në Letërsinë Ballkanike.
Referenca: 2329
Botuesi: Botimet Dudaj
Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve turkë: Teufik Fiqret, Jahja Qemal, Ahmed Hashim, Nazim Hikmet, Rifat Yllgaz, Orhan Veli, Oktaj Rifat, Fazëll Hysny, Dagllarxha, Melih Xhevdet Andaj, Omer Faruk Toprak, Nexhati Xhumalli, Ahmet Arif, Metin Eloglliu, Tahsin Saraçi, Gylten Akën, Bedretin Xhomert, Ataol Ba
Botuesi: Te tjere
Zemra ime asht nji admiral çmendurakqë braktisi profesjonin detare që rrin tue e kujtue pak nga paknë shtëpi tue ecë, tue ecë tasheparë...
Botuesi: Berk
Poetët e përfshirë në të janë të rinj, shumica prej tyre nën dyzetë, por ata bartin me vete bagazhin e një tradite të pasur të poezisë greke, duke u bërë kështu pjesë e periudhës post-moderne të shkruar pas konsolidimit shtetëror të viteve ’70. Vëzhgimi i mprehtë e i thellë i këtyre poetëve të rinj, krahas disa prej patriarkëve të poezisë greke është i...
Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme” në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht, pikërisht kjo i jep mundësinë të shërohet nga frika e këtyre kufijve. Me forcën dhe saktësinë e intuitës së tij medituese, arrin të kapërcejë atë çka në një poet më të zakontë do të kthehej në një inventar dhembjesh dhe frikërash personale: poezitë e tij na duken objekte përtej vetvetes për arsyen se ai kurrë s’e trajton veten e tij si shembull të të gjithë individëve.